• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Konfliktet midis bashkëshortit? Monika Kryemadhi tregon nga SHBA ‘çelsin’ e zgjidhjes sesi përballet me sfidat e mëdha

11 November, 2019
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
12
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka udhëtuar në SHBA ku është takuar me komunitetin shqiptar si dhe ka vizituar dy kishat katolike që shërbejnë në këtë komunitet në Miçigan.

Kryemadhi është shprehur se ditën që ka besuar në Zot ka gjetur paqe, qetësi dhe lumturi dhe sipas saj kjo i ka dhënë forcën që të përballet me sfida të mëdha. Ajo ka shtuar se kjo forcë që ka gjetur tek besimi në Zot ka bërë që të ndajë konfliktet midis fëmijëve dhe bashkëshortit.

Ndër të tjera Kryemadhi ka bërë apel që të forcohet institucioni i familjes pasi siç deklaron ajo është baza e shoqërisë. Në Miçigan takimin e parë Kryemadhi e zhvilloi në kishën ‘Zoja Pajtore’ ku u takua fillimisht me Dom Ndue Gjergjin i cili i foli për historinë e themelimit të kësaj kishe. Kjo kishë u krijua në qershor të vitit 1977, nga i ndjeri Dom Prek Ndervashaj, i pari prift katolik shqiptar që ngriti shërbimin meshtar në gjuhën shqipe në Detroit.

Kisha Katolike ‘Zoja Pajtore’ është një qendër e re, e cila zhvillon aktivitete me karakter fetar, kombëtar e shoqëror në bashkësinë shqiptare. Pas këtij takimi Kryemadhi mori pjesë edhe në meshën e zhvilluar në këtë kishë, ku mori fjalën para të pranishmëve.

‘Unë do të mundohem pafundësisht sepse, ashtu siç i thashë edhe Padre Ndues dje, kam gjetur paqen, qetësinë dhe lumturinë, ditën që jam gjendur pranë Zotit. Besimi në Zot më ka dhënë forcën për të përballuar sfida të mëdha. Më ka ndihmuar në ndarjen midis të mirës dhe të keqes, për të bërë ndarjen në konflikt midis fëmijëve dhe mua, midis bashkëshortit dhe nënës dhe për të kuptuar që baza, forca dhe fuqia në të gjithë ne, është familja. Prandaj lutemi që ne në Shqipëri të kemi një familje të fortë sepse në këto kohë të trazuara është shumë ë rëndësishme për të mbajtur institucionin e fortë të familjes, ku në bazë të familjes ndërtohet shoqëria, dhe shoqëria është ajo që ndikon shtetin tonë. Sot shqiptarët më shumë se kurrë kanë nevojë për të pasur njëri tjetrin pranë, kanë nevojë për ta parë dhe për ta ndjerë njëri tjetrin si vëlla dhe si motër sepse vetëm kështu ne do të vazhdojmë të jemi një komb i denjë dhe i barabartë, për të qenë anëtarë të Bashkimit Evropian, ashtu si dhe për të qenë të barabartë si të gjithë popujt e tjerë në botë.’ tha ajo.

Kryemadhi e mbylli fjalën e saj duke i uruar të gjithë të pranishmit: ‘Zoti ju ruajt juve, Zoti ju ruajt familjet tuaja dhe Zoti qoftë me ne kudo në rrugën tonë të drejtë, në mendje, në shpirt dhe në zemër. Amin’.

Gjithashtu ajo vizitoi edhe Kishën e ‘Shën Palit’. Kjo kishë e themeluar në vitin 1981 nga komuniteti shqiptar sot drejtohet nga Dom Fred Kalaj. Kisha ‘Shën Palit’ i shërben rreth 2000 familjeve në Detroit. Kryemadhi vendosi edhe një buqetë me lule tek busti i heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Detroit.

Gjatë turit të takimeve në SHBA ditën e djeshme Kryemadhi u ndal në Miçigan pikërisht në Teqen e parë dhe të vetmen Bektashiane “Baba Rexhep” në Detroit të Michiganit.

Paraardhëse

U përfol se po shijon pushimet në Dubai me të dashurin, Oriola Marashi prezanton publikisht partnerin misterioz (FOTO)

Pasardhëse

Ngritja e SPAK që do trondisë gjithë politikanët, vjen mesazhi i fortë nga OSBE

Pasardhëse

Ngritja e SPAK që do trondisë gjithë politikanët, vjen mesazhi i fortë nga OSBE

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Krishtlindje të ftohta me shi e borë/ Meteorologia, paralajmëron: Ja si parashikohet moti gjatë kësaj jave nga IGJEUM

Nga lajme10
23 December, 2025
0

Kjo e martë ka rikthyer sërish reshjet e shiut në vendin tonë. Anira Gjoni nga Instituti i Gjeoshkencave e ftuar...

“Kam 20 vjet që merrem me racën tuaj”, Rama SHERR me biznesmenin: Mos vazhdo se do vij të t’i shoh ndërtimet, mos më del gjysma gjel

23 December, 2025

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

26 November, 2025

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.