• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Koncesionet në shëndetësi ja sa milionë euro ‘ju dhuroi’ Rama në 2017 ‘kompanive fituese’

7 September, 2018
në Aktualitet, Ekonomi, Kryesore
0
14
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Tre koncesionet e sektorit të shëndetësisë, ai kontrollit bazë mjekësor Check-UP, i sterilizimit dhe i dializës realizuan fitime në vlerën e 2 milionë eurove gjatë vitit të kaluar sipas të dhënave nga tatimet.

Check-Up, 750 mijë euro fitime

Fitimet më të mëdha i ka realizuar koncesioni i kontrollit bazë Check-Up nëpërmjet kompanisë 3P Life logistic. Kompania realizoi të ardhura në masën 876 milionë lekë, teksa fitimet ishin rreth 100 milionë lekë ose 750 mijë euro, sipas të dhënave nga tatimet (kompania nuk ka dorëzuar ende bilanc). Sipas të dhënave zyrtare të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore për vitin 2017 janë kryer gjithsej 316,601 kontrolle bazë, ose 67 % e treguesit në rang vendi.

3P life u pagua nga nga buxheti i shtetit me 876 milionë lekë. Duke e pjesëtuar këtë vlerë me numrin e kontrolleve, i bie që pagesa për një vizitë kishte vlerën e 2700 lekëve me 2017, teksa në kontratën mes koncensionerit dhe qeverisë çmimi i një kontrolli është përcaktuar në vlerën e 1537 lekëve. Të dhënat tregojnë se qeveria e ka paguar koncensionarin për një vizitë 84 % më shtrenjtë se parashikimi në kontratë, për shkak të numrit të ulët të kontrolleve të realizuara, mungesa e të cilave në bazë të kontratës kompensohet nga qeveria.

Sterilizimi, 680 mijë euro fitim

Kompania tjetër SaniServise që ofron shërbimin e sterilizimit për instrumentet kirurgjikale raportoi 89 milionë lekë fitime ose rreth 680 mijë euro, sipas deklarimeve zyrtare në bilancin 2017. Të ardhurat e kompanisë arritën në 871 milionë lekë vitin e kaluar, teksa kompania raportoi shpenzime të përgjithshme në vlerën e 689 milionë lekëve. Fitimet e kompanisë do të ishin të larta nëse kompania nuk do të përfshinte tek fitimet një shumë pagese për interesa në vlerën e 120 milionë lekëve.

Kompania Saniservis ka fituar koncesionin setrilizimit kundrejt pagesës prej 12,3 miliardë lekësh për periudhën 2016-2025. Për çdo operacion që ofrohet në sallat shqiptare të operacionit, Saniservis paguhet 37,700 lekë për ndërhyrjet me intensitet të lartë, 22,300 lekë për ndërhyrjet me intensitet të mesëm, 13,900 lekë për ndërhyrjet me intensitet të ulët dhe 266 lekë për ndërhyrjet dhe 266 lekë për paketimet.

Dializa, DiaVita fiton 600 mijë euro

Kompania tjetër DiaVita e cila ofron shërbimin e dializës nëpërmjet një koncesioni realizoi rreth 600 mijë euro fitime vitin e kaluar. Sipas të dhënave zyrtare nga bilanci i vitit 2017 kompania realizoi të ardhura rreth 560 milionë lekë, të cilat janë financime nga buxheti i shtetit për shërbimin e dializës që kompania ofron prej dy vitesh në disa qytete të vendit.

Të ardhurat shënuan rritje me 273 për qind në raport më një vit më parë teksa fitimet e kompanisë arritën në 76,8 milionë lekë(600 mije euro), duke rezultuar me normë fitimi 13.7 për qind. Të ardhurat rezultojnë me rritje shumëfish me 2017 për shkak se, kompania pati aktivitet të pjesshëm në vitin 2016.

DiaVita që ka fituar të drejtat e koncesionit për një periudhë 10 vjeçare, që nga momenti ku kontrata u bë aktive në vitin 2016dhe është e vlefshme me deri 2026. Në buxhetin e shtetit, koncesioni i Dializës është parashikuar të financohet me 655 milionë lekë në vit.

Sipas kontratës me qeverinë DiaVita do të ofrojë shërbimin e dializës në 5 qendra pranë spitaleve, përkatësisht në Lezhë, Shkodër, Korçë, Vlorë dhe në Elbasan. Qeveria shqiptare ka argumentuar se e autorizoi këtë shërbim të privati për të rritur standardet e shërbimit dhe për mundësimin e ofrimit të këtij shërbimi sa më pranë pacientit.

Koncesionet në shëndetësi kushtojnë 311 mln euro për 10 vjet

Qeveria shqiptare, deri më tani, ka autorizuar 311 milionë euro pagesa për katër koncesione në sektorin e shëndetësisë për 10 vitet në vijim.

Ekspertët të sektorit të shëndetësisë gjithnjë e më shumë po ankohen se burimet financiare për sektorin po shkojnë në drejtimet dytësore dhe tretësore, teksa paranadalimi i sëmundjeve dhe trajtimi i tyre kërkon investime në pajisje dhe teknologji të reja, por realiteti është edhe më i trishtë pasi edhe numri i shtretërve nuk mjafton ne shumicën e pavijoneve te QSUT-se.

Megjithëse koncesionet PPP në sektorin e shëndetësisë kanë hyrë në vitin e katërt të trete, ka shumë pak transparencë ndaj tyre dhe analizat e kosto -përfitimeve mungojnë. Por të dhëna të fragmentuara që burojnë nga dokumente zyrtare tregojnë se koncesionet po rezultojnë me kosto shumë herë më të larta se përfitimet.

Sektori i Shëndetësisë, historikisht ka qenë i nënfinancuar në Shqipëri, duke u vërtitur në mes 2-2.5% të PBB-së ndër vite. Me këto financime, shëndetësia shqiptare është më pak e financuar se në të gjitha vendet e Europës. Për rrjedhojë, shqiptarët paguajnë nga xhepi 50% të kostove të shërbimeve shëndetësore që sipas Bankës Botërore, që ka bërë këtë matje, është niveli më i lartë në Europë.

Paraardhëse

“Rreth flamurit të përbashkuar!” Gati prerja e re e 10 mijë lekëshit “patriot”

Pasardhëse

Platforma me 4 shtylla e opozitës

Pasardhëse

Platforma me 4 shtylla e opozitës

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.