• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Rozë

Koncerti i Enrique Iglesias, biletat arrijnë deri në 2 mijë euro

30 June, 2023
në Rozë
0
281
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ndjekja e një artisti ndërkombëtar ka kostot e veta, për të gjithë ata që duan të përjetojnë një përvojë unike.

Teksa në Shqipëri po shtohen artistët që japin koncerte, çmimet e biletave po u përafrohen niveleve globale.

Në datën 30 qershor do të zhvillohet koncerti i këngëtarit spanjoll Enrique Iglesias në Sheshin Skënderbej, në kuadër të javë spanjolle të kulturës.

Biletat për koncertin e tij fillojnë nga 28 euro në zonën e fundit, në zonën e bronxit janë 90 euro, në atë platinium 99 euro, në zonën e artë 123 euro, atë të argjendë 62 euro.

Më të shtrenjtat janë paketat VIP. “VIP GOLD ZONE B 1st Row Table” kushton 900 euro dhe ka katër përfitime: 20% zbritje për koncertin e Ricky Martin në datën 20 korrik, përfshin hyrje me bileta VIP gold për 4 persona, 1 shishe alkool (përjashtuar shmpanjën) dhe VIP PASS. Çmimi mesatar i biletës për një person në këtë paketë arrin në 225 euro (900/4).

Rekordin e mban paketa Vip Gold zona A, me 2 mijë euro, që ka katër përfitime: 20% zbritje për koncertin e Ricky Martin në datën 20 korrik, përfshin hyrje me bileta VIP gold për 6 persona, dy shishe alkool (përjashtuar shampanjën) dhe VIP PASS. Çmimi mesatar i biletës për person arrin në rreth 330 euro.

Me përjashtim të biletave në rreshtin e fundit prej 28 euro, çmimet e tjera janë të njëjtat me ato që kanë artistët e tjerë në botë, ku minimalisht fillon nga 60-80 euro/dollarë dhe arrin në 400 euro për vendet afër skenës.

Psh, një biletë për koncertin e ardhshëm të Taylor Swift në Melburn të Australisë kushton sipas mediave midis 80 dhe 380 dollarë. Ajo ofron gjithashtu “paketa VIP” që kushtojnë 350 deri në 1249 dollarë, që përfshijnë postera, xhingla dhe një çantë – përveç një bilete. Në Mbretërinë e Bashkuar fillojnë nga 95 paund.

Për koncertin e Beyoncé në Londër, biletat për shfaqjen fillojnë nga 89,00 dollarë për vendet e fundit deri në 1000 dollarë/biletë. Në Paris kushtojnë mesatarisht 103 dollarë.

Biletat nuk shiten aq shpejt

Ndërsa shfaqjet e artistëve në botë shiten menjëherë pavarësisht çmimit të shtrenjtë, -dhe në tregun e rishitjes arrijnë edhe mbi 10 mijë euro për shkak të kërkesës së lartë, – në Shqipëri biletat e shtrenjta duket se stepin dashamirësit e muzikës. Një ditë përpara koncertit në faqen e bkstage.io/, që shet bileta online për koncertin e Enrique Iglesias kishte bileta të disponueshme për tu blerë në të gjitha zonat. Psh, për zonën Vip Gold B2, që kushton 800 euro ka akoma 40 bileta të vlefshme. Për VIp Gold Zone A, që kushton 2000 euro ka 10 bileta të vlefshme. Për Vip Gold Zone B, që kushton 900 euro ka 39 bileta të vlefshme, sipas faqes bkstage.io/.

Çmimet e Enrique Iglesias janë shumë më të shtrenjta sesa të këngëtares shqiptare Elvana Gjata, që i kishte mesatarisht 2-2500 lekë (rreth 20 euro) deri në 10 mijë lekë (rreth 90 euro) për zonat VIP, teksa kjo e fundit arriti që të mbushte një stadium të tërë./monitor

Paraardhëse

“Dua letra me ngjyrë, shih ke kasaforta”, dalin bisedat e Noizy-t me kushëririn: Kur qenke bërë kaq trim

Pasardhëse

Puna e ëndrrave! Modelja fiton 15 mijë dollarë duke fjetur LIVE

Pasardhëse

Puna e ëndrrave! Modelja fiton 15 mijë dollarë duke fjetur LIVE

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak...

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.