• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Komunikimi celular, Shqipëria është më e shtrenjtë në raport me mesataren europiane

18 June, 2023
në Aktualitet, Kryesore
0
8
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Të dhënat nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacioneve, tregojnë se Shqipëria ka kosto më të larta të shërbimeve celulare në raport të ardhurat, qoftë krahasuar me nivelet mesatare europiane, qoftë me shumicën e vendeve fqinje.

Metoda kryesore që përdor ITU për të vlerësuar sa të përballueshme janë shpenzimet e komunikimit, është raporti mes çmimit të disa shportave standard të komunikimit, në raport me të ardhurat bruto për frymë.

Për komunikimin celular, ITU i referohet katër shportave bazë.

Shporta e parë, ajo e përdorimit të ulët të telefonit celular (70 minuta+20 SMS në muaj) në Shqipëri kushton sa 1.09% e të ardhurave mujore për frymë, nga 0.41% që është mesatarisht ky tregues për Europën.

Mes vendeve të Rajonit të Ballkanit Perëndimor, vetëm Bosnjë-Hercegovina e ka këtë tregues në nivele më të larta, me 1.86% të të të ardhurave mujore.

Shporta e dytë, ajo e internetit nga telefoni celular (2GB në muaj) në Shqipëri kushton sa 2.17% e të ardhurave mujore për frymë, nivel dukshëm më i lartë krahasuar me të gjitha vendet e rajonit dhe me mesataren europiane prej 0.42%.

Shporta e tretë, ajo e përdorimit të lartë të shërbimeve zanore dhe të internetit nga celulari (140 minuta, 7 SMS dhe 2 GB në muaj) në Shqipëri kushton sa 1.45% e të ardhurave për frymë, nga 0.59% që është mesatarja e BE-së.

Për këtë shportë, Shqipëria është vendi i tretë më i shtrenjtë në Rajon, pas Bosnje-Hercegovinës dhe Maqedonisë së Veriut.

Shporta e katërt, ajo e përdorimit të ulët të shërbimeve zanore dhe të internetit nga celulari (70 minuta, 20 SMS dhe 500 MB në muaj) në Shqipëri kushton sërish sa 1.45% e të ardhurave për frymë, nga 0.5% që është mesatarja e BE-së.

Për këtë shportë, Shqipëria është vendi i dytë më i shtrenjtë në Rajon, pas Bosnje-Hercegovinës.

Arsyeja pse Shqipëria ka kosto të njëjtë si për shportën e përdorimit të lartë, edhe atë të përdorimit të ulët, mund të shpjegohet me faktin se përgjithësisht njësitë e komunikimit ofrohen me një numër të kufizuar të paketave mujore standarde, ndërsa tarifimi normal për njësi pothuajse nuk përdoret më prej vitesh nga konsumatorët.

E vetmja shportë ku Shqipëria ka nivelet më të përballueshme në rajon, është ajo e internet me linja fikse (5 Gb në muaj).

Në Shqipëri kjo shportë vlerësohet se kushton sa 1.27% e të ardhurave mujore bruto për frymë.

Megjithatë, edhe për këtë tregues Shqipëria ndodhet poshtë mesatares europiane prej 1.13%.

Megjithëse për shumicën e shportave ka kosto më të larta krahasuar me pjesën tjetër të Euuropës, vitin e kaluar kostot pësuan rënie të ndjeshme për të gjitha shportet, krahasuar me vitin 2021.

Duke analizuar të dhënat e ITU, AKEP vlerëson se treguesit e mësipërm për Shqipërinë për tre shporta rezultojnë me vlera më të ulëta se objektivi i përballueshmërisë prej 2% i Komisionit Broadband të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim të Qëndrueshëm të Internetit, ndërsa janë më të larta për dy shporta.

Gjithashtu, Shqipëria plotëson tashmë dhe disa prej objektivave të vendosura nga ky komision për universalizimin e aksesit broadband si, për numrin e përdoruesve të internetit, apo barazinë gjinore të përdoruesve të internetit.

Paraardhëse

Nusja dhe dhëndri “mungojnë”, por si u veshën VIP-at në dasmën e Arbanës dhe Eduartit

Pasardhëse

Kryeministri Rama ndan foto nga Shiroka: Së shpejti, varkat turistike në dispozicion të vizitorëve

Pasardhëse

Kryeministri Rama ndan foto nga Shiroka: Së shpejti, varkat turistike në dispozicion të vizitorëve

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak...

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.