• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kosovë

Komunat kryesore në Kosovë shkojnë në raund të dytë

23 October, 2017
në Kosovë
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë pritet të shpallë rezultatet paraprake të zgjedhjeve vendore. Megjithatë, rreth 17 komuna do të kalojnë në rundin e dytë.

Nga Die Morina

Teksa Kosova pret për rezultatet e zgjedhjeve vendore, rreth 17 komuna tashmë duken të vendosura të vazhdojnë garën, sipas të dhënave nga OJQ-ja Demokracia në Veprim, e cila monitoroi procesin.

Banorët e Prishtinës po vëzhgojnë garën e ngushtë mes kryetarit aktual, Shpend Ahmetit nga Vetëvendosje, që ka fituar 44.27 për qind të votave, dhe Arban Abrashit, kandidatit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, që mori 35.7 për qind.

Të tjera komuna që do të vazhdojnë garën elektorale janë Kamenica, Rahoveci, Malisheva, Prizreni, Mitrovica e Jugut, Ferizaji, Istogu, Vushtrria, Gjakova, Gjilani, Dragashi, Kaçaniku, Klina, Obiliqi, Shtimja dhe Suhareka.

Lëvizja Vetëvendosje, që e dyfishoi mbështetjen me vota në zgjedhjet e kësaj vere, kryeson në shtatë komuna, ndërsa LDK, PDK dhe AAK, kanë ruajtur disa nga bastionet e tyre pa nevojën e një rundi të dytë.

Kryeministri Ramush Haradinaj përgëzoi «partitë dhe veçanërisht qytetarët për sjelljen e tyre dinjitoze» në ditën e zgjedhjeve. Ai shtoi se partia e tij, AAK, fitoi tre komuna në garën e parë: Junikun, Deçanin dhe Obiliqin. Ai gjithashtu tha se AAK drejton në Gjakovë dhe se partia dyfishoi komunat që kishte më parë.

Bazuar në të dhënat paraprake të DnV-së, Bekim Jashari, i cili është nipi i komandantit të UÇK-së, Adem Jashari, fitoi Skenderajn, si i pavarur. Kandidatura e tij u mbështet nga PDK-ja, Iniciativa për Kosovën, NISMA dhe AAK.

Siç pritej, Lista Serbe ka fituar në disa komuna me shumicë serbe, si Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Novobërda, Shtërpca, Zubin Potoku, Graçanica, Ranillugu dhe Parteshi.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq përgëzoi Listën Serbe për fitoren në zgjedhjet lokale në të gjitha komunat me shumicë serbe në Kosovë.

«Dua vetëm t’ju përshëndes të gjithëve, t’ju përgëzoj për suksesin e jashtëzakonshëm dhe të them se populli ynë në Kosovë dhe Metohi ka treguar edhe një herë se mund të luftojë për mbijetesën e vet, por edhe për vendin e tij, Serbinë», tha Vuçiq.

Ndërsa ka pasur disa arrestime për mashtrim të votuesve, zgjedhjet përgjithësisht kaluan të qeta, ku pjesëmarrja ishte 43.79 për qind. Votimet u mbyllën në orën 19:00, siç qe parashikuar.

Policia arrestoi dy persona pasi BIRN Kosova raportoi se disa qytetarëve u ishte ofruar kafe dhe ushqim në këmbim të votave për PDK-në në Fushë Kosovë.

Një kamerier, Dardan Bylykbashi, punonte në një kafene të zotëruar nga një anëtar i familjes së Migjen Kolshit, një kandidat i PDK-së në Këshillin Komunal të Fushë Kosovës. Ai u filmua në tre raste të ofronte kafe dhe ushqim për klientët duke i kërkuar të votonin për «numrin 5» në listën e anëtarëve të këshillit të PDK-së.

Gjatë ditës policia kufitare në pikën kufitare Jarinje, ndaloi një automjet që kishte eksplozivë dhe disa granata dore. Automjeti po përpiqej të hynte në Kosovë nga Serbia.

Deri në kohën e publikimit, nuk u zbuluan lidhje mes incidentit dhe zgjedhjeve.

Rundet e dyta për zonat e nevojshme do të mbahen brenda dy javëve.

Paraardhëse

Jonida Shehu braktis “Pasdite në Top Channel”, zbulon arsyen

Pasardhëse

Martohet aktorja e njohur e “Portokalli”

Pasardhëse

Martohet aktorja e njohur e “Portokalli”

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.