• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Kokëdhima: Rama më prishi punë kur më futi në PS

13 April, 2017
në Politikë
0
9
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Koço Kokëdhima ka folur për raportet e tij me Fatos Nanon dhe Edi Ramën, duke u ndalur tek mbështetja që i ka ofruar këtij të fundit për të ardhur në krye të PS. Në emisionin “Të Paekspozuarit” me gazetarin Ylli Rakipi në “News24”, Kokëdhima ka rrëfyer qëndrimin e tij ndaj kreut të PS Edi Rama për çështje të ndryshme në funksion të drejtimin të Partisë Socialiste.

Teksa thekson se këshillat e tij kanë qenë të sinqerta, dhe në funksion të mirëqeverisjes, Kokëdhima thotë se ka qenë pro një reformimi të thellë të PS-së.
Sakaq, ai ka rrëfyer se nuk ka qenë dëshirë apo kërkesë e tij të bëhej deputet, por këtë gjë ia ka kërkuar lidershipi i PS në funksion të mirëqeverisjes gjatë koalicionit. Madje ai thotë se për shkak të faktit se u bë deputet, “i prishi shumë punë vetes”.
Kokdhima eshte shprehur se autorsine e rilindjes ta mbaje Edi Rama dhe ta gezoje .
:Une nuk kam lidhje me Rindjen, e ka Edi Rama autorsine, ta mbaje dhe ta gëzoi, une nuk kam lidhje me rilindjen:
“Nuk e kam këshilluar kurrë Ramën në mënyrë të gabuar. Kam thënë gjithmonë atë që mendoj. Kam qenë gjithmonë pro respektimit të mendimit ndryshe. As nuk doja të bëhesha deputet, as nuk kërkova të bëhesha deputet. Lidershipi i PS më ftoi të bëhesha deputet, për nevojë për një mbarëvajtje të koalicionit. Dhe shkatërrova shumë punë të miat për këtë. Nëse rregullat e listat i bën kryetari i partisë kjo është një gjë shumë e gabuar. Dhe unë jam kundër kësaj’, tha Koço Kokëdhima.
 
Lubonja ia thotë hapur: Je oligark. Kokëdhima: Kam vuajtur picirin nga këta pushtetarë dhe Rama
Deputeti Koço Kokëdhima ka pasur një ‘përplasje’ me analistin Fatos Lubonja në studion e emisionit “Të paekspozuarit” në Neës24. Lubonja i ka thënë politikanit se ka qenë një nga oligarkët e Shqipërisë por ish-deputeti socialist rrëfeu se ka vuajtur picirin nga pushtetarët dhe madje edhe kryeministri Edi Rama.
Lubonja: Me Koçon kam pasur konflikte të mëdha, Koçoja me Ramën. Konfliktet që kam pasur unë lidhen me temën që hapi Koçoja. Partia, baza, demokracia. Unë kam qenë dhe mbetem i tezës që kjo parti nuk ka qenë e majtë asnjëherë sepse nuk mund të quhesh i majtë sepse ke pasur babain partizan apo të kaluarën komuniste, por një parti e majtë është sepse përfaqëson pjesën më të brishtë të shoqërisë. Problemi që kam pasur unë me Koçon dhe Ramën u kthye në përfaqësues të oligarkëve.
Oligarkia është pushtet i pakicës. Oligarku është pakicë. Koçoja ka qenë oligark me gazeta, media, biznese e të gjitha. Ky ka qenë konflikti: pushtet ekonomik, pushtet politik, pushtet mediatik të gjitha në një dorë. Koçoja ka qenë në këtë lloj sistemi. Unë tani e mbështes, populli, partia. Zgjidhja, ti vësh emrin një partie është punë e mirë. Unë e pranoj që është krizë, duhet zgjidhje problemi është që nuk kemi besim edhe Koçoja nuk e ka besimin.
Kokëdhima: Ajo qasje e Danajt, sjellja e tij është aq dinjtioze, u soll si shqiponjë për të mbrojtur vlerat e demokracisë dhe ligjit. Po të ishte shtypi në lartësinë e duhur, do ta kishte bërë çështje të madhe atë që ka ndodhur atje. Të hyjnë bodigardët e partisë në zyra të shtetit është çështje shumë e madhe. Të gjithë ata që janë me Zgjidhjen i kanë masakruar, i kanë pushuar nga puna, i kanë hequr bukën e gojës, të drejtat që garantohen nga shteti. Të pranojmë këto lloj aktesh të shëmtuara dhe këto lloj ndëshkimesh… Po them edhe një gjë tjetër, ata njerëz të Zgjidhjes që ky pushtet i ka masakruar, duhet t’i respektojë shoqëria luftojnë për lirinë e vendit. Meritojnë një vëmendje të veçantë edhe nga ju.
Rakipi: Ta përmirësojmë bisedën.
Kokëdhima: Të kthemi tek Fatosi Kam shumë respekt për të. Është person me integritet të lartë, jam krenar që kam bashkëpunuar me të. S’kam thënë kurrë një gjë tjetër, është një gur i papërdorshëm, se përdor dot kush tjetër. Unë nuk jam dakord me shumë pikëpamje të Fatosit për shumë çështje. Nuk jam dakord dhe me parashtrimin që bëri Fatosi sot.
Asnjë ditë nuk kam qenë në pushtet. Kam vuajtur picirin nga këta pushtetarë. Kam vuajtur edhe nga pushteti i Edi Ramës. Kam vuajtur si të gjithë sipërmarrësit shqiptarë. S’kam pasur nevojë për asnjë nga këta. Jam bërë sipërmarrës në 1991 dhe s’kam pasur nevojë për këta. Të thuash të mbaj përgjegjësi për PS kur kam qenë në punën time është njësoj si të bëj ty përgjegjës për çfarë ka ndodhur në PD-në etj. Kam qenë në punë time në privat.
Në PS kam hyrë në maj të vitit 2013 dhe kam dalë nga mandati im në PS në maj të vitit 2016. Në këto 3 vjet kam qenë vetëm deputet. Një nga 140 deputetët.
Rakipi: Ke qenë shumë i afërt me Edi Ramën. Kishin frikë nga ty deputetët e tjerë?
Lubonja: Kryeministri i jugut ke qenë…
Kokëdhima: Jam shumë krenar çfarë kam qenë. Retorikat janë prodhuar nga kundërshtarët e mi. Jam krenar për punën time. Kam dhënë një model ndryshe, kam bërë deputetin e popullit, kam përfaqësuar popullin në çdo institucion, për çdo qytetar që ju e quani shtresën e varfër.
Të jesh i majtë s’do të thotë të jesh i varfër. Mund të jesh edhe një kapitalist i majtë siç jam unë. Historia e së majtës i ka figurat e veta të shquara jo nga radhët e të varfërve, në botë. Të vijmë tek roli im si deputet.
Rakipi: Zoti Lubonja tha se ju i përkisni oligarkisë
Kokëdhima: Unë kam pasur gjithë jetën time të njëjtat bindje. nuk kam bërë asnjë cedim. Nuk kam lëvizur nga pikëpamjet e mia. Kam qenë me këto bindje dhe kam mbrojtur parime të së majtës. Ke bërë një gabim me mua dhe s’më ke kërkuar ndjesë.
Rakipi: Herën e parë që keni qenë në studio këtu, kemi menduar se keni qenë njeri i Edi Ramës dhe kjo ishte një strategji e Ramës. Ndodh që bëjmë gabime. Sikur ju të mos ju kishin përjashtuar do vazhdonit të qëndronit në PS?
Unë jam i majtë dhe do jem i majtë. Gjithë këtë projektin për reformimin e sistemit politik në Shqipëri i kam filluar në vitin 2013 që ditën që kam hyrë në politikë kur kam konstatuar atë situatë katastrofike kam bërë projektin për reformimin e PS-së, e kam paraqitur këtë projekt në forumet e PS-së dhe ka marrë miratimin. Projekti është ndërprerë kur jam përjashtuar nga partia.
 
Paraardhëse

Ambasada Amerikane: Mund të ketë sulme terroriste në Shqipëri

Pasardhëse

Protestuesit e PD sulmojnë Kryeministrinë pranë mesnatës (VIDEO)

Pasardhëse

Protestuesit e PD sulmojnë Kryeministrinë pranë mesnatës (VIDEO)

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.