• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Kokëdhima: Qeveria do tërhiqet, zgjedhjet bëhen në vjeshtë

19 March, 2017
në Politikë
0
5
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Koço Kokëdhima ka qenë sot në Shkodër.

Gjatë fjalës së tij, ai tha se lëvizja që drejton ka për synim që baza të detyrojë lidershipin e Partisë Socialiste dhe kastën sunduese të Shqipërisë që të njohin dhe të respektojnë të drejtat e shkelura e të mohuara të popullit tonë për të ndërtuar një jetë të mirë e të pranueshme, në një vend të lirë, sovran e demokratik.

“ZGJIDHJA është një lëvizje politike që lindi si korrent në Partinë Socialiste. Ajo erdhi si nevojë e domosdoshme e qytetarëve dhe e socialistëve të thjeshtë për të detyruar lidershipin e Partisë Socialiste dhe kastën sunduese të Shqipërisë që të njohin dhe të respektojnë të drejtat e shkelura e të mohuara të popullit tonë për të ndërtuar një jetë të mirë e të pranueshme, në një vend të lirë, sovran e demokratik.

Ajo erdhi si reagim ndaj sjelljeve despotike të lidershipit në parti dhe ndaj keqqeverisjes së Shqipërisë, erdhi si rezultat i zemërimit të bazës së partisë dhe qytetarëve të vendit ndaj sundimit të monopoleve dhe oligopoleve në politikë dhe në ekonomi, ndaj korrupsionit të shfrenuar në çdo sektor të qeverisjes, erdhi si përpjekje për të tejkaluar sistemin e kalbur politik dhe gjendjen e rëndë ekonomike në vend.

Është fakt i njohur se vendi ynë është më i varfëri në kontinent, më i prapambeturi në rajon dhe ndër më të korruptuarit në botë.

Në vitin 2013 shumica e majtë erdhi në pushtet me premtimin se do e përmirësonte rrënjësisht Shqipërinë e Saliut, qeverisjen dhe ekonominë e vendit. Sot kjo shpresë, për shumë zgjedhës, rezulton një zhgënjim. Vendi është po aq i varfër sa në vitin 2013, është po aq i papunë sa në vitin 2013, është po aq ose edhe më shumë i korruptuar sa në vitin 2013.

Lidershipi i Partisë Socialiste ka shpërbërë çdo vlerë e institucion në parti. Ai është totalisht i shkëputur nga baza, nuk respekton asnjë parim e normë demokratike, nuk lejon zgjedhje, çdo përfaqësues emërohet nga kryetari, ngrihen vetëm servilët e tij, merita nuk funksionon.

Debati është shuar e shtypur, nuk ka më organe e forume kolegjiale. Kush guxon të mendojë e të shprehet ndryshe nga kryetari, do të përballet me represion shtetëror. Kjo ka çuar në eliminimin e çdo forme të kontrollit dhe ndikimit të socialistëve të bazës dhe qytetarëve të vendit mbi cilësinë e qeverisjes.

Qeveria bën si ti dojë qefi, nuk do të dijë ç’mendojnë njerëzit për të. Unë kam denoncuar disa herë aktet burracake të goditjes pa mëshirë e në mënyrë çnjerëzore të socialistëve të thjeshtë që duan reformimin dhe demokratizimin e Partisë Socialiste dhe të qeverisjes së vendit.

Represioni qeveritar tregon se lidershipi i Partisë Socialiste s’ka asnjë lidhje me kulturën e ligjit, të lirisë dhe të shtetit të së drejtës. Ky lidership jo vetëm nuk respekton të drejtat elementare të qytetarëve të këtij vendi, por i trajton mizorisht ata”, tha Koço Kokëdhima.

Paraardhëse

Rezoluta në Kongresin amerikan: Shqipëria rrezikohet nga Rusia

Pasardhëse

Horoskopi ditor, e shtunë 18 mars 2017

Pasardhëse
horoskopi ditor

Horoskopi ditor, e shtunë 18 mars 2017

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.