• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Kokaina e shqiptarëve mbërrin më shpejt se pizza

10 May, 2018
në Botë, Kryesore
0
77
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

*Artikulli më poshtë u publikua këtë të enjte nga e përditshmje britanike “DailyMail”

Dhuna e bandave ka pushtuar rrugët e qyteteve e deri tek zonat më rurale, teksa numri i mafiozëve shqiptare që merren me trafik drogë është rritur me gati 60 përqind.

Kjo rritje përgjatë 3 viteve të fundit të kriminelëve, të cilët qarkullojnë drogë të pastërtisë së lartë, po ndikon në përhapjen e dhunës, teksa mafia e shtetit të Europës Lindore po bashkëpunon me kartelet e Amerikës Latine.

Agjencia Kombëtare e Krimit thotë se bandat shqiptare kontrollojnë tregun e kokainës së trafikuar në Britani.

Të dhënat e para nga The Times tregojnë numrin në rritje të vrasjeve, plagosjeve me thikë dhe krimet të tjera të dhunshme.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar thotë se pastërtia e kokainës që po futet në këtë shtet është shkaku i rritjes së dhunës.

Një tabelë liston më shumë se 4 600 banda të rrezikshme të krimit të organizuar që operojnë sot në Britani, ashtu sikurse edhe kombësitë e tyre.

Të dhënat tregojnë se shqiptarët për herë të parë që prej 2017-s ia kanë kaluar rumunëve, megjithatë kriminelët britanikë mbeten në krye të listës.

Trafiku i qenieve njerëzore, ashtu sikurse pastrimi i parave është rritur ndjeshëm dhe kokaina tashmë po shpërndahet gati çdo 15 minuta në Angli dhe Skoci.

Qendra Globale e Survejimit të Drogës, me bazë në Londër, zbuloi se disa prej personave të marrë në pyetje deklaronin se droga e Klasit A mbërrinte më shpejt se pizza.

Në shpërndarjen e kokainës që vjen nga furnizuesit shqiptarë merren edhe fëmijë deri në 12 vjeç.

Korrupsioni dhe mungesa e bashkëpunimit mes autoriteteve në Ballkan listohen si disa prej arsyeve përse gangsterët shqiptarë janë të vështirë për t’u kapur.

Sipas të dhënave zyrtare, përgjatë 3 viteve të fundit, më shumë se 70 përqind e gangsterëve të Mbretërisë së Bashkuar janë britanikë. Kategoria e “europiano veriorëve të bardhë” përbënin 60 përqind dhe vetëm 13 përqind ishin me ngjyrë.

Bandat nga Pakistani rezultojnë numri i dytë më i fuqishëm dhe rrjeti i tyre ka tendencën për të kontrolluar tregun e heroinës.

Duke folur në programin “Today” të BBC Radio, Kryeministri Shqiptar Edi Rama tha se duhet një Bashkim Europian i fuqishëm për të goditur tregun e drogës.

“Krimi i organizuar nuk është më lokal, është ndërkombëtar”, tha ai. “Kriminelët kanë bashkimin e tyre Europian dhe për këtë arsye Bashkimi jonë Europian duhet të jetë sa i më i fortë dhe i ndërlidhur të mundet”.

Vendi i tij është në bisedime me Bashkimin Europian në Bruksel në Qershor dhe synon që të bëhet pjesë e bllokut deri në vitin 2025.

Vitin e shkuar, DailyMail raportoi sesi policia po përballej me një valë të krimit shqiptar, me 50 kriminelë të arrestuar çdo javë, në mesin e shtimit të dhunës mes bandave të drogës.

Në 2016-n, policia i arrestoi shqiptarët 2 781 herë, mbi 8 përqind më shumë se në vitin 2015. Kjo sugjeron se rreth 1 në 11, nga 32 mijë shqiptarët që jetojnë në Angli dhe Uells u ndaluan, ndonëse disa mund të jenë shoqëruar në polici më shumë se 1 herë.

Burimi: DailyMail

Paraardhëse

Dosja për Agron Xhafaj/ “Klani Tahiri” i dha mesazhin e parë Edi Ramës

Pasardhëse

“Gjumë” në mes të rrugës, britanikun e rrahin në Ibiza

Pasardhëse

“Gjumë” në mes të rrugës, britanikun e rrahin në Ibiza

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.