• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

Koha kur barbaria dhe babëzia i kanë zënë vendin arsyes

22 March, 2016
në Opinion
0
5
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga Mentor Kikia

Arsyeja nuk funksionon më. Njerëzimi është zhytur në një konflikt, që në thelb ka fenë, por që është ngjizur nga përplasjet e mëdha për interesa ekonomike dhe ambicja për të sunduar botën. Në vendet e pasura të popujve të varfër të Afrikës, njerëzve u jepen armë e bomba e u thuhet të luftojnë gjysma kundër gjysmës, sepse “ata” kanë sharë zotat e “këtyre”. Ndërsa ata që u japin armët thithin naftën dhe gërryejnë minierat.

Në Lindjen e Mesme, paqja ka marrë fund qëkur njerëzit mesuan të shpojnë nëntokë për të ngjerr prej saj energjinë e industrializimit të botës. Aty u mbrumën ekstremizmat, dhuna fetare, terrozimi… dhe sot njerëzimi po përjeton një kacafytje, që është më e rëndë, më e egër, më e ndyrë, më e pabesë dhe më makabër se çdo luftë me të cilën është përballur deri tani.

Ata që sot përpiqen të luftojnë monstra njerëzore si ISIS, toleruan, mbështetën dhe bënë tregti me një palo udhëheqës si Bashar Al Assad, që i ka vënë flakën vendit të tij dhe ka përzënë si kope tërë popullin e tij. Dhe sot një tufë injorantësh, ca si shumë, janë bërë bashkë dhe luftojnë për Kalifatin.

Krimi po njeh forma që i kishte lënë pas prej të paktën 500 vjetësh. Një tufë injorantësh mbushin trupin me eksploziv dhe, duke bërtitur “Allahu Akbar”, vrasin veten mes njerëzve, duke shkaktuar viktima mes atyre që nuk ka asnjë faj për këtë botë mizerje që është krijuar rreth nesh.

Duket se njerëzimi është në një rrokullisje të pandalshme….

Paraardhëse

Shërbimet Sekrete: 3 kamikazë të tjerë do të shpërthejnë

Pasardhëse

Rezoluta për Shqipërinë: Përparim me reformat, problem korrupsioni

Pasardhëse

Rezoluta për Shqipërinë: Përparim me reformat, problem korrupsioni

Diskutime rreth kësaj post



Lajme

Tentoi të dalë nga Shqipëria me 35 mijë euro të padeklaruara/ Gruaja ndalohet nga policia, në Kakavijë

Nga lajme10
17 February, 2026
0

Policia ka ndaluar ditën e sotme një grua në pikën kufitare të Kakavijës, teksa po tentonte të dilte nga Shqipëria....

Prokuroria e Apelit kërkon dënimin e Luiz Ejllit/ Dosja shkon në Gjykatën e Lartë, caktohet gjyqtari

17 February, 2026

E bujshme/ Sonte në mbrëmje do të përsëritet historia e Gjestit?

17 February, 2026

Afrimiteti me Brikenën, reagon për herë të parë motra e Mateos

17 February, 2026
Screenshot

Sara Hoxha harron Ledionin, kapet mat me Erion Gina ne aeroport

17 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.