• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Kodi Rrugor, gjoba edhe për kalimtarët

22 January, 2016
në Aktualitet
0
24
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ministria e Transportit ka bërë me dije ndryshimet e Kodit Rrugor. Një nga pikat e ndryshuara është respektimi i semaforit. Drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët duhet të kenë shumë kujdes në respektimin e semaforëve, në të kundërt do të merren ndëshkime të rënda.  Të  gjithë ata drejtues automjetesh që shkelin sinjalistikën e semaforit, do të gjobiten nga 500 deri në 2 mijë lekë gjobë dhe në rast përsëritje, atyre u aplikohet pezullimi i lejes së drejtimit nga 9 deri në 12 muaj.  Në rastin kur u është hequr leja e qarkullimit, shoferët do duhet t’u rikthehen autoshkollave.

Në  kod parashikohet se  këmbësorët dhe drejtuesit e automjeteve që hapin rrugë të reja për të kaluar, duke ndryshuar ato ekzistuese do marrin gjobë nga 100.000-400.000 lekë.

Pika 4  e nenit 189 të Kodit të ri Rrugor përcakton  se cilido që shkel dispozitat parashikuar në kod, si për këmbësorët edhe për drejtuesit e mjeteve, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga pesëqind deri në dy mijë lekë. Në ligj këmbësoret detyrohen të qarkullojnë në trotuare, bankina, shëtitore dhe hapësira të tjera të caktuara për ta. Kur këto mungojnë, janë të zëna, të ndërprera ose të pamjaftueshme, duhet të qarkullojnë në buzën e karrexhatës në sens të kundërt me lëvizjen e mjeteve dhe në mënyrë të tillë që të krijojnë një pengesë sa më të vogël për qarkullimin.

Jashtë qendrave të banuara, këmbësorët kanë për detyrë të qarkullojnë në sens të kundërt me atë të lëvizjes së mjeteve në karrexhata me dy sense lëvizjeje dhe në buzën e djathtë në lidhje me drejtimin e lëvizjes së mjeteve në rastin e karrexhatave me një sens lëvizjeje.

Këmbësorët që qarkullojnë në karrexhatat e rrugëve brenda dhe jashtë qendrave të banuara, pa ndriçim publik, kanë për detyrë të lëvizin në një rresht të vetëm. Është e ndaluar për këmbësorët të kapërcejnë kryqëzimet në mënyrë diagonale dhe gjithashtu, ndalohet kapërcimi i shesheve jashtë vendkalimeve këmbësore, kur ato ekzistojnë.

Paraardhëse

Operacioni “Mali i Thatë”, zbulohet tjetër drogë e kryeplakut

Pasardhëse

Narkotrafiku, në pranga pronari i lokalit në Fier

Pasardhëse

Narkotrafiku, në pranga pronari i lokalit në Fier

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

Nga lajme10
26 November, 2025
0

Është shuar në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se ai ka pësuar...

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.