• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Kodheli me nxënësit: Të jesh pjesë e FA, më shumë se sa krenar

16 January, 2016
në Aktualitet
0
5
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Në kuadër të punës sensibilizuese që po bën Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm për të mbajtur të ngritur fushatën e rekrutimit për ushtarë/detar aktiv në FA, ministrja e Mbrojtjes,  Mimi Kodheli, zhvilloi një takim me nxënës të gjimnazit “Janaq Kilica” në qytetin e Fierit.

Duke folur për përzgjedhjen e rrugës së studimeve, Kodheli i ftoi nxënësit që të bëhen pjesë e FARSH.

“Ka shumë arsye pse ju mund të jeni dhe pse duhet të jeni në FA. Ka mundësi punësimi, mundësi të jashtëzakonshme për tu edukuar, trajnuar, studiuar edhe jashtë vendit. Por pse jo ta vini veten në provë, ta mbani trupin në formë, e rëndësishme shumë kjo. Do të keni shanse e mundësi për të lëvizur në botën e madhe që na rrethon, që jo domosdoshmërisht ka perceptimin e duhur nga celulari ku e perceptojmë ne”, u shpreh ajo.3

Kodheli u tha nxënësve  se “të jesh pjesë e FA do të ndiheni më shumë se sa krenarë që do t’i shërbeni atdheut, një fjalë shumë e madhe, por shumë e rëndësishme. Sepse duke i shërbyer atdheut do të mund t’i shërbeni vetes, familjeve tuaja, ato që do lini dhe ato që do krijoni dhe të ardhmes”.

Në fund të fjalës së saj, Kodheli, në cilësinë e ministres së Mbrojtjes, por edhe si nënë dhe si ish-mësuese, i bëri thirrje maturantëve të këtij gjimnazi që ta mendojnë dhe diskutojnë seriozisht shansin për tu rekrutuar këtë vit në FA, pasi të kenë përfunduar provimet e maturës. Me këtë rast ajo u uroi atyre që ta dalin sa më mirë në provime dhe suksese kudo që të kenë dëshirë për të vazhduar studimet.

Më pas, ministrja Kodheli, e shoqëruar nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralmajor Jeronim Bazo, zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, kryetari i Bashkisë së Fierit, zArmando Subashi, deputetja e zonës dhe drejtoresha e gjimanzit, takoi dhe bisedoi nga afër me nxënësit e këtij gjimnazi.

Paraardhëse

The Economist: Shqipëria, lider i reformave në rajonin e Ballkanit

Pasardhëse

Horoskopi 17 Janar 2016

Pasardhëse
horoskopi ditor

Horoskopi 17 Janar 2016

Diskutime rreth kësaj post



Aktualitet

Fitër Bajrami – Festë e Besimit, Mirësisë dhe Solidaritetit

Nga lajme
20 March, 2026
0

Me përfundimin e muajit të Ramazanit, besimtarët myslimanë anembanë botës festojnë Fitër Bajramin – një nga festat më të rëndësishme...

Screenshot

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

25 February, 2026

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.