• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Kodet që përdorte banda italo-shqiptare e drogës

21 March, 2017
në Aktualitet
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

“Shihemi në vendin e zakonshëm”; “Pas pesë minutash shihemi”.

Takime shumë të shpejta, pak minuta në mos disa sekonda. Pak për të mos ngjallur dyshime.

Në teori një kafe mes miqsh, por nuk ishte kështu sipas karabinierëve që iu ishin vënë pas si hije. Prokuroria dhe Gjykata e Savonës ka arritur të zbërthejë aktivitetin e bandës italo-shqiptare që kishte në dorë tregun e shpërndarjes së heroinës dhe kokainës në zonë. Për një prej shqiptarëve të arrestuar Gjykata ka dhënë 1 vit burg.

Mes sheshit “Populli” dhe barit të Santa Rita, mes rrugës “Collodi” e duke kaluar nëpër parkingjet e nëndheshme të shumë supermarketeve të qytetit për të mbërritur deri në kopshtet e “Sheshit të Kombeve” dhe në zonën rreth kompleksit “Matitino” në sheshin “Santa Cecilia”. Parkime të nëndheshme për ‘takim në vende të veçanta’ me hyrje të ndryshme deklaron karabinierët. Askush prej tyre nuk blinte gjë në supermarkete.

Për muaj me radhë banda e shqiptarëve e kishte transformuar këtë katërkëndësh të sheshit të Savonës në një treg të shpërndarjes së heroinës që vinte nga Varese dhe të kokainës të gjetur në Piemonten jugore.Sheshe që përbënin pikat kryesore të gjeografisë së shpërndarjes së drogës në qytet, siç tregojnë denoncimet e bëra nga qytetarët dhe hetimet e policisë italiane.

Banda në mënyrë të përsëritur përdorte edhe një minoren që e dërgonte për të vjedhur para në shtëpitë e disa blerësve.Shitjet dhe dërgesat zgjasnin pak minuta, ku karabinierët e veshur civilë ishin spektatorë të fshehur.Një depërtim në klanet shqiptare të drogës ku bënin pjesë edhe të rinj nga Savona, madje edhe nga familje të mira (mes tyre djali i një avokati), ishte rezultat i një hetimit të mëparshëm të Gjykatës për operacionin “tuning”.

Hetimi kishte nisur në 2014 dhe është çuar në fund nga Prokurorja Chiara Venturi.Disa ditë më parë, gjykata kishte dënuar me 1 vit burg për shpërndarje shqiptarin Elton K., për të cilin prokuroria kishte kërkuar 8 vite, shkruan BalkanWeb.

Gjatë procesit trupi gjykues vendosi të dërgonte në prokurori aktet në lidhje me tre dëshmitarë nga Savona (Luciano B., Danilo M., Stephen R.) për të vazhduar hetimin për dëshmi të rreme.Karabinierët kishin shpërbërë me një seri arrestimesh një bandë shqiptare të shpërndarësve të drogës që vepronte mes Tortonas dhe Savonas.

Një klan shqiptarësh që në qytet i jepte llogari 30-vjeçarit Denis Remziu.Banda e shpërndarësve, mes tyre të papunë, ndërtues dhe vullnetarë të njohur në qytet për kontributin e tyre kundër vjedhjeve në supermarkete, kishte monopolizuar një segment të tregut të lidhur sidomos me heroinën dhe kokainë. Aktivitet, që sipas karabinierëve kishte çuar në shitjen e rreth një kilogrami drogë në muaj mes dhjetëra klientëve savonezë, mes tyre edhe peshkatarë, tregtarë e huadhënës.

Një kartel që sipas akuzës të bazuar në përgjime e ndjekje organizonte “udhëtime provë” deri në Samarate (Varese) e Tortona në mënyrë që më pas të testonin mallin në autogrille.

Paraardhëse

Kombëtarja, vijnë Balaj e Roshi, pritet dhe Hyka

Pasardhëse

Aeroportet më të mira në rajon, “Nënë Tereza” nuk është në listë

Pasardhëse

Aeroportet më të mira në rajon, “Nënë Tereza” nuk është në listë

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

Nga lajme2
10 November, 2025
0

Ish-ministri i Financave dhe ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, ka paditur qeverinë shqiptare në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në...

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.