• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Koço Kokëdhima letër të hapur diplomatëve të huaj, tregon ‘planin’ që po thuret nga Komiteti Teknik i Ekspertëve

11 August, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
5
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, kryetari i partisë ‘Zgjidhja’, Koço Kokëdhima, iu ka drejtuar një letër diplomatëve të huaj në Tiranë. Kokëdhima ka theksuar se Shqipëria është ndër vendet më të goditura nga pandemia e cila ka vënë në rrezik të sotmen dhe të ardhmen, duke shtuar se pas heqjes së kufizimeve vendi po përballet me shifra të larta të përhapjes së virusit, munrit të viktimave dhe pamundësinë e kurimit dhe shpëtimit të jetëve njerëzore në spitalet publike.

Postimi i plotë i Koço Kokëdhimës:

“Letër drejtuar diplomatëve të huaj në Tiranë

Të nderuar përfaqësues të Trupit Diplomatik të akredituar në Shqipëri!

Po ju drejtohem Ju si përfaqësues të vendeve mike dhe të shteteve të tjera në Shqipëri.
Shqipëria është sot anëtare e NATO-s, ka çelur bisedimet për anëtarësin në Bashkimin Europian dhe ka bërë shumë përpjekje për zhvillimin e saj ekonomik dhe për të qenë faktor stabiliteti në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Si qytetar shqiptar, si politikan në krye të një force të re politike dhe si njeri i biznesit Ju garantoj se populli shqiptar do të mbetet një aleat besnik i vendeve mike dhe partnere, por ai sërish ka nevojë për mbështetje sot kur e gjithë bota është vënë në një situatë të vështirë nga pandemia COVID-19.

Pas 30 viteve pluralizëm, Shqipëria është ndër vendet më të varfra të Europës, sepse qeveriset nga një kastë e korruptuar politike dhe braktiset përditë nga shtetasit e saj që nuk shohin shpresë për ndryshim. Ne jemi ndër vendet më të goditura nga pandemia, e cila ka vënë në rrezik të sotmen dhe të ardhmen tonë.

Prej heqjes së kufizimeve të ashpra ndaj popullsisë të aplikuara nga qeveria shqiptare në muajt mars-maj, si masa e vetme përballë një sistemi të falimentuar shëndetësor, vendi po përballet me shifra të larta të përhapjes së virusit, munrit të viktimave dhe pamundësinë e kurimit dhe shpëtimit të jetëve njerëzore në spitalet publike.

Deri sot janë zyrtarisht 200 viktima të raportuara, 6536 të infektuar dhe 2957 raste aktive. Autoritetet shëndetësore kanë bërë dhe bëjnë pak testime në ditë krahasuar me vendet e rajonit, por, megjithatë, shifrat e nxjerrin Shqipërinë ndër vendet me më shumë të infektuar dhe viktima për 1 milion banorë. Menaxhimi i situatës është lënë në dorën e Komitetit Teknik të Ekspertëve, që drejtohet nga militantë e servilë inkopetentë të kryeministrit. Qeveria e shfrytëzoi pandeminë për të bërë tendera korruptivë që janë tashmë objekt i hetimeve të drejtësisë.

Qeverisjet e Shqipërisë e kanë falimentuar sistemin shëndetësor publik. Shqipëria ka vetëm 1,2 mjekë për 1000 banorë, kur mesatarja e vendeve në zhvillimin është mbi 3 mjekë. Qeveria jep vetëm 3 për qind të PBB-së për financimin e shëndetësisë, kur vendet e Ballkanit Perëndimor e kanë deri në 7%. Shqipëria renditet ndër vendet me numër të ulët shtretërish spitalorë në raport me popullsinë, me 3 shtretër për 1000 banorë, kur vendet e tjera në rajon e kanë dysfish. Qeveria ia ka hequr fondet shërbimit shëndetësor publik, por ka lidhur mbi 310 milionë euro kontrata 10-vjeçare për koncesione dhe PPP me privatët për shërbime që nuk ndihmojnë as sistemin shëndetësor dhe as pacientët. Qindra mjekë dhe infermierë janë larguar në vendet e Europës Perëndimore dhe eksodi vazhdon.

Situata është dramatike. Kryeministri dhe ministrat janë me pushime, por numri i viktimave dhe i të infektuarve vazhdon të rritet dhe situata do të bëhet edhe më e rëndë në periudhën e vjeshtës dhe të dimrit.

Një izolim i dytë do të ishte katastrofik për vendin, ndaj duhen masa të menjëhershme dhe energjike.
Në këto kushte, ndihma e vendeve Tuaja është jetike për të sotmen dhe të ardhmen e vendit tonë.

Dy spitalet ku shtrohen dhe trajtohen të infektuarit me COVID-19 kanë tani sa të sëmurë të shtruar aq edhe shtretër dhe dy spitale të tjerë kanë mbetur pa u përfunduar, janë pa pajisje dhe personel shëndetësor. Ekipet mjekësore të pakta në numër dhe pa pajisjet e duhura po përballen me pandeminë, ndërsa qindra mijëra qytetarë nuk kanë mundësi të marrin shërbime të tjera shëndetësore, duke shtuar rrezikun për jetët e pacientëve kronikë.

Në këtë situatë dramatike ju bëj thirrje Ju që t’u përcillni qeverive që Ju përfaqësoni apelin tim, që ta ndihmoni Shqipërinë me pajisje mjekësore, spitale portativë, medikamente, kite dhe personel shëndetësor në ndihmë të kolegëve të tyre shqiptarë. Mbështetja e vendeve që Ju përfaqësoni do të shmangë një katastrofë njerëzore në vend, me pasoja edhe për rajonin e më gjerë.

Ju lutem mos e lini vetëm popullin shqiptar në këto momente të vështira. Au do ju jetë përgjithmonë mirënjohës.

Sinqerisht,
Koço Kokëdhima” – shkruan Kokëdhima.

Paraardhëse

Dyshohej se vinin nga Shqipëria, sekuestrohen 10 mijë maska në Itali, ja detajet

Pasardhëse

Imami shqiptar del me deklaratën e fortë: Vetëm sot tri viktima me COVID-19 në xhematin tim të Xhamisë

Pasardhëse

Imami shqiptar del me deklaratën e fortë: Vetëm sot tri viktima me COVID-19 në xhematin tim të Xhamisë

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak...

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.