• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Koço Kokëdhima komenton deklaratat e Ramës: Pse Shqipëria dhe Kosova duhet të bëhen një shtet

3 July, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryetari i partisë ‘Zgjidhja’ , Koço Kokëdhima shkruan se Shqipëria dhe Kosova duhet të bëhen një shtet. Ai shprehet se qeveria qeveria e Shqipërisë duhet të rrëzojë trarët dhe barrierat e ngritura me koncesionet zhvatëse që kanë shtuar kostot e lëvizjes së njerëzve dhe të mallrave sipas tij, duke zbatuar modelin e BE-së për doganat, me tarifa dhe procedura të thjeshta.

“Kryeministri i Shqipërisë tha gjatë konferencës për shtyp në Tiranë, me homologun e Kosovës, Hoti, se mbledhja e radhës mes dy qeverive mund të mbahet në Shkodër, në shtator; do të vihet në funksionim dogana e Kosovës në Durrës; do të njehësohen dokumentet për shkëmbimin e mallrave mes dy vendeve dhe njerëzit do të lëvizin pa kontrolle.

Kjo histori premtimesh përsëritet prej vitit 2014, kur nisën mbledhjet e përbashkëta të qeverive. Ato mbetën në letër, duke u bërë pengesë për pasurimin e dy vendeve që janë më të varfrat në rajon, por që së bashku mund të zhvillohen dhe të rriten. Dhjetra marrëveshjet e nënshkruara 6 vitet e fundit duhet të zbatohen, për të rritur nivelin e shkëmbimeve ekonomike, krijimin e një tregu të përbashkët, pa kufij dhe dogana. Zyra e doganës së Kosovës në portin e Durrësit, që u mbyll një ditë pasi u përurua me bujë më 15 janar 2019, si hapi i parë i bashkimit të plotë të doganave mes dy vendeve, duhet të vihet në punë.

Qeveria e Shqipërisë duhet të rrëzojë trarët dhe barrierat e ngritura me koncesionet zhvatëse që kanë shtuar kostot e lëvizjes së njerëzve dhe të mallrave, duke zbatuar modelin e BE-së për doganat, me tarifa dhe procedura të thjeshta. Shqiptarët duhet të bëjnë bashkimin ekonomik Shqipëri-Kosovë, si hapi pararendës i bashkimit në një shtet. Ata duhet të sigurojnë ushqimin bazë për gati 5 milionë konsumatorët e tyre, që të mos jenë të varur nga importet sllave, dhe të refuzojnë ‘shengenin ballkanik’, që do t’i falimentonte ekonomitë e Shqipërisë dhe të Kosovës”, – shkruan Koço Kokëdhima.

Paraardhëse

“Keni kohë akoma të tërhiqeni”, akuza e fortë e PD-së: Kjo është vjedhja më e madhe e qeverisë

Pasardhëse

Keni bërë plane për të shkuar në plazh këtë fundjavë? Zbuloni si parashikohet të jetë moti dhe surprizat që ka rezervuar koha në vikend

Pasardhëse

Keni bërë plane për të shkuar në plazh këtë fundjavë? Zbuloni si parashikohet të jetë moti dhe surprizat që ka rezervuar koha në vikend

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.