• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Ekonomi

KLSH “bën për ujë të ftohtë” qeverinë: Kanë dështuar politikat për turizmin

22 September, 2017
në Ekonomi
0
20
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Turizmi edhe pse konsiderohet shpesh si sektor prioritar duket se nuk ka marrë vëmendjen që duhet të ketë një sektor i tillë.

Të paktën këtë nënvizon Kontrolli i Lartë i Shtetit në një audit performance që është mbyllur në ish-Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë, Turizmit dhe Sipërmarrjes gjatë kësaj vere.

Në raportin e tij, KLSH nënvizon se nuk ka një strategji të miratuar për vitet 2017-2022 dhe që tashmë duhet të ishte e disponueshme.

“Megjithëse kanë kaluar 3 vjet nga hartimi i Draft-Strategjisë Kombëtare për Turizmin 2014-2020, sektori i turizmit nuk ka një Strategji të Miratuar për Zhvillimin e Qëndrueshëm të tij, por vetëm një draft-strategji për vitet 2017-2022, me të dhëna statistikore që nuk pasqyrojnë saktësisht realitetin, me objektiva që janë të vështirë për t’u arritur, i cili është një studim i GIZ dhe jo një dokument i hartuar nga MZHETTS dhe DPZHT” thuhet në raport.

Statistikat janë një tjetër mangësi që shfaq sektori dhe institucionet që janë pjesë e tij dhe që duhet të sigurojnë mbarëvajtjen. KLSH vëren se disa formate raportimi që duhet të bëheshin çdo muaj pranë agjencive dhe turoperatorëve nuk janë plotësuar dhe për pasojë nuk ka asnjë shifër. Mungesa e statistikave reale të sektorit bën që edhe strategjitë të kenë vështirësi dhe mangësi në rast hartimi.

Në takimet e Task Forcës së Turizmit ka pasur gjithmonë një vëmendje të veçantë për të nxjerrë si problem mungesën e sinjalistikës por pavarësisht kësaj masat kanë qenë anemike. Edhe KLSH e cilëson këtë si negative.

“Mungesa e studimeve të hartuara qartë dhe saktë me të gjithë faktorët që kanë ndikim në zhvillimin e një produkti turistik, mungesa e sinjalistikës së nevojshme për informimin e turistit, sjell efekte negative në planifikimin e masave dhe veprimeve për zhvillimin e turizmit” thuhet në raport.

Sikur të mos mjaftonin këto gjithë kuadri ligjor që është i ri sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit shfaq mangësi ndërkohe që kategorizimi si një nismë kyçe nuk ka bërë asnjë hap para.

“Aktualisht me miratimin e Ligjit Nr.93, datë 27.07.2015 “Për Turizmin”, i cili ka si objekt rregullimin e marrëdhënieve ndërmjet institucioneve publike dhe subjekteve private, që ushtrojnë veprimtari turistike dhe përcaktimi i të drejtave e detyrimeve të subjekteve pjesëmarrëse në këto veprimtari, në përputhje me standardet e përcaktuara në këtë Ligj, procesi i kategorizimit të njësive akomoduese nuk ka filluar akoma, gjithashtu aktet ligjore dhe nënligjore që rregullojnë këtë proces të cilat dolën një vit me vonesë, rezultojnë të kenë mangësira në përmbajtjen e tyre dhe të krijojnë kushte të pa drejta për njësitë akomoduese që operojnë në sektorin e turizmit”. (monitor)

Paraardhëse

Dani Alvesh shtron darkë për të pajtuar Nejmar me Kavanin

Pasardhëse

Nevoja e një fronti të gjerë opozitar

Pasardhëse

Nevoja e një fronti të gjerë opozitar

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.