• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Klosi: Nga 2019 s’do lejohet importi i makinave mbi 10 vjet prodhim

22 September, 2018
në Aktualitet
0
14
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga 1 janari i vitit 2019 nuk do të lejohet importimi i makinave të përdorura mbi 10 vjet prodhim. Projektvendimi, i përgatitur nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit është prezantuar nga ministri Klosi në një takim me grupet e interesit pikërisht në Ditën pa Makina.

Ministri Klosi sqaroi se projektvendimi nuk prek makinat e përdorura mbi 10 vjet prodhim që janë aktualisht në qarkullim, por kufizon futjen e makinave të tilla pas 1 janarit 2019. Ndërsa për makinat e patarguara që janë aktualisht në Shqipëri do të lihet një afat 5 mujor që të regjistrohen.

“Ka ardhur koha që të vihen disa rregulla të cilat sigurojnë 3 gjëra shumë të mëdha; e para shëndetin e qytetarëve, e dyta të sigurohen njerëzit që të mos manipulohen për të konsumuar të ardhurat e tyre të kufizuara për të shkuar drejt një sistemi i cili i gënjen dhe i manipulon dhe e treta për të krijuar në Shqipëri një ambjent të pastër, një destinacion të vërtetë për njerëzit që duan ta vizitojnë nga pikëpamja turistike”.- u shpreh Klosi.

Klosi tha se shpenzimet e mirëmbajtjes për një makinë mbi 10 vjet prodhim plus karburant shkojnë po aq sa edhe vetë cmimi i kësaj makine, që në harkun kohor të dy viteve nuk do të jetë më e tregtueshme por do të përfundojë për skrap. “Në qoftë se një qytetar kërkon të blejë një makinë, me ato pak lek që ka, të mos blejë një makinë me emër të madh që ka bërë 200 mijë km, që konsumon karburant 5 herë më shumë, që për dy vjet e ccon për skrap, por të përpiqet të ketë një makinë të normave me kapacitet më të vogël, me po ato para që ta mbajë 7-8 vjet, të konsumojë ccdo ditë 1 të tretën e karburanti dhe në fund atë makinë edhe e tregton. ”- tha ministri Klosi duke përsëritur se kjo politikë shkon në favor të qytetarëve të thjeshtë.

Në këtë këndvështrim ministri Klosi tërhoqi vërejtjen edhe koncesionarëve të makinave duke kërkuar prej tyre që të orientojnë tregun me makina më të përshtatshme edhe në cmim, për qytetarët e thjeshtë.

Paraardhëse

Çfarë po paralajmëron? Ngjela: Tahiri rasti më i lehtë nga ata që pritet të dalin

Pasardhëse

Puna e ëndërrave, fitoni më shumë se 7 mijë dollarë në muaj duke fjetur

Pasardhëse

Puna e ëndërrave, fitoni më shumë se 7 mijë dollarë në muaj duke fjetur

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak...

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.