• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Klodiana Lala zbulon informacionin bombë: Ju tregoj arsyen e fortë të përplasjes mes Ramës dhe ambasadores Yuri Kim

12 December, 2022
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
1.1k
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Përplasja mes kryeministrit Edi Rama dhe ambasadores amerikane Yuri Kim, lidhur me zgjedhjen e kreut të SPAK, ishte tema e cila u diskutua në tryezën e emisionit “Open”.

Gazetarja Klodiana Lala u shpreh se sipas saj, përplasja nuk ndodh për emrin që do të bëhet kreu i SPAK, por për të gjithë strukturën. Ajo shtoi se shqetësimi i ambasadores së SHBA, është mundësia që qeveria të ndërhyjë në SPAK, duke e bërë këtë të fundit të pavarur vetëm në letra.

Ajo zbuloi për herë të parë se ka të dhëna se politika ka pasur interes për një emër të caktuar prokurori për këtë pozicion, ndërsa shtoi se ky i fundit është thirrur nga një politikan dhe ka qenë një nga emrat më të përfolur për këtë pozicion, por është tërhequr nga gara për shkak se i janë lënë disa detyra.

“Problemi është që bëhet fjalë për zgjedhjen e kreut të SPAK, i cili në Prokurorinë e Posaçme nuk është as më pak dhe as më shumë një sekretar i përgjithshëm, ky është funksioni, dhe nuk ka asnjë fuqi mbi prokurorët e tjerë. Ne na bëjnë përshtypje emrat, por më shumë se emri unë mendoj se nga njëra anë është DASH dhe taksapaguesit amerikanë që kanë investuar për reformën në drejtësi, pala tjetër është qeveria.

Qëllimi i reformës ishte që politika të mos kishte asnjë ndikim, çështja është që sot qeveria po tenton ta kapë, dhe pavarësia mbetet vetëm në letër. Secili prokurori sot është i çështjes së tij. Nëse më parë drejtuesi i Prokurorisë ishte Zot në mënyrë si drejtohej institucioni, sot nuk ka asnjë fuqi mbi trupin. Pra lufta bëhet për të gjithë strukturën. Çështja është që SHBA ka informacione që ne nuk i kemi, që palë politike i kanë shtrirë tentakulat në SPAK, dhe kjo është frika më e madhe e ambasadës amerikane.

Përpara se të garonin Xholi, Dumani dhe Kondili, personalisht di që ka pasur interes politik që një tjetër prokuror të garonte për SPAK dhe është thirrur nga një person polik dhe ka qenë një nga njerëzit më të përfolur, dhe është tërhequr nga gara se ka pasur disa detyra që i janë lënë.

Çështja është sa kjo strukturë duke qenë nën hyqmin e qeverisë do të arrijë të ndërhyjë në interesa të larta?! Dyshoj se përplasja mes ambasadores Kim dhe qeverisë, ka të bëjë me të gjithë strukturën”, tha Lala.

Paraardhëse

Deklarata “bombë” e analistit: Deklarata e MPEJ synon dobësimin e rolit të Yuri Kim

Pasardhëse

Klodian Zoto i pagoi pushimet luksoze? Arjan Çani ngre pikëpyetjet e forta për Arben Ahmetajn: Duhet parë situata

Pasardhëse

Klodian Zoto i pagoi pushimet luksoze? Arjan Çani ngre pikëpyetjet e forta për Arben Ahmetajn: Duhet parë situata

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.