• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Klevis Balliu: Agjent i mirëfilltë rus në Shqipëri është Edi Rama, patericat e kryeministrit i njohim të gjithë

18 September, 2022
në Aktualitet, Kryesore
0
717
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ndërsa i gjithë debati politik është zhvendosur drejt PD dhe financimit rus në kohën kur drejtonte Lulzim Basha, shefi i Organizimit të Partisë Demokratike, Klevis Balliu, thotë se agjent i mirëfilltë rus në Shqipëri është kryeministri Rama.

Balliu: “Influenca ruse është e lehtë për tu parë, Ballkani i Hapur, raporti i Ramës me Vuçiç, Kosovën. Shpopullimi i vendit ka qenë dhe mbetet një ide ruse që Rama po e ekzekuton në Shqipëri. Lidhjet e Ramës me Rusinë është një fakt i ditur në të gjitha kancelaritë. Agjent i mirëfilltë rus këtu është Edvin Kristaq Rama”.

Akuzat për 500 mijë dollarët, thotë Balliu në Rtv Ora, lidhen me Lulzim Bashën dhe jo PD, pasi nuk ka kaluar asnjë qindarkë në llogarinë e partise.

Balliu: “Nuk ka akuzë për PD se nuk ka një lidhje të PD me Rusinë. Ju thoni lobime ruse në PD, jo janë lobime ruse në LB. S’ka lobime ruse në PD. Mund të ndahet duke lexuar raportin e SHBA, ku thotë se Basha ishte pjesë e përfituesve nga një investim rus që lidhej me investimet e parimeve të tyre politike. PD përmendet se Basha ishte kryetar i saj por nuk ka pasur PD një delegacion në Rusi, nuk ka një transfertë në llogarinë bankare të PD. Është Lulzim Basha, nuk ka lidhje PD. Transferta është bërë me Lulzim Bashën. Nëse ka ndodhur është tradhëti e niveleve më të larta kombëtare. Çdo investim i Rusisë politikisht në Shqipëri është një investim kundër Shqipërisë sepse Shqipëria për ta është problem për interesat kombëtare të Rusisë. Siç është Serbia problem për interesat tona kombëtare”.

E megjithatë ky zhvillim i fundit duket se ka qartësuar shumëçka mes demokratëve.

Balliu: “Mos harroni peng-Basha, ishte peng. Tani jemi të qartë se ishte peng i kësaj dosje. 11 agjenci të Inteligjencës Amerikane e deklarojnë këtë dosje. Tani del e qartë se Sali Berisha jo vetëm ka pasur informacion të detajuar dhe të saktë se çfarë ishte sulmi ndaj tij. Kishim një njeri të kapur dhe peng me këtë dosje. Kjo hedh poshtë non gratën dhe gjithë sulmin ndaj Berishës. Ky ishte shpresa Euroatlantike dhe na doli shpresa Sovjetike, dikush duhet të japë shpjegim për këtë”.

I pyetur nga gazetarja Kostana Morava se sa mund ta dëmtojë kjo çështje PD para zgjedhjeve lokale ai ka këtë përgjigje.

Balliu: “Më shumë dëmton PS ajo se ai (Basha) vendosi të kalojë andej. Dëmton Lulzim Bashën, Basha ka çështjet e veta. Nuk ka mbajtur ndonjëherë përgjegjësi për ato që ka bërë. Të shkojë të hetohet. As nuk them që është e vërtetë, as që nuk është. Kam zero interes. Suksese në jetë u uroi edhe mbështetësve të Bashës”.
Balliu: “Patericat e Ramës qytetarët i kanë shumë të qartë. Ata që duan të jenë patericë, duan të jenë patericë, suksese, të vazhdojnë punën e vet. Nuk merremi asnjë sekondë me patericat dhe lojërat që na zhvendosin vëmendjen. Që të gjithë duhet të bashkohemi kundër kësaj qeverie dhe kjo fillon që me zgjedhjet lokale”.

Paraardhëse

Parashikimi i motit 18 shtator 2022, ulen sërish temperaturat, ja kur do të ndalojnë reshjet e shiut

Pasardhëse

Edi Paloka: Protestat nuk do jenë shëtitje në bulevard, pas zgjedhjeve lokale Rama ikën

Pasardhëse

Edi Paloka: Protestat nuk do jenë shëtitje në bulevard, pas zgjedhjeve lokale Rama ikën

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.