• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Kleçka” e shtetit për familjet e prekura nga tërmeti: U ndalohet shitja ose dhurimi i shtëpive

4 February, 2021
në Aktualitet, Kryesore
0
907
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Shumë shtëpi janë rindërtuar dhe shumë të tjera janë në proces pas tërmetit tragjik të 26 Nëntorit të vitit 2019, por në kontratën mes qytetarëve të prekur që (kanë) do të përfitojnë ka një “kleçkë”.

Në një vendim të qeverisë të publikuar në Fletoren Zyrtare theksohet se shtëpitë individuale dhe apartamentet që do të kalojnë në pronësi të qytetarëve përfitues të programeve të rindërtimit, nuk mund të shiten apo të dhurohen.

Pra e thënë më thjeshtë, qytetarët që do të përfitojnë shtëpinë që është ndërtuar ose do të ndërtohet nga shteti nuk kanë të drejtë që banesën që marrin ta dhurojnë te një palë e tretë ose ta shesin. Këta qytetarë janë të detyruar që të jetojnë gjithë jetën në një shtëpi.

Vendimi i plotë:

Kalimi i titullit të pronësisë

2.1 Kjo marrëveshje nuk përbën aktin përfundimtar të fitimit të pronësisë. Palët kanë rënë dakord që transferimi i titullit të pronësisë, për pronën objekt të kësaj marrëveshjeje, si dhe regjistrimi i titullit të pronësisë nga pala e parë, në favor dhe në emër të palës së dytë, do të realizohet me nënshkrimin e kontratës përfundimtare të kalimit të pronësisë, e cila do të lidhet nëpërmjet palëve me akt publik, dhe do të regjistrohet sipas rregullave pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, vetëm pas nënshkrimit të të gjitha dokumenteve të nevojshme dhe plotësimit të kushteve të më poshtme.

2.2 Pala e parë merr përsipër të mbulojë të gjitha detyrimet dhe kostot, në lidhje me shpenzimet noteriale dhe regjistrimin e kësaj marrëveshjeje pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, brenda 30 ditëve nga data e nënshkrimit të saj.

Deklarime dhe garanci të palëve

3.1 Pala e parë, deklaron dhe garanton palën e dytë për secilën prej çështjeve të mëposhtme:i) merr përsipër që ndërtimin e pasurisë ta kryejë në përputhje me parimet e rindërtimit, sipas kushteve dhe teknikave që parandalojnë rreziqet e fatkeqësive natyrore në të ardhmen, bazuar në konceptin “rindërto më mirë”

;ii) merr përsipër të dorëzojë pasurinë, sipas parimit “me çelësa në dorë”, të gatshme për banim;iii) do të përmbushë detyrimet dhe do të plotësojë kushtet e parashikuara në këtë marrëveshje

;iv) për aq kohë sa kjo marrëveshje do të jetë në fuqi, pasuria, objekt i kësaj marrëveshjeje, nuk mund t’i premtohet, t’i jepet në përdorim apo t’i shitet një pale të tretë

;v) pala e parë deklaron dhe siguron se ka autoritetin dhe miratimet e duhura për të nënshkruar, zbatuar dhe përmbushur dispozitat e kësaj marrëveshjeje

;vi) pala e parë merr përsipër dhe garanton palën e dytë se, përgjatë gjithë kohëzgjatjes që do të duhet për dorëzimin e pasurisë, sipas parimit “me çelësa në dorë”, do t’i sigurojë subvencionin e pagesës së qirasë deri në momentin që kësaj pale t’i kalojë e drejta e pronësisë së pasurisë, në bazë të vlerave dhe kushteve të miratuara, në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi.

3.2 Pala e dytë deklaron dhe garanton palën e parë për secilën prej çështjeve të mëposhtme:i) pala e dytë pranon kushtet në këtë marrëveshje dhe është plotësisht dakord që, në momentin e duhur dhe pas plotësimit të kushteve të vendosura sipas legjislacionit në fuqi, të nënshkruajë kontratën përfundimtare të kalimit të pronësisë së pasurisë, objekt i kësaj marrëveshjeje

;ii) kjo marrëveshje përbën një detyrim ligjor, të vlefshëm dhe të ekzekutueshëm për palën e dytë, e cila i ka të gjitha kompetencat të lidhë këtë marrëveshje dhe të përmbushë detyrimet që rrjedhin prej saj;

iii) pala e dytë do të nënshkruajë deklaratën noteriale për heqje dorë, sipas parashikimeve të legjislacionit në fuqi.

3.3 Nëse pala e dytë nuk plotëson të gjitha kushtet e vendosura në legjislacionin në fuqi, atëherë kjo marrëveshje nuk do të ketë fuqi ligjore dhe pala e parë zhvishet nga të gjitha detyrimet e ngarkuara në këtë aktmarrëveshje.

3.4 Palët pranojnë se deklarimet dhe garancitë e parashikuara në nenet më sipër janë kryer në zbatim të dispozitave ligjore në fuqi dhe me qëllim angazhimin e secilës prej tyre për të lidhur këtë marrëveshje, duke i konsideruar ato të vërteta dhe të mirëqena.

Paraardhëse

“Shqipëria është vendi me papunësinë më të ulët në rajon, ky është fakt”

Pasardhëse

Shqipëria, 45 ditë në ‘luftë’: Zbarkojnë më shumë se 30 mijë trupa të NATO (VIDEO)

Pasardhëse

Shqipëria, 45 ditë në ‘luftë’: Zbarkojnë më shumë se 30 mijë trupa të NATO (VIDEO)

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.