• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

KLD refuzon Ina Ramën, debatet me Nishanin: Po krijon precedentin e mosnjohjes së vendimit të gjykatave…

21 November, 2016
në Aktualitet
0
7
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Këshilli i Lartë i Drejtësisë refuzon të zbatojë vendimet e gjykatave shqiptare dhe pse është institucioni që qëndron në kupolën e sistemit të drejtësisë nga ku burojnë emërime gjyqtarësh, përzgjedhje drejtuesish dhe vlerësohet performancë e vetë gjyqtarëve.

Në mbledhjen e 4 nëntorit, KLD ka refuzuar të emërojë në postin e gjyqtares së Apelit ish­kryeprokuroren Ina Rama dhe pse për emërimin e saj tashmë ka një vendim të formës së prerë lënë në fuqi dhe nga Gjykata e Lartë.

Prej më shumë se dy vitesh, KLD dhe ish­kryeprokurorja janë përballur ligjërisht në dyert e gjykatave të cilat i kanë dhënë të drejtë Ina Ramës të rikthehet në pozicionin e punës që ka pasur më parë si gjykatëse në Apel.

Report Tv ka siguruar procesverbalin e mbledhjes së KLD më 4 nëntor ku rezulton se në kundërshtim me vendimin gjyqësor Ina Rama është future në votim dhe pse ajo duhej të emëroj direkt në rast të shpalljes së vendeve vakante në apel.

Kërkesë për t’u emëruar sëbashku në znj. Rama rezulton se kanë paraqitur ish kryetarja e gjykatës së lartë Shpresa Becaj dhe ish­kryetarja e Komisionit Qendrorë të Zgjedhjeve Dëshira Subashi.

Gjatë mbledhjes ka qenë anëtari i KLD­s Neritan Cena që i ka kërkuar Presidentit Nishani të zbatojë vendimin e gjykatës për emërimin e Ina Ramës.

“Ne jemi, pjesa më e madhe këtu ne jemi të gjithë gjyqtarë dhe normalisht jemi të parët që duhet të zbatojmë një vendim gjykate, i drejtë apo i padrejtë, s’mund t‟i diskutojmë sepse pastaj çfarë do t’i themi një njeriu në rrugë kur merr një vendim kundër.

Le të themi që t’i japim atij të drejtën se duke e mbështetur ne, duke thënë që ne nuk e zbatojmë një vendim gjykate sepse është i padrejtë, është në kundërshtim me Kushtetutën, me ligjin, i japim të drejtë një qytetari aty që të dalë dhe të thotë që, ­ore kur Këshilli i Lartë i Drejtësisë nuk zbaton vendimet sepse i quan antikushtetuese, antiligjore, pse t‟i zbatoj unë?! Domethënë, vendosim precedent shumë negativ“.

Por pavarësisht kësaj kërkese të Cenës dhe detyrimit ligjorë për ta emëruar e jo futur në votim ish kryeprokurorja ka mundur të marrë vetëm dy vota duke mos fituar të drejtën për t’u rikthyer në Gjykatën e Apelit.

Paraardhëse

Balla: Policia të sjellë me forcë në komision Sali Berishën. Ja reagimi i Berishës

Pasardhëse

Rama, ballafaqim me 4 gazetarë grekë, pritet tension për temat e nxehta Athinë-Tiranë

Pasardhëse

Rama, ballafaqim me 4 gazetarë grekë, pritet tension për temat e nxehta Athinë-Tiranë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.