• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Kjo është një nga dobësitë e qeverisë Rama”, Arben Malaj flet hapur dhe ngre çështjen e rëndësishme

11 September, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj ka komentuar raportin e DASH i cili e konsideron Shqipërinë vendin më të korruptuar në rajon dhe më të vështirat për të bërë biznes.

Malaj theksoi për emisionin ‘ABC e Mëngjesit’ se qeveria nuk ka reaguar për këtë situatë duke e vlerësuar si një qëndrim jonormal, ndërsa shtoi se humbja e kredibilitetit është një nga dobësitë më të mëdha të qeverisë së kryeministrit Rama.

“Mbetet shqetësues qëndrimi i kryeministrit dhe ndërsa shprehet se ndjehet i lodhur nga donatorët. Kryeministri është lodhur sepse donatorët në momentin që duan të japin para, bëhen pjesë e procesit përzgjedhës. Është e pashpjegueshme që Shqipëria nuk ka përfituar asnjë mundësi nga projektet që vijnë nga Konferenca e Berlinit. Ekonomia nuk rritet me shpenzimet që bëjmë, por kërkon më shumë investim. Kërkon që individët të mos jenë gjithmonë të pasigurte. Unë mendoj se qeveria Rama është në një dështim të suksesshëm dhe me disa politika të paarsyeshme”, – tha Malaj.

Pjesë nga intervista

“Nuk është normale që pas një raporti të tillë qeveria të mos reagojë. Shqipëria ka nevojë të ketë sa më shumë investime të huaja, që janë para që do të hidhen në ekonomi. Raporti thekson që ka investitorë amerikanë që janë larguar. Po ashtu qeveria amerikane ka një model të veçantë në luftën kundër korrupsionit që i penalizon kompanitë amerikanë, të bëjnë korrupsion edhe jashtë territorit të saj.

Konkluzioni që në çdo rast përballen me një presion korruptim, po ashtu një tjetër faktor është se partneritetet publike private kanë eliminuar konkurrencën. Është konkluduar se në vendet me institucione të dobëta, siç jemi klasifikuar edhe ne, këshilla e mirë për të dalë nga kriza e pandemisë për të investuar në infrastrukturë, në vende me qeverisje të dobët është risku që 30-50% i investimeve nëpërmjet PPP-ve të jetë keqpërdorimi i taksave. Nëse PPP-të në Shqipëri do të arrijnë 2.5 miliard, këtë nuk e dimë akoma, sepse nuk ka transparencë dhe humbja e kredibilitetit të shifrave është një nga dobësitë më të mëdha të qeverisë së Ramës.

Nëse 2.5 miliard në nivelin më të ulët që thotë FMN, 30% i bie , 750 milion euro dhe me nivelin më të lartë 50% i bie 1.2 miliard euro keqpërdorim. Sikur vetëm në rrugën Milot-Fier që qeveria thotë është 1.2 miliard dhe që BE apo Banka Botërorë thotë se është një kosto jo realiste, vetëm në 1.2 miliard të keqpërdoren 30% i bie 360 milion euro dhe nëse keqpërdoren 50 % i thonë 600 milion euro. Pra konkurrenca ka rënë dhe në këtë mënyrë bie edhe cilësia. Pra mbetet shqetësues qëndrimi i kryeministrit dhe ndërsa shprehet se ndjehet i lodhur nga donatorët. Kryeministri është lodhur sepse donatorët në momentin që duan të japin para, bëhen pjesë e procesit përzgjedhës. Është e pashpjegueshme që Shqipëria nuk ka përfituar asnjë mundësi nga projektet që vijnë nga Konferenca e Berlinit.

Ekonomia nuk rritet me shpenzimet që bëjmë, por kërkon më shumë investim. Kërkon që individët të mos jenë gjithmonë të pasigurte. Unë mendoj se qeveria Rama është në një dështim të suksesshëm dhe me disa politika të paarsyeshme”, – tha Malaj.

Paraardhëse

“Neveri fare! Kjo është koha politike më e pështirë”, Manjani e lëshon gojën keq dhe rrëfen historinë e padëgjuar

Pasardhëse

Si do të bëhet marrëveshja me Greqinë për çështjen ‘e nxehtë’ të detit? Rama zbulon 2 rrugët dhe befason me atë që thotë për opozitën

Pasardhëse

Si do të bëhet marrëveshja me Greqinë për çështjen ‘e nxehtë’ të detit? Rama zbulon 2 rrugët dhe befason me atë që thotë për opozitën

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.