• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Kjo është një e vërtetë e hidhur”, Bujar Nishani tregon shqetësimin e madh, këshillon kandidatët e Partisë Demokratike

19 March, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
128
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish presidenti Bujar Nishani ka bërë një reagim të fortë në rrjetet sociale. Duke iu referuar raportit të fundit të Departamentit të Shtetit mbi pastrimin e parave për Shqipërinë, Nishani ngre alarmin mbi situatën në vend. Ndër të tjera Nishani këshillon edhe kandidatët e PD.

“Për këtë arsye gjykoj se kandidatët e Partisë Demokratike dhe opozitës duhet ta kenë si tezë të parë e prioritare në komunikimin e përditshëm me qytetarët gjatë kësaj fushate elektorale, denoncimin e aferave korruptive dhe projektin e tyre për luftën pakompromis e me çdo çmim ndaj korrupsionit”, – shkruan Nishani.

Postimi i Nishanit:

“Në raportin e fundit të Departamentit të Shtetit mbi pastrimin e parave për Shqipërinë citohet: “Qeveria e Shqipërisë nuk bëri asnjë përparim të dukshëm drejt pengimit të pastrimit të parave dhe krimeve financiare në vitin 2020. Shqipëria mbetet e ndjeshme ndaj pastrimit të parave për shkak të korrupsionit, rrjeteve të krimit të organizuar dhe institucioneve të dobëta ligjore dhe qeveritare”.

Esenca dhe thelbi i kësaj gjendje, shkaku kryesor i saj, pamundësia për ta korrigjuar është qartësisht KORRUPSIONI!

Korrupsioni prodhon para të pista, korrupsioni i pastron më pas ato para, korrupsioni i zbraz xhepat e shqiptarëve, korrupsioni pengon hapjen e vendeve të punës, korrupsioni i lë spitalet në gjendje të mjerueshme, korrupsioni i ka shkalafitur turpësisht shkollat dhe universitetet, korrupsioni pamundëson rritjen e rrogave dhe pensioneve, korrupsioni jua ka nxirë jetën e përditëshme shqiptarëve.

Kjo është një e vërtetë e madhe, shumë e hidhur por e pamohueshme.

Krimi më i madh që Korrupsioni i shkakton një shoqërie është “vrasja e besimit dhe shpresës”!

Ky është edhe një prej krimeve të rënda që qeverisja e Edi Ramës i ka shkaktuar këtij vendi e kësaj shoqërie.

Për këtë arsye gjykoj se kandidatët e Partisë Demokratike dhe opozitës duhet ta kenë si tezë të parë e prioritare në komunikimin e përditshëm me qytetarët gjatë kësaj fushate elektorale, denoncimin e aferave korruptive dhe projektin e tyre për luftën pakompromis e me çdo çmim ndaj korrupsionit.

Investigimi modest i një media serioze si Birn, tregoi se që nga Kryeministri i vendit dhe mbi 2/3 e ministrave nuk e justifikonin dot pasurinël e cila tejkalonte shumë herë të ardhurat zyrtare të tyre.

Kjo është një provë shumë serioze e korrupsionit si fenomen në aspektin tregues dhe si krim në aspektin ndikues.

Tek Korrupsioni nis e mbaron edhe “forca” e atyre banditëve paramilitarë që pamë në Elbasan, Ditën e Verës!

Kandidatët për deputet të PD dhe opozitës, duhet të denoncojnë në çdo takim, çdo ditë e papushim, aferat, korrupsionin, me emër e mbiemër të çdo ministri, deputeti, drejtori, doganieri, tatimori, zyrtari, të qeverisjes më të korruptuar që ka parë ky vend në 30 vitet e fundit.

Denoncimi nuk mjafton, pasi beteja finale është për të fituar besimin e shqiptarëve.

Për këtë publiku duhet bindur se si do të luftohet e çrrënjoset ky krim që pjell më shumë krim.

Programi qeverisës i Partisë Demokratike është, profesionist dhe i detajaur skajshëm.

Mazhoranca e re parlamentare pas 25 prillit do të ketë një punë voluminoze për ta përkthyer atë në legjislacion për zbatim e realizim.

Do të gjykoja se beteja për të fituar besimin dhe rikthyer shpresën ndër shqiptarët, fillon duke ju garantuar atyre një model ndryshe pushtetari dhe qeverisjeje.

Nëse ju premtohet dhe garantohet qytetarëve, se ligji i parë i mazhorancës së re do të jetë “Ligji për Vetingun e Politikanëve”, disa fish më i ashpër se sa ai i vetingut në drejtësi, ku çdo pasuri e pajustifikuar e politikanëve do të kalojë automatikisht në konfiskim, jam i bindur se vëmendja e shqiptarëve do të zgjohet menjëherë, besimi i tyre do të lindë dhe shpresa do të rikthehet.

Nuk ka më dyshim se “Nyja Gordiane” e kësaj beteje elektorale është besimi dhe shpresa tek pjesa masive e shqiptarëve!

Korrupsioni dhe financimi i krimit prej korrupsionit është modeli i qeverisjes dhe pushtetit të Edi Ramës.

Ai i tillë ka qenë, në veprim ka qenë, i njejti ka qenë, sa herë që Edi Rama si kryeministër, ka organizuar zgjedhjet në këtë vend.

I tillë është shfaqur e ka vepruar në 2015, në 2017, në 2019!

Ndaj dhe nuk ka asnjë dyshim që i tillë do të jetë deri ditën e fundit që Edi Rama do të jetë në zyrën e kryeministrit.

Por, asgjë dhe askush, sado manipulativ, i dhunshëm dhe i financuar pisët, që të jetë, nuk është i pamposhtur.

Forca dhe mjeti më efektiv i mposhtjes është uragani popullor, që fshin çdo të keqe që i del përpara.

Ky uragan popullor sot është gati, kërkon veç t’i ndizet besimi e t’i injektohet shpresa.

Kjo është detyrë, përgjegjësi dhe formula sekrete e suksesit të opozitës në këtë betejë elektorale!

#25PrillZgjidhja” – shkruan Nishani.

Paraardhëse

Dashamir Shehi i bën ftesën e papritur Jozefina Topallit

Pasardhëse

“Hë ta lumsha! Jepini, jepini!”, Manjani del me reagimin e fortë pas deklaratës së Bozos për periudhën e komunizmit

Pasardhëse

“Hë ta lumsha! Jepini, jepini!”, Manjani del me reagimin e fortë pas deklaratës së Bozos për periudhën e komunizmit

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.