Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka dalë me një deklaratë të fortë në lidhje me ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.
Manjani shkruan se Gjykata Kushtetuese ka 9 anëtarë, jo 6.
Postimi i Manjanit:
“E përsëris, Gjykata Kushtetuese ka 9 anëtarë, jo 6.
Pra nuk duhet edhe 1, siç thotë zonja Kim, po edhe 4 anëtarë të tjerë. Madje duke llogaritur që mandati i zonjës Vitore Tushaj ka mbaruar, duhet të zgjidhen edhe 5 anëtarë të rinj në këtë gjykatë.
Gjykata Kushtetuese me 6 anëtarë është edhe më e rrezikshme se situata e sotme pa gjykatë. Është më e rrezikshme se qeveria mund të shtojë dozën e arbitraritetit duke u mbrotjur me arsyetimin se “tani keni gjykatë ndaj shkoni të ankoheni”. Ti ankohesh, por qeveria bllokon vendimmarrjen.
Kjo është katastrofë!
Ndaj duhen 9 anëtarë se sbën! Ndryshe skemi gjë në terezi.
Gjykata çyryk nuk i bën punë Shqipërisë dhe shqiptarëve. Ambasadorëve, ndoshta. Por neve jo!”, shkruan Manjani.
Diskutime rreth kësaj post