• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Kjo është e frikshme”, Çupi paralajmëron zhvillime të reja, zbërthen deklaratën e Baton Haxhiut dhe tregon çfarë po planifikohet për 25 prill

17 February, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
237
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Analisti i njohur Frrok Çupi ka bërë një analizë të zgjedhjeve në Kosovë ku fitoi bindshëm Albin Kurti. Çupi komenton ndër të tjera edhe deklaratën e gazetarit Baton Haxhiu i cili tha se ‘ambicia e Albinit është të bëhet kryeministër edhe në Tiranë’.

Postimi i plotë:

“Herë-herë e kishim Albinin këtej rrotull

Pse po hahen mes tyre këta që duan ta gjejnë nëse ‘e bëri më mirë Kosova!, e pse nuk e bëmë ne ashtu si ata?’. Çudi e madhe, sot e kësaj dite realitetet ndahen mes krahasimeve. Në qeverisjen e kaluar, 2020, Kurti mundi të jetë në qeverisje vetëm 4 muaj, (3 shkurt- 3 qershor); po si u kthye tani prapë?. Kjo është gjëja.

Ndërsa hija e gjësë është diku tjetër:

Politikanin e Kosovës, para se të mbërrinte në Prishtinë, e kemi pasur këtu disa herë, herë pas here. ‘Këtu’ do të thotë në Tiranë e në rrethina. Po flas se e kishim këtu si fantazmë, si model, si përsëritje, jo si person- sigurisht. Modeli na vlen. Djallëzia e modelit ‘shko e eja’ është se duket sikur je duke ecur; dhe në fakt je duke ecur, por së prapthi në kohë.

‘Albini’ u pa këtej rrotull, si sot në Prishtinë kur deklaron se ’14 shkurti ishte një referendum’. Ne këtu po na gjëmojnë daullet e veshëve me ‘referendumin’ e 25 prillit, datë kur këtu do të jenë zgjedhjet. Në fakt janë ‘zgjedhje’, por këta e quajnë ‘referendum’ se u duket fjalë më e ngatërruar. Referendum u quajtën edhe zgjedhjet e viti 1992, por fitorja e fitimtarit PD, u zhyt në humbje për katër muaj. Edhe Albini, vitin e kaluar humbi në 4 muaj. Njësoj, si atje si këtu, njerëzit i konsiderojnë si speca që mund të mbushen me fjalë të mëdha.

Njësoj si në Prishtinë, edhe këtu ka shndritur fitorja e fitimtarit, shndrit si dielli. Aleatja e Kurtit, Vjosa Osmani, në mesnatën me borë pardje, deklaroi se kjo ishte shënuar si ‘natë e bardhë’, dhe nesër ‘dielli lind më i fuqishëm’. Katër dekada në komunizëm janë dëgjuar këtu po këta zëra të boshatisur se ‘dielli lind më i madh’ kur del udhëheqësi në tribunë. Në parullën bosh, njësoj mbështillet dogma, mashtrimi, pabesia ndaj popullit. Çdo vit e përvit…, sa më shumë ‘diell’ në dogmën e partisë- derisa një ditë u shtrua uria.Në realitet dhe në hije, modeli ‘Kurti’ është i sinqertë: ‘Ju fituat, popull i dashur, tani festoni’- u tha në mes të Prishtinës. Edhe në këtë vend të shkretuar nga diktatura dhe nga post- komunizmi, fitoret e Partisë kanë qenë, pa ndarë, fitore të popullit. ‘Fitoren që kërkuat ua sollëm, o njerëz, ja ku e keni, merreni, është juaja!’ Duartrokitje dhe brohoritje!. Ja kështu u bë edhe në Prishtinë. (Por u tha parulla e sinqertë, aq më keq- e sinqertë). Nuk ka marrëdhënie më mizore se kjo mes liderit dhe popullit. Nesër në mëngjes, ti mik i dashur ke diellin’, ne e bëmë betejën tonë!.

Pushteti i vdekur në Shqipëri, po kthehet si tabu në Kosovë. Siç është mohimi që kthehet në totem të fisit e nderohet si kafsha e tmerrshme. Gjithë Lëvizja që ka fituar pushtetin në Kosovë po merret me ‘kafshën e tmerrshme’ që sapo u vra dhe që është ‘Lëvizja për Çlirimin e Kosovës’. Udhëheqësit e Çlirimit dhe të Republikës janë ‘varrosur ‘në Hagë, por këta në Kosovë i kanë kthyer në totem për të fituar pushtetin. Sulmi ka nisur me mohimin e gjithçkaje që është bërë deri sot. Edhe në vendin tonë ‘jeta e re’ nisi dhe lulëzoi kur erdhi Partia Komuniste e pastaj Demokracia. Një jetë të tërë komunizmi e krahasoi kohën me vitin e perënduar 1939 të mbretit Zog; edhe Demokracia dogji të gjitha veprat industriale të ‘Punës’. Në Kosovë, liderët e rinj zor se dalin nga gropa ku po vrasin totemin ‘Thaçi & Co’. Këta vetëm mohojnë me ‘nuk’: ‘Nuk jemi të korruptuar, nuk kemi qenë, nuk do të jemi’. Po pohimi?… Në mëngjes, drekë e darkë, qytetarët e Kosovës do të ulen në sofër me totemin e mohimit.

‘Njeriu aktiv’ i Kosovës ishte ndërtuar më parë në Tiranë, para Tiranës në Pekin, para Pekinit në Ulan Bator… Gjithçka është e parë një herë tjetër. Parulla e lëshuar nga Kurti në mesnatën e fitores, se do ‘të kërkojmë njeriun aktiv’, është më e frikshme se nata pa hënë. Me dy fjalë të lëshuara ashtu kot po trembin superfuqitë aleate. ‘Njeriu aktiv’ është njeriu i ri që ka qenë një herë, është qëndrestari që dogji disa herë qytetin tonë, është kamikazi dhe aktivisti islamik- kësaj i trembet bota.

A do të jetë Albini kryeministër edhe në Tiranë? Pse jo? Një nga vëzhguesit e afërt të Kosovës ka deklaruar se ‘kjo është ambicia e Albinit’. Deklaratën e kanë përpirë të gjitha mediat në shqip; a thua se është një gjë e re. Në Tiranë e kemi pasur dikur Albinin edhe kryeministër. Shtatë muaj, mes viteve 1943 dhe ’44, këtu ishte kryeministër Rexhep Mitrovica; ministër i Brendshëm ishte Xhafer Deva, nga Kosova. Të dy ishin për luftën kundër ‘çlirimtarëve’ në Luftën e Dytë.

Hijet lëvizin ngado.” – ka shkruar ai.

Paraardhëse

Greqia në kaos: Pas tërmetit vendi goditet nga një fenomen i pazakontë, tmerr nëpër rrugë, zyrtarët në mbledhje urgjente

Pasardhëse

Shërbimi Meteorologjik jep lajmin që prisnim të gjithë për ditët që vijnë

Pasardhëse

Shërbimi Meteorologjik jep lajmin që prisnim të gjithë për ditët që vijnë

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.