• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Kitaristi Denis Bizhga koncert mbi urën e Zogut në Milot, Princ Leka: Të ndërhyhet për shpëtimin e urës nga shembja

22 July, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Lajme
0
23
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ura e Zogut në Milot, u kthye në skenë e një koncerti sensibilizues për fatin e saj, ku kitaristi Denis Bizhga, performoi mbi këtë monument kulture që rrezikon shembjen, teksa i pranishmi ishte edhe Princ Leka, i cili së bashku me të tjerë pjesëmarrës bënë thirrje për ndërhyrje në urë.

Fati i Urës së Zogut mbi Lumin Mat, u soll sërish në vëmendje nga aktivistët e Shoqërisë Civile.

Këtë herë zgjedhja ishte krejt e veçantë.

Pranë këtij monumenti kulture që rrezikon shembjen, u organizua një koncert me muzikë, përmes performancës së kitaristit të njohur Denis Bizhga.

Mes të pranimeve ishte edhe Princ Leka, emrin e familjes të të cilit mban ky monument,

“Ura e Zogut në familjen tonë ka nëj rëndësi të veçantë. Lidhet drejtpërdrejt me modernizimin. Prandaj fillesa e modernizimit shqiptar niset me këtë urë. Uroj që kjo urë të mbetet një simbol, të mbetet pjesë e trashëgimisë historike të shtetit shqiptar. Çdo vepër, infrastrukturë në Shqipëri ka nisur me këtë urë. Kjo urë nuk lidhet vetëm me familjen e Zogut”, tha Princ Leka, pasardhës i familjes mbretërore.

Të pranishmit folën mbi vlerat e Urës së Zogut, duke bërë thirrjen për ndërhyrje sa më të shpejta për shpëtimin nga shembja e plotë.

Apelin për më shumë vëmendje dhe ndërhyrje urgjente, erdhën edhe nga pushteti vendor apo studiues.

“Ky moment i sotëm ka dy të veçantat e veta. Një formë note proteste edhe ndaj mënyrës se si kjo urë është në këtë gjendje. Por njëkohësisht për ta promovuar dhe si vlerë historike, kulturore për qarkun e Mirditës. Është një thirrje për autoritetet që të kthehet vëmendja në vlerat tona kulturore”, tha Albert Melyshi, kryetar i bashkisë Mirditë.

“Kjo urë bëri të mundur që jugu dhe vëriu të lidhen me njëri-tjetrin. Kjo urë simbolizon shekullin e 20 të Shqipërisë”, tha studiuesi Erald Kapri.

Ura me 6 harqe, e gjatë 500 metra, u ndërtua nga Mbreti Zog në fund të vite 20 të shekullit të kaluar dhe në vitin 1999, Ministria e Kulturës e shpalli zyrtarisht si monument kulture dhe historike, duke e marrë në mbrojtje.

Projekti i miratuar nga Qeveria Shqiptare për shpëtimin e këtij monumenti, nuk ka nisur ende zbatimin, pasi nuk janë përmbyllur ende procedurat e tenderimit.

Paraardhëse

Habit Jori Delli, shfaqet në video duke qëlluar me pistoletë

Pasardhëse

Luizi mbetet pa shtëpi dhe pa para

Pasardhëse

Luizi mbetet pa shtëpi dhe pa para

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.