• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Kishte kapur dashnore kushërirën e gruas, flet nusja e fierakut kollovar që u arrestua për vrasje

1 March, 2018
në Aktualitet
0
7
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Mes lotëve dhe trishtimit, gruaja e 26-vjecarit nga Fieri qe vrau nene e bir ne Vlore, tregon se ishte në shtëpi kur e mori vesh për arrestimin e të shoqit.

Ajo thote se nuk kishte asnje dyshim qe ai te kishte një lidhje jashtëmartesore. Ne kete video, shihet se si në këmbët e së motrës, vajza e madhe e Kasëmit qan pa pushim, duket se edhe ajo e ka kuptuar mirë atë që ka ndodhur.

Por një tjetër fakt i rëndë është lidhja që Entela, gruaja e Kasëmit kishte me Hysnien, të dashurën e tij. Ajo thotë se bashkë janë kushërira të dyta. “Aq keq e përjetuam sa nuk ka më ku të vejë”, tregon Entela për gazetarin Ervis Kuci. “BalkanWeb” sjell rrëfimin e plotë të saj.

Keni dyshuar për ndonjë lidhje të mundshme të burrit tuaj?
Jo, jo.

Këtu rrinte në pjesën më të madhe të kohës?
Po këtu rrinte. Kam pasur gocën sëmurë, u krodhëm në borxhe. Iku një herë në shtetin greke, 3 muaj me pasaportë, që lamë borxhet se e çonim çupën në Tiranë, se e kam invalidë. Babai nuk më shikon fare nga sytë. Kam një motër 40 vjeçe të sëmurë, i kam brenda në shtëpi. Po babai qorr dhe i bënte hyzmet burri. Me ato vinim anës.

Ka ardhur jetonte tek shtëpia juaj?
Po jetonte tek shtëpia jonë. Se ne jemi tre motra, e dyta e martuar, e madhja e sëmurë, unë e treta, e vogla.

Me Hysnien çfarë lidhje kishte, njiheshit përpara me Hysnien?
Ne e kemi kushërirë atë. Babai im me babain e saj janë djalë halle, djalë daje, i bie kushërirë të dytë me të unë.

Kishit ndonjë dyshim, për një lidhje mes tyre?
Jo nuk e dija. Unë kisha besim.

Kur e morët vesh lajmin për arrestimin e tij?
Dje e morëm vesh.

Keni vënë re ndonjë ndryshim këto kohë tek Kasëmi?
Jo ai me ne sillej mirë. Nga shtëpia nuk largohej se unë e kisha fëmijën e smurë. Doktorët i kishin thënë që duhet t’i rrish pranë fëmijës. Na kanë dhënë një mjekim ëpr gocën, e më tha do iki o Tela që të lajmë borxhet se këtu nuk kishim mundësi që ta lanim. Kur ishte këtu punonte për 10 mijë lekë në ditë në beton.

Gjatë kësaj kohe ka punuar, nga janari deri sot?
Kur ka pasur punë, ikte punonte.

Gjatë janarit keni vënë re ndonjë lëvizje të dyshimtë?
Jo në shtëpi ka qenë gjatë kësaj kohe nuk ka lëvizur.

Besoni se burri juaj e ka kryer këtë vepër?
Tani unë nuk e di. Nuk di asgjë më tepër.

Ju besoni që burri juaj ka pasur lidhje jashtëmartesore me Hysnien?
Tashi edhe mund të ketë pasur. Unë nuk i shkova asnjëherë Hysnijes, sepse rrija nga dera e brenda për atë fëmijë. Edhe tani kam për t’i dhënë shurupin. Po e ushqeja.

Ju jetoni në kushte të vështira ekonomike?
Copë-copë. Kam 5 dhi me ato mbahem. Jam si ata që u bë përmbytja.

Në shtëpi ishte kur e arrestuan?
Ai ishte në Fier për dokumentet e motorit. Po kthehej në shtëpi, e morën në telefon, i thanë qëndro në Roskovec tek posta. Po i tha ai. Vajti u paraqit në Roskovec, nuk erdhi në shtëpi.

Paraardhëse

Horoskopi ditor, e premte 2 mars 2018

Pasardhëse

“Dashuri, Pritje të Ëmbla…Shpullat e Jetës…”, Paolo Fox rrëfen të gjitha parashikimet e Muajit të Pranverës

Pasardhëse

“Dashuri, Pritje të Ëmbla…Shpullat e Jetës…”, Paolo Fox rrëfen të gjitha parashikimet e Muajit të Pranverës

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.