• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Kishte dalë si Hugos Chaves, me një gjerdan si boksier dhe me mimoza”, Ervin Bushati nuk lë gjë pa thënë për Metën

3 March, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
5
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Deputeti socialist Ervin Bushati ishte i ftuar në “Ditë e Re” nuk anashkaloi pa komentuar edhe tubimin e djeshëm të Presidentit Meta. Për Bushatin ajo çfarë ndodhi dje ishte “një teatër politik” ndërkohë që prioritet i shqiptarëve duhet të jetë rritja ekonomike dhe jo hallet e politikanëve se nuk i rri mirë një karrige apo kostum presidentit.

“Prioriteti i shqiptarëve duhet të jetë sfida e qeverisjes, sfidat që ne i kemi si shoqëri siç janë rindërtimi, intergrimi, reforma në drejtësi, rritja ekonomike dhe më shumë para. Hallet e politikanëve se nuk i rri mirë një karrige apo kostum presidenti apo nesër duan të bëhen kryeministra nuk duhet të jenë hallet e shoqërisë.

Më vjen keq që presidenti tërhoqi vëmendjen aq më tepër kur dje duhet të flitej për një rast historik, hapjen e negociatave. Presidenti në të njëjtën ditë që u mor 1.5 miliardë euro për të rindërtuar Shqipërinë, po atë ditë filloi të dalë me Kushtetutën për të tërhequr lajme. A e bën mirë këtë Presidenti? Lajmet këtë duan se nuk mund të merren me lajmin e mirë. Dje e pashë që ky teatri i opozitës, kjo opozitë teatrale do marrë lajm, patjetër, sepse të bësh punën dhe të marrësh ftesën nga Bashkimi Europian ndonëse është ëndrra e gjithë shqiptarëve nuk mori asnjë lajm nëpër media.

Kishte dalë si Hugos Chaves me një gjerdan si boksier, me një modele, me 7 flamuj të ndryshëm si ato që japin shenja kur ulen avionët. E gjitha ishte teatrale dhe normal që do të tërhiqte vëmendjen se një raport i thatë me shumë faqe

Ai ishte event politik, jo presidencial. Aty janë parti politike që kanë angazhuar njerëzit. Ne e dimë që kanë ata mbështetës. Ata mbështetës që ditën e parë që kanë dalë në opozitë kërkojnë zgjedhje të parakohshme. Ne e dimë këtë. Por nuk kërkohet me protesta me molotov, as me mimoza. Se mimozat i kishin shkulur dje, unë nuk di të shiten mimozat në ndonjë dyqan. Dhe ato që kishte në dorë ishin nga ato mimozat që shkulen nga pemët e qytetit të Tiranës.

Kanë shkuar ose në Dajt ose nëpër pemët e Tiranës kanë shkuar të prenë mimoza. Pse kështu bëhet shteti, duke protestuar Presidenti me gjerdan boksi dhe mimoza të vjedhura?! Jo nuk më duket normale, por është e drejta e tyre të protestojnë qetësisht. Ashtu si kishin shkulur mimozat kishin shkulur flamurin amerikan, sepse u distancua dhe ambasada amerikane pas gati 20 minutash. Kjo është teatrale. Është teatër politik që nuk e ndihmon Shqipërinë.”, – u shpreh Bushati.

Paraardhëse

Vlora ndjen ‘ethet’ e koronavirusit! 6 raste të dyshuar hyjnë në port, dalin rezultatet për 3 prej tyre

Pasardhëse

Presidenca nuk gjen qetësi, i publikon videon ministres Gjonaj dhe zbulon lëvizjen e radhës që po planifikon Meta (VIDEO)

Pasardhëse

Presidenca nuk gjen qetësi, i publikon videon ministres Gjonaj dhe zbulon lëvizjen e radhës që po planifikon Meta (VIDEO)

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.