• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Kishin dorën e mbarë e nuk më vranë”, rrëfimi i biznesmenit të dhunuar në Elbasan

12 February, 2017
në Aktualitet
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Duket se grabitësit kanë filluar fushatën e tyre me grabitjet nëpër biznese të ndryshme. Disa ditë pas grabitjes në Qaf-Kashar dhe një biznesi në kryeqytet, maskat janë kthyer në qytetin e Elbasanit.

Katër persona të veshur me uniforma policie dhe me maska kanë hyrë në banesën e shtetasit Qemal Shabani. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30 të së premtes në fshatin Qyrkan të Njësisë Administrative Mollas në Elbasan.

Njëri prej tyre ka mbajtur nën terror rojën e karburantit. Ndërsa tre të tjerët kanë shkuar në banesë dhe me kallashnikov dhe pistoletë kanë dhunuar pronarin Qemal Shabani, 70 vjeç, që të tregojë të hollat. Kur ai ka bërë rezistencë ata e kanë qëlluar me qytën e armëve. Grabitësit kanë marrë kasafortën me gjithçka kishte brenda, lekë, valutë, dokumente, bizhuteri etj. Më pas ata janë zhdukur në errësirën e natës. Ndërsa, shtetasi Qemal Shabani ka përfunduar në spital me plagë të marrë në kokë dhe në pjesë të ndryshme të trupit.

Në një intervistë për “Shekullin” ai shprehet se e kishte armën në gjoks dhe shyqyr zotit nuk e vranë.

Si ndodhi ngjarja?

Ishte ora 9:30 e darkës. Pasi hëngrëm darkë, ramë të flemë me bashkëshorten si zakonisht. Ishim të lodhur nga punët e ditës. Mbylla dyert, fika televizorin dhe po flinim. Pas 10 minutash troket dera. Më thanë: Hape jemi policia! Për një moment unë dhe gruaja hezituam dhe u thamë, s’kemi bërë gjë që të vijë policia. Hape më thanë se do ta shkatërrojmë derën. Hapa derën dhe në dhomë hynë katër vetë të veshur me uniforma policie dhe me maska. Në duar mbanin automatik dhe pistoletë. Njëri më drejtoi armën. Më thanë mos luaj ndryshe të vramë. Unë u përpoqa të marrë armën që kam me leje. Por ata nuk më lejuan. U përlesha me ata. Kapa një vazo dhe i rashë njërit në kokë. Ai ma vuri pistoletën në kokë. Thashë kaq e pata. Nuk lëviza më. Tani them faleminderit o zot që kishin dorën e mbarë e nuk më vranë. Tre më paralizuan mua, ndërsa i katërti mori kasafortën me gjithë sa kishte brenda. Pastaj ikën me shpejtësi.

Po bashkëshorten e dhunuan?

Jo asaj nuk i bënë gjë. Por u tremb shumë. Është shumë e trembur nga kjo histori.

Çfarë kishit në kasafortë?

Ishin 3 milionë lekë kishte dhe rreth 200-300 mijë të shkoqura. Ishin 1500 euro. Gjithashtu aty kisha edhe një varëse floriri, unaza floriri, dhe bizhuteri të tjera. Kisha dokumentet e vajzës që punon në Itali, dokumentet e shtëpisë sime, dokumentet e biznesit etj.

Po pastaj çfarë bëtë?

Zbrita poshtë. Kishin shkallmuar derën kryesore. Roja më tha se e kishin shtrirë përtokë më duart nga pas që të mos lëvizte.

E kishin dhunuar rojën?

Jo, por e kishin detyruar që të shtrihej dhe të mos shihte gjë. As lekët e xhiros nuk ia kishin marrë. Duket që kanë pasur si synim kasafortën në shtëpinë time?

A njohët ndonjërin prej tyre?

Jo absolutisht asnjë. Vetëm se njëri që qëllova me vazon në kokë mund të ketë shenjë. Unë e qëllova fort dhe vazoja u thye.

Paraardhëse

Zbulohen e-mailet sekrete të George Soros

Pasardhëse

Si i ka sulmuar politika shqiptare ambasadorët në 26 vite

Pasardhëse

Si i ka sulmuar politika shqiptare ambasadorët në 26 vite

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.