• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Kinezët po blejnë Portugalinë

9 December, 2016
në Botë
0
10
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Pasi kanë shtënë në dorë sektorin e energjisë elektrike dhe të sigurimeve, investitorët kinezë u janë lëshuar tani bankave dhe mediave portugeze.

Kina po ble thuajse gjithçka në Portugali: spitale, shoqëri sigurimi, gazeta dhe banka. Dhe ndërsa ekonomistët dhe madje edhe biznesmenët janë të alarmuar për shtimin e ndikimit kinez, kryeministri Antonio Costa e konsideron Kinën si shpëtimtare nga kriza dhe do ta zgjerojë edhe më tej bashkëpunimin.

“Bankat portugeze po ndjellin investitorë që nuk janë patjetër të dëshiruar” – paralajmëroi javën e kaluar Fernando Faria de Oliveira, ish-ministër i Ekonomisë dhe kryetar i Shoqatës së Bankave, pasi grupi kinez Fosun kishte blerë 16,7% të bankës BCP. Kjo bankë është banka më e madhe private në Portugali dhe kinezët që tani janë aksionerët më të mëdhej të kësaj banke, duan të blejnë rreth 30% të aksioneve të saj.

Blerje për rreth 13 miliardë euro

Që prej fillimit të krizës në vitin 2011 Republika Popullore e Kinës ka blerë në Portugali në mënyrë masive. Ajo kontrollon ndërkohë sipërmarrjen e energjetikës EDP si dhe ish-koncernin shtetëror të energjisë REN. Po ashtu ajo ka blerë edhe shoqërinë e sigurimeve Fidelidade si dhe një sërë spitalesh e klinikash. Dhe së fundi një investitor nga Macau, që deri në vitin 1999 ishte koloni portugeze, do të blejë shumicën e grupit mediatik Global Media, koncernit më të madh të gazetave portugeze.

Kina ka investuar pra rreth 13 miliardë euro në Potugali dhe ka vënë nën kontroll disa nga sipërmarrjet më fitimprurëse të vendit.

Deriçka e Kinës në Evropë?

Në vend që të jetë i shqetësuar kryeministri portugez Antonio Costa vetëm se lavdëron miqësinë kinezo-portugeze. Gjatë vizitës së tij në Kinë në muajin tetor ai tha se marrëdhëniet mes dy vendeve kanë një histori 500 vjeçare dhe tha se Portugalia ka nevojë urgjente për investitorë.

Tani investitorët kinezë kanë në shënjestër bankat dhe pas bankës BCP synojnë të blejnë edhe bankën Novo Banco. Profesori i ekonomisë João Duque thotë se „kinezët nuk punojnë patjetër sipas kritereve të ekonomisë së tregut” dhe se bankat portugeze nuk duhet të varen vetëm nga një investitor, edhe pse kanë nevojë për para.

Kina nuk e fsheh interesin e saj për ta kthyer Portugalinë në deriçkë për të depërtuar në Evropë. Dhe në kuadër të partneritetit strategjik mes të dy vendeve po vazhdon planet për të investuar në logjistikë, transport, bujqësi, turizëm dhe ndërtim.

DW

Paraardhëse

Italia në buzë të humnerës

Pasardhëse

Pranga shqiptarëve dhe grekes që lëvizte me 104 kg drogë dhe djalin 4-vjeçar

Pasardhëse

Pranga shqiptarëve dhe grekes që lëvizte me 104 kg drogë dhe djalin 4-vjeçar

Diskutime rreth kësaj post



Screenshot
Rozë

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

Nga lajme10
25 February, 2026
0

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, ka bërë një deklaratë të papritur gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin “Andale”....

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Screenshot

Momenti viral: Takimi i DJ Gimbos me Egli Takon, çfarë u tha mes tyre?

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.