• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Kim Mehmeti: Shqipëria nga ëndërr u shndërrua në dëshpërim. Me politikë pasurohet vetëm hajduti (VIDEO)

1 May, 2019
në Aktualitet
0
8
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Analisti dhe shkrimtari i njohur Kim Mehmeti shprehet i zhgënjyer me atë çfarë po ndodh në Shqipëri. I ftuar në studion e lajmeve të RTV Ora, ai thotë se Shqipëria nga një ëndërr për shqiptarinë, u shndërrua në një dëshpërim.

Kim Mehmeti: Ne donim të ishte Shqipëria një tendë që do mbrojë gjithë shqiptarinë dhe jo një shtet tendash dhe një shtet që do jetë pronë partish. Ne ëndërronim një mëmëdhe që do na përfaqësojë mirë dhe do na përfaqësojë mirë dhe do na bëjë të ndihemi krenarë dhe jo një Shqipëri me institucione si Parlamenti që të bën shpesh herë të turpërohesh si shqiptarë dhe ta arsyetosh edhe marrëzi, edhe pse marrëzia nuk arsyetohet. Ne donim një Shqipëri ku do të ketë politikanë që të jenë të sinqertë me ne dhe gjithë shqiptarinë dhe jo politikanë si kryeministri i Shqipërisë që nuk ka frikë opozitën, por ka frikë të vërtetën për vetëveten. Ne donim një Shqipëri që do të ndërtojë institucione dhe jo të ndërtojë vila të individëve. Kështu që Shqipëria nga ëndërr e jona për diçka të mirë për shqiptarinë u shndërrua në dëshpërimin tonë. Unë shpresoj që do ti vijë fundi kësaj, sepse Shqipëria bëhet edhe e pabanueshme për rininë shqiptare.

Referuar politikanëve në të gjithë shqiptarinë, Mehmeti tha se me politikanë pasurohen vetëm hajdutë.

Kim Mehmeti: Unë mendoj se e para që dështoi politika e shqiptarisë është se politika u kuptua si biznesi më fitimprurës, ku nuk duhet të investosh asgjë dhe të fitosh aq shumë saqë sikur je ndonjë nga ata sheikët që ke ato puset e naftës. Nëse e vëreni të gjithë politikanët tanë janë bërë milionerë. Nëse i shtroni një pyetje si dhe ku, ata thonë jemi marrë me politikë. Me politikë mund të pasurohet vetëm hajduti. Nuk mundesh me 2 mijë euro pagë mujore. Të gjithë ata kanë vila që kushtojnë me miliona, kanë pasuri. Në jetë nuk kanë asgjë përveçse janë marrë me politikë. E them publikisht, me politikë mund të pasurohet vetëm hajduti, jo i ndershmi. I ndershmi nga politika mund të jetojë dhe të ketë një nivel më të mirë të jetesës.

Video:

Paraardhëse

Zbulohen telefonat e grabitësve të Rinasit, habiten prokurorët

Pasardhëse

Përplasja Rama-Haradinaj dhe një realitet që ne të Shqipërisë nuk e kuptojmë dot

Pasardhëse

Përplasja Rama-Haradinaj dhe një realitet që ne të Shqipërisë nuk e kuptojmë dot

Diskutime rreth kësaj post



Rozë

Alaudin Hamiti sulmohet fizikisht nga një person në Prishtinë

Nga lajme10
21 February, 2026
0

i Big Brother Vip Kosova, Aluadin Hamiti është përfshirë në një incident. Ai është sulmuar fizikisht nga një person në...

Screenshot

Publikohet video, Miri kërcënon me jetë banorin e Big Brother

21 February, 2026

Tentoi të dalë nga Shqipëria me 35 mijë euro të padeklaruara/ Gruaja ndalohet nga policia, në Kakavijë

17 February, 2026

Prokuroria e Apelit kërkon dënimin e Luiz Ejllit/ Dosja shkon në Gjykatën e Lartë, caktohet gjyqtari

17 February, 2026

E bujshme/ Sonte në mbrëmje do të përsëritet historia e Gjestit?

17 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.