• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Kim i kërkon Bashës distancim nga Berisha: Tragjike, nëse PD do hante barë për hir të një deputeti

30 July, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
86
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

“Do të ishte një ironi historike por edhe një tragjedi për këtë vend, jo vetëm për partinë, nëse partia do të hante bar për hir të interesave personale të një njeriu.”, kjo ka qenë deklarata e fortë e bërë nga ambasadorja e SHBA, Yuri Kim para selisë së PD, pas takimit me kreun e kësaj partie Lulzim Basha.

Kim i ka kërkuar kreut të PD-së, që të distancohet nga Sali Berisha dhe ky i fundit të mos jetë pjesë e grupit të ri Parlamentar në shtator.

Kim e ka theksuar qartë në fjalën e saj se lideri i PD-së, Basha duhet të shikojë me kujdes se me cilët deputetë futet në Kuvend. Më tej Kim ka shtuar se PD dhe partitë e tjera kanë vendime të vështira përpara, megjithatë shpreson që partitë të kthehen me ndryshime në Parlament.

“Kryetarët e partive do të futen në Kuvend dhe është e rëndësishme që të mund të shoqërohen, Nga deputetë që e meritojnë përfaqësimin e Shqipërisë. Do të jetë e rëndësishme që Partia Demokratike të mendojë për këtë çështje. Sikur e kam thënë edhe më parë, PD ka ruajtur një rol të pa zëvendësueshëm për ta nxjerrë këtë vend nga diktatura nga komunizmi. Do të ishte ironi historike dhe tragjike nëse partia do duhet të hante barë, për hatër të një deputeti të saj. Shpresa jonë është që partitë do të lëvizin para, se ky vend do të lëvizi përpara. E ardhmja po na pret. Bashkëpunimi ynë do vazhdojë përpara. Ka vendime të vështira përpara për të gjithë. Shpresoj që njerëzit të kenë mundësi të shplodhen gjatë gushtit dhe të rikthehen të ripërtërirë” – tha Yuri Kim.

Kujtojmë se kjo deklaratë e Yuri Kim vjen në një kohë ku ish-lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shpallur “Non Grata” bashkë me familjen e tij nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkak se akuzohet për korrupsion. Departamenti i Shtetit ka shpjeguar shkakun e shpalljes “non grata” nga SHBA-të të ish-kryeministrit Berisha dhe familjes së tij duke thënë se gjatë qeverisjes ai ka kryer korrupsion madhor, gjë për të cilën pasi u largua nga pushteti nuk lejoi që të vendosej drejtësia. Ish-kryeministri Sali Berisha lidhur me këtë çështje ka ngritur një padi ndaj sekretarit amerikan të shtetit Antony Blinken, duke e akuzuar atë për shpifje në lidhje me vlerësimet e dhëna në ditë më parë ku Berisha u shpall “non grata” në SHBA. Berisha tha se ka udhëzuar avokatin e tij në Francë dhe ka nisur procedurat për padinë. Edhe më herët Yuri Kim ka reaguar lidhur me faktin e shpalljes “Non Grata” të Berishë duke thënë se “Askush nuk është mbi ligjin”.

Paraardhëse

Njihuni me presidentin më të ri të BE -së, Van Damme

Pasardhëse

Ka qenë e fejuar para se të bëhej pjesë e ‘Përputhen’? Jasmina Kadriu rrëfen si është e vërteta dhe i lë të gjithë pa fjalë me përgjigjen e saj

Pasardhëse

Ka qenë e fejuar para se të bëhej pjesë e ‘Përputhen’? Jasmina Kadriu rrëfen si është e vërteta dhe i lë të gjithë pa fjalë me përgjigjen e saj

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

Nga lajme2
10 November, 2025
0

Ish-ministri i Financave dhe ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, ka paditur qeverinë shqiptare në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në...

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.