• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Këtu kam 210 të shtruar!” Mjekja tek “Shefqet Ndroqi” ngre alarmin

10 August, 2020
në Aktualitet, Kryesore
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ministria e Shëndetësisë njoftoi dje se në spitalet COVID po marrin mjekim 112 pacientë. Marjeta Dervishi, nga ISHP bëri të ditur se 18 pacientë janë në terapi intensive, 3 prej të tyre të intubuar.

Por si qëndron e vërteta sipas mjekes së njohur, Silvana Bala?

Silvana Bala, Shefe e Pneumologjisë tek spitali “Shefqet Ndroqi” hedh dyshimet se numri i të infektuarve është më i lartë se ai që deklarohet. Bala thekson për TV Klan se vetëm në spitalin “Shefqet Ndroqi” janë 210 pacientë të shtruar, që shfaqin probleme pneumologjike dhe sipas pamjeve imazherike kanë virusin Covid në mushkëri. Ajo sqaron më tej se ka edhe të infektuar që tamponi u del negativ. Kjo sipas saj, pasi virusin këta pacientë e kanë në mushkëri dhe jo në rrugët e frymëmarrjes, ku merret sekrecioni.

“Është një situatë e rënduar. Unë kam këtu rreth 210 të shtruar. Vështirësia në frymëmarrje që është simptoma kryesor i këtyre rasteve, 2/3 e tyre dalin me tampon negativ sepse e kanë kaluar stadin e parë në shtëpi. Covid me test nazofaringial del në ditët e para. Kur infeksioni zbret poshtë testi që merret në rrugët e sipërme respiratore rezulton negativ, ama pjesët e poshtme të mushkërive janë prekur. Është vendosur pneumonia” – thotë mjekja.

Ndërkohë, specialistët tek “Shefqet Ndroqi” thonë se tek urgjenca e këtij spitali paraqiten rreth 50 raste në ditë dhe gjymsa e tyre shtrohen.

“Ka edhe mosha të reja që shtrohen, nga mosha 18 deri në moshën 40-vjeç.”, – shprehet më tej mjekja.

Sakaq, një deklaratë të fortë bëri edhe pak ditë më parë, mjeku Pëllumb Pipero. Ky i fundit vuri në dyshim shifrat zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, kur tha se të prekurit me koronavirus duhet të jenë dy apo tre herë më shumë.

“Së paku duhet të ketë dhe 2-3 herë më shumë dhe për shkak të mungesës së kontakteve të cilët nuk i identifikojmë dot. Këto raste potencialisht mund ti konsiderojmë si kandidat për spital. Mjekët e familjes në koordinim me epidemiologët bëjnë të pamundurën për të menaxhuar situatën,” – tha Pipero

Çfarë po ndodh me situatën e koronavirusit në vend? Deklaratat e mësipërme të mjekëve ngrenë shumë pikëpytje. Pra, nëse i referohemi këtyre deklaratave, situata është më shumë alaramante nga sa na paraqitet nga institucionet shëndetësore.

Paraardhëse

Mjeku Ilir Alimehmeti zbulon të dhënat më të fundit mbi mutacionin që ka pësuar Covid-19

Pasardhëse

Tritan Shehu vë përpara përgjegjësisë Ramën dhe Manastirliun për situatën e COVID-19 në vend dhe bën propozimin e fortë

Pasardhëse

Tritan Shehu vë përpara përgjegjësisë Ramën dhe Manastirliun për situatën e COVID-19 në vend dhe bën propozimin e fortë

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.