• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Këto janë profilet e kandidatëve që do të votohen për Kryeprokuror

17 December, 2017
në Aktualitet
0
59
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Menjëherë pas përfundimit të mandatit të kryeprokurorit Adriatik Llalla, Komisioni i Ligjeve nisi nga puna për përzgjedhjen e kandidatëve të ri për Prokurorit të Përgjithshëm.

Në pamundësi që kryeprokurori i ri të zgjidhet me 84 vota, prej kandidatëve të propozuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, pasi KLP nuk është krijuar ende, jemi në situatën kur tek Ligjet janë shpallur 3 nga 7 kandidaturat që plotësonin kriteret për të qenë Prokuror të Përgjithshëm të Përkohshëm.

Kjo situatë parashikohet nga dispozitat kalimtare të ligjit të Prokurorisë. Në këtë rast Kuvendi vendos që funksionet e Prokurorit të Përgjithshëm i kryen prokurori me më shumë eksperiencë që përmbush kriteret ligjore. 

Kësisoj, ditën e premte, në Komisionin e Ligjeve, mazhoranca ka përjashtuar 4 nga 7 kandidatët për Prokuror të përkohshëm. Ndërkohë që ka lënë në garë vetëm tre emera: Ermira Tafani, Arta Marku, dhe Ferdidand Elezi.

Ditën e nesërme në seancë do të votohet për 3 kandidaturat që plotësojnë të gjitha kriteret për Kryeprokurorin e përkohshëm, por kush janë profilet e tyre nga shkollimi tek karriera:

 
Ermira Tafani, 45 vjeç, ka përfunduar studimet në Universitetin e Tiranës, dega Juridik në vitin 1994, Diplomuar në ekonomi në vitin 2002 dhe zotëron gradën doktore shkencash në Drejtësi në vitin 2016. Tafani e cila mban titullin prokurore që në vitin 1996, zotëron disa gjuhë si anglisht-frengjisht-italisht. Ka ndjekur seminare shkencore jashtë vendit për krimin e organizuar dhe pastrimin e produkteve të veprës penale, si dhe ka botuar artikuj shkencor brenda dhe jashtë në profilin e saj. Asnjë i akuzuar nuk ka marrë pafajësi prej çështjeve të dërguara prej saj në gjykatë, madje puna e saj spikati me dënimin e bandës famëkeqe të “Kateshit”, ku pjesëtarët e bandës morën dënime maksimale. Ushtron profesionin si pedagoge e jashtme prej vitit 1997 në fakultetin e drejtësisë dhe ekonomik në Elbasan.

Megjithatë Ermira Tafani ka diçka në CV e saj që nuk e kanë dy kandidatët e tjerë, punon vullnetare prej vitit 1995 në “Shoqërinë shqiptare-amerikane të Ligjit”.

Arta Marku, 41-vjeçe nga Puka, prokurore në rrethin e Shkodrës, është një nga kandidatët për kryeprokuror të përkohshëm. Marku ka mbarur në vitin 1999 shkollën e lartë në Shkodër, ndërsa Magjistraturën në 2001 dhe ka një eksperiencë prej 15 vitesh si zv/prokurore e këtij rrethi. Bashkëshorti i saj punon si Oficer i Policisë Gjyqësore (OPGJ) për qarkun Lezhë, Shkodër dhe Kukës. Marku përgjatë karrierës së saj 15-vjeçare në Prokurorinë e Shkodrës, nuk ka hetuar asnjë dosje të bujshme. Ndërkohë që në media ka qarkulluar lajmi se 41-vjeçarja është propozim i kreut të Komisionit të Ligjeve dhe deputetit të PS, Ulsi Manja. Ky i fundit e ka mohuar diçla të tillë.

Ferdinand Elezi ka kryer funksionin e prokurorit që prej vitit 1999, kur është emëruar në detyrën e drejtuesit të prokurorisë së rrethit Kavaje deri në vitin 2002. Pas kësaj detyra ai ka qenë zëvendësdrejtues i Prokurorisë së rrethit gjyqësor Durrës deri në vitin 2005, kur është emëruar drejtues i Prokurorisë së Apelit në Tiranë. Prej vitit 2006 e në vazhdim, Elezi ushtron funksionin e prokurorit në Prokurorinë e Apelit Durrës. Ndërsa për Elezin është aluduar se ka mbështetjen e kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako i cili është duke lobuar fuqishëm që mazhoranca socialiste të votojë atë si kryeprokuror të ri të përkohshëm./Tellalli.al

Paraardhëse

Kapo dhe Hekri hyjnë në burg me të vërtetë

Pasardhëse

Horoskopi Amerikan, ja cila është shenja juaj dhe parashikimi

Pasardhëse

Horoskopi Amerikan, ja cila është shenja juaj dhe parashikimi

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.