• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Shëndet

Këtë ndoshta nuk e keni ditur! Ja çfarë i ndodh trupit tuaj kur nuk pini mjaftueshëm ujë

11 March, 2021
në Shëndet
0
43
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nëse kaloni kohë në rrjetet sociale, ekziston mundësia të keni hasur në ekspertë të fitnesit të cilët iu këshillojnë rreth rëndësisë së konsumimit të mjaftueshëm të ujit, gjatë ditës.

Teksa e dimë se trupat tanë kanë nevojë për ujë për të funksionuar siç duhet dhe për të mbijetuar, gjithashtu duhet ta dini që nëse nuk po konsumoni sasi të mjaftueshme të ujit, duhet të keni kujdes nga një efekt anësor serioz, që është mënyra se si uji mund të ndikojë në gjendjen tuaj shpirtërore. Kjo gjë është reale dhe është vërtetuar nga shkenca. Pirja e ujit lidhet shkencërisht me disponimin e njeriut, ju ndihmon të ndiheni të kthjellët, të vëmendshëm dhe në gjendje të mirë shpirtërore.

Përmes një studimi të fundit, hulumtuesit vlerësuan atë që ndodhi kur u kërkuan dy grupeve të njerëzve që të pinin sasi të ndryshme uji. Grupi i parë përbëhej nga persona që konsumonin sasi më të lartë të ujit, por të cilëve u kërkua ta ulin këtë dozë, ndërsa grupit të dytë iu kërkua ta shtojnë sasinë e ujit që e konsumojnë, ani pse ata zakonisht kishin pirë më pak ujë gjatë ditës. Rezultatet e studimit treguan se gjendja shpirtërore u ndikua ndjeshëm, bazuar në marrjen e ujit për te dy grupet.

Ata persona që zakonisht kishin pirë më shumë ujë në momentin që u kërkua ta ulin sasinë e konsumimit, pësuan rënie të dukshme të kënaqësisë, qetësisë, emocioneve pozitive dhe vullnetit për të bërë aktivitete.

Ndërsa grupi i njerëzve që nuk ishin konsumues të mëdhenj të ujit, por të cilëve u kërkua të pinë më shumë ujë gjatë këtij eksperimenti, e përjetuan të kundërtën e këtyre ndjenjave. Ata pësuan rënie në lodhje, hutim, etje, si dhe iu përmirësua kualiteti i gjumit.

Mungesa e pirjes së sasisë të lartë të ujit gjithashtu lidhet me kokëdhimbjet, etjen, pagjumësinë dhe vështirësinë për t’u koncentruar.

Sa shumë ujë duhet të pini për një disponim të mirë?

Nëse i referohemi studimit, grupi i njerëzve që pësoi një përmirësim të dukshëm të humorit, konsumoi rreth 2.5 litra ujë në ditë, që është baraz me 10 gota ujë. Kurse grupi që nuk ndihej aq mirë dhe pësoi një rënie të humorit të tyre, piu vetëm 1 litër ujë gjatë ditës, që nuk është e mjaftueshme për një funksion të mirë të organizmit.

Gjithashtu e rëndësishme të theksohet se çdo trup i njeriut është i ndryshëm nga tjetri, dhe kështu ndryshon edhe sasia e ujit që ju nevojitet ta konsumoni në ditë. Një mënyrë e lehtë për të përcaktuar se sa ujë duhet të pini në ditë, është përmes një llogaritjeje të thjeshtë të peshës.

Paraardhëse

“Kemi Ilir Metën e vërtetë këtu tani”, kryeministri Rama i lë të gjithë pa fjalë

Pasardhëse

Rama kërkon përjashtimin e Dritan Lelit nga Partia Socialiste, Dashamir Shehi nxjerr prapaskenat

Pasardhëse

Rama kërkon përjashtimin e Dritan Lelit nga Partia Socialiste, Dashamir Shehi nxjerr prapaskenat

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.