• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

Këta e hanë turpin me peshk

3 April, 2017
në Opinion
0
9
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

LSI nxitoi sot të sqaroi dy çështje. E para, që nuk do marrë pjesë në zgjedhjet e Kavajës. E dyta, që nuk ka ende marrëveshje për koalicionin.

Sqarimi u bë nga Luan Rama, kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim Luan Rama theksoi se LSI nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e Kavajës për të mbështetur ndonjë palë politike por do të përkrahë procesin zgjedhor. Ai i konsideroi “llogje Kavaje” aludimet se LSI do të marrë pjesë në zgjedhjet e 7 majit.  “Jeni dezinformuar, ne kemi qenë të qartë. Nuk do marrim pjesë në zgjedhjet e Kavajës,” shprehet Rama. Gjithashtu pyetjes për koalicionin dhe darkën Rama-Meta ju përgjigj po me pyetje: “Kush tha se ka marrëveshje”?

Por përse gjithë ky nxitim dhe nervozizëm i LSI-së për të sqaruar disa gjëra që deri dje nuk viheshin  në diskutim nga ana e LSI?

Ky reagimi i LSI-së vjen pas darkës së djeshmes mes Edi Ramës dhe Ilir Metës. Takimi i dy liderëve të së majtës ishte një sinjal se marrëveshja mes PS dhe LSI është rinovuar dhe është arritur një pakt i ri. Në media u fol se është rënë dakord jo vetëm për vazhdimin e alencës, por edhe për Presidentin e ri dhe ndryshimin e disa ministrive të tjera.

Por pavarësisht kësaj, nga kjo marrëveshje e re pala që del më e humbur është LSI. Jo se nuk do të marrë poste të tjera në qeveri, por për shkak të deligjitimit të gjithë kauzave të saj. Ndërsa thoshte se nuk merr pjesë në zgjedhjet në Kavajë, sot regjistroi anëtarin e KZAZ. Deri dje LSI bënte të vështirin për të hyrë në koalicion dhe rendiste një sërë ankesash për qeverinë, reformat, kanabisin, arrogancën dhe deri fjalorin e Ramës në publik. Të gjitha këto ishin bindëse deri para dy ditësh. Por me darkën “Ngjala 2” nuk ka më nevojë të sqarohet sesi do eci koalicioni. Nuk ka nevojë as që LSI të mbledhë forumet për të marrë “vendimin”. Vendimi është marrë mbrëmë te Pazari i Ri. Vetëm se LSI u gjend e papritur përballë reagimit të mediave dhe opinionit. Ajo që u perceptua nga opinioni pas darkës është se gjithë opozitarizmi i LSI-së këto vite u shit lirë, me disa poste në një darkë informale, pa pyetur as Luan Ramën dhe jo më forume… Tashmë u pa se asnjë nga ato që deklaronte LSI nuk ka shumë rëndësi. Të gjitha akuzat, qejfmbetjet që LSI ka për “integrimin e vendit” kalohen me një darkë me meny peshku. Sa për parimet, moralin, fyerjet, sharjet edhe ato kalohen, me një gotë vere nga pas.

Paraardhëse

Darka e peshkut jep efektin. ‘Zbutet’ LSI

Pasardhëse

Top Channel: Pakt i ri dhe tensione në takimin Rama-Meta. Përjashtohet qeveria teknike

Pasardhëse

Top Channel: Pakt i ri dhe tensione në takimin Rama-Meta. Përjashtohet qeveria teknike

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

Nga lajme2
10 November, 2025
0

Ish-ministri i Financave dhe ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, ka paditur qeverinë shqiptare në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në...

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.