• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Këshilltarët i nxorën prapaskenat e forta të përplasjes, reagon Dritan Leli dhe i dërgon mesazhin e koduar Edi Ramës

15 June, 2021
në Aktualitet, Kryesore
0
1.7k
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli, ka reaguar përsëri pas akuzave që i janë bërë dhe pas dështimit të mbledhjes me këshillin bashkiak të Vlorës. Në prononcimin që ai pati për mediat, Leli u shpreh se një takim i tillë i kërkuar nga këshilltarët bashkiakë nuk ka qenë e mundur për shkak të rregullave aktuale të pandemisë. Ndërsa më tej thekson se mbledhja po bëhej online por kanë marrë pjesë vetëm drejtorët e bashkisë.

Ndërsa lidhur me akuzat që i janë bërë për gjendjen e qytetit, ai tha se Durrësi ishte shumë më keq se Vlora sa i takon kësaj pjese, teksa përmendi edhe një argument thumbues ku tha: Nëse qytetarët bëjnë atë provën se kush të hedhë plehrat në kosh dhe nuk arrijnë t’a hedhin në kosh, për shkak se ky vend nuk është se ka aq basketbollistë të mirë sa thonë, kjo nuk ka të bëjë me mos veprimin e bashkisë.

Reagimi i Lelit:

“Une ju falenderoj për raportimin e situatës që është krijuar. Do të publikoj fjalën time në mbledhje aty ku këshilltarët nuk u paraqitën, do ishte më korrekte që të tregonit atë. Kam përsëritur herë pas here se përse nuk duhet të zhvillohet në Teatër. Nuk mund të lejoja që në një ambient të mbyllur, të realizohej një aktivitet që është jashtë radhës së Këshillit. Dua t’ju lajmëroj se stafi e ka marrë me seriozitet mbledhjen që do të zhvillohej online, kanë qenë të njoftuar me email. Por kanë zgjedhur që të shkojnë në sallën e Teatrit Petro Marko, që është i mbyllur.

Janë të lutur që të sjellin çdo informacion që duan të kenë nga materiali që u është dërguar në postën elektronike. Unë nuk dua që të ketë nuanca politike, dua t’ju garantoj qytetarëve se jam në krye të punës. Janë të lutur që të sjellin çdo informacion për çdo paqartësi që kanë për Vlorën. Nuk besoj se duhet të përsëris dhe një herë. Nuk ka ndryshuar asgjë, mbledhjet e fundit kanë qenë kryer online. Nuk di pse quhet alarmante situata në Vlorë, kur në Durrës ishte më shumë se kaq. Unë jam njeri që inspektoj qytetin e Vlorë, gjatë gjithë ditës. Nuk pretendoj se Vlora është në maksimumin. Ne kemi problematikat që ka çdo qytet bregdetar.

Dua t’ju them se edhe ju personalisht mund të inspektoni këto që thashë. Nëse qytetarët bëjnë atë provën se kush të hedhë plehrat në kosh dhe nuk arrijnë t’a hedhin në kosh, për shkak se ky vend nuk është se ka aq basketbollistë të mirë sa thonë, kjo nuk ka të bëjë me mos veprimin e bashkisë.”– tha Leli.

Paraardhëse

Sali Berisha nxjerr foton e Baton Haxhiut dhe i jep mesazhin e fortë

Pasardhëse

Ditë e veçantë për bukuroshen! “Çmend” rrjetin vajza e Ramush Haradinajt, mamaja e saj Anita i bën urimin special (FOTO)

Pasardhëse

Ditë e veçantë për bukuroshen! “Çmend” rrjetin vajza e Ramush Haradinajt, mamaja e saj Anita i bën urimin special (FOTO)

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.