• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Këshilli Kombëtar, Kryesia dhe grupi parlamentar rrëzojnë foltoren, Agron Kuliçi dhe Flamur Noka presion që të bojkotohej shkarkimi i “puçistëve”

13 December, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
660
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Organet drejtuese të partisë i kanë dalë në mbështetje liderit demokrat Basha. Pavarësisht se të shtunën u mblodh një Kuvend i thirrur nga ish-kryeministri Berisha dhe u votua pro shkarkimit të kryetarit, duket se partia rrotullohet rreth Bashës. Berisha u shpreh se ka mbështetjen e 4935 delegatëve, por shifrat duket se thonë të kundërtën. Mbi 5 mijë po delegatë kanë firmosur për mbajtjen e Kuvendit të 18 dhjetorit. Ndërkohë sa i takon Kuvendit të 11 dhjetorit, ka pasur shumë pikëpyetje mbi pjesëmarrjen. Vetë “Air Albania” ka një kapacitet prej 22 mijë vendesh. Të shtunë ishte mbushur vetëm pjesa e tribunës (e cila ka më pak vende) dhe një pjesë në cepat e saj. Pra çereku i stadiumit ishte mbushur dhe duke qenë se kishte dhe delegatë dhe anëtarë, me këtë llogaritje nuk shkojnë më shumë se 7-8 mijë persona. Ndërkohë dje kreu demokrat Basha dëshmoi se ka pas vetes strukturat e partisë.

Ai mblodhi dje Këshillin Kombëtar të PD dhe nga 479 anëtarë, 257 persona morën pjesë. Në këtë këshill bëjnë pjesë anëtarë të Kryesisë, deputetë dhe krerë degësh. Vetëm 11 krerë degësh i kanë dalë në krah Berishës dhe rreth 12 anëtarë të Kryesisë me disa anëtarë të këshillit. Pjesa tjetër janë krah Bashës. Dje u bë votimi për shkarkimin e disa anëtarëve të Kryesisë dhe Basha siguroi 251 vota. Të shtunën ai mblodhi Kryesinë, e cila po ashtu e mbështeti dhe u votua për shkarkimin e anëtarëve të Kryesisë dhe 11 krerë degësh. Ndërkohë sipas burimeve mbështetësit e Berishës kanë lobuar fort që të dështonte mbledhja e Këshillit Kombëtar. Mësohet nga burime të sigurta se në celularët e anëtarëve kanë mbërritur SMS dhe telefonata nga Flamur Noka dhe Agron Kuliçi që ju kërkonin anëtarëve të Këshillit që të mos merrnin pjesë në mbledhjen ku u bë shkarkimi i Palokës dhe 9 anëtarëve të Kryesisë.

Mbledhja e djeshme e Këshillit Kombëtar është shoqëruar me diskutime. Agron Kapllanaj, anëtar i Këshillit Kombëtar shprehet se PD është aset kombëtar dhe shpresë për shqiptarët. Ndër të tjera Kapllanaj deklaroi se nuk asgjë me atë pjesë të demokratëve që ishin dje në Kuvendin e thirrur nga Berisha, të cilin e quan miting.

“PD është aset kombëtar, është shpresë për shqiptarët. Prandaj ky është moment historik. Nuk kam asgjë me atë pjesë të demokratëve që ishin dje aty në miting. Kanë qëllime. Por nuk mund të pajtohemi kurrë me ata që organizuan atë miting, ata që po kërkojnë ta përçajnë. Ne nuk shajmë, nuk fyejmë, ne do punojmë për këtë parti. Prandaj më 18 dhjetor demokratët duhen të jenë në Kuvend dhe ta mbushin atë shesh. Nuk jemi në betejë për Lulzim Bashën, por për të ardhmen e PD, e cila është alternativë për të ardhmen e vendit”, tha Kapllanaj.

Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi dha detaje mbi vendimmarrjet e Këshillit Kombëtar. Ai u shpreh se nuk do të lejohen struktura paralele në parti.

“Sot nuk merret asnjë vendim për përjashtim, por për shkarkim nga funksionet. Disa anëtarë të Kryesisë nuk kanë respektuar vendimin e kryesisë së partisë për thirrjen në datën 18 të Kuvendit Kombëtar. Përkundrazi! Janë angazhuar për ngritjen e strukturave paralele për të zëvendësuar institucionet e ligjshme statutore të PD. Për ta nuk ka më kryetar partie, nuk ka sekretar të përgjithshëm, nuk ka nënkryetarë, nuk ka kryesi, nuk ka Këshill Kombëtar, përveç që kjo trupë sillet si celulë ilegale që kërkon t’i mbivendoset institucionet legjitime të partisë. Për këtë arsye, ata mund të bëjnë çfarë të duan jashtë institucioneve të partisë, por nuk mund të veprojnë si anëtarë të kryesisë qendrore të PD. Ky është propozimi ndaj Këshillit Kombëtar. Nuk po marrim masë disiplinore ndaj askujt edhe interesi elektoral i PD me veprime të tilla, na jepte të drejtën e masave disiplinore sipas nenit 27”, tha Bardhi.

Paraardhëse

Përplasjet brenda PD-së, Kreshnik Spahiu publikon foton dhe bën komentin epik (FOTO)

Pasardhëse

Situata nga moti i keq! ARRSH del me njoftimin e rëndësishëm

Pasardhëse

Situata nga moti i keq! ARRSH del me njoftimin e rëndësishëm

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Edona Bilali, emërohet zv.ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë

Nga lajme2
25 September, 2025
0

Këtë të enjte, ish-deputetja Edona Bilali është emëruar si zv.ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, pasi nuk mori dot një mandat...

Ish-deputetja e LSI-së Silva Caka emërohet zv.Ministre e Brendshme

25 September, 2025

Balluku drejtuese e fushatës së Tiranës, Berisha: E garantoj se do ketë fatin e Erion Veliajt

25 September, 2025

Përfundon mbledhja e qeverisë, Erion Veliaj shkarkohet nga detyra si Kryebashkiak i Tiranës

25 September, 2025

Presion në industrinë muzikore? Fifi: Publiku është lodhur nga muzika bastarde

25 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.