• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Kërkesa në rritje, ekperti i njohur zbulon faktorët ndikues në blerjen e pronave nga europianët

29 August, 2023
në Aktualitet, Kryesore
0
43
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Polakët, italianët dhe nordikët kanë shprehur interes të lartë për të blerë prona në Shqipëri, kryesisht në bregdet.

Eksperti i pasurive të paluajtshme, Erion Alimema tha në një intervistë televizive se kjo ka ardhur si rezultat i turizmit por edhe rritjes së sigurisë për të investuar në vend.

“Mund të themi që trendi ka ardhur në rritje sepse ka filluar disa vite më para. Nëse marrim në analizë dy vitet e fundit, rritja është e konsiderueshme. Duke nisur nga Saranda që është e para dhe ka trendin më të madh të blerjeve nga të huajt, kryesisht nga polakët që mbajnë vendin e parë. Italianët dhe nordikët kanë disa vite që po invrestojnë në bregdet. Edhe shqiptarët që jetojnë jashtë ose edhe vendet e rajonit që preferojnë më shumë Durrësit, Shëngjinin që janë pak më ekonomike. Suedezët, norvegjezët kanë disa eksperienca blerjeje në zonat e jugut por edhe Durrësi, me projektet e reja ka ofruar shumë blerës nga jashtë.”, theksoi eksperti.

Eksperti shprehet se zonat më të shtrenjta janë Palasa, Dhërmiu dhe bregdeti i Sarandës, ku çmimet kanë kaluar mbi 2500 euro metri katror ndërsa pronat që ndodhen më larg vijës bregdetare arrijnë deri në 1200 euro metri katror. Ai thotë se nga viti i kaluar, çmimet kanë ndryshuar me 15 për qind.

“Çmimet në bregdet më të shtrenjta janë në jug, në Palasë, Dhërmi, bregu i Sarandës, me projektet e reja çmimet kanë kaluar 2500 euro për metër katror. Nëse kalojmë në zona pak më larg detit, çmimet mund të arrijnë deri në 1200 euro për metër katror. Për vitin e fundit, kërkesa është më e madhe se në të kaluarin, çmimet kanë ndryshuar me 15 përqind në krahasim me verën e kaluar sepse bumi i kërkesës në zonat bregdetare vijon me periudhën e verës.“, shtoi eksperti.

Alimema u shpreh gjithashtu se një promotor i rëndësishëm për këtë biznes ka qenë padyshim turizmi në vend, që gjatë kësaj vere ka shënuar ditët më të arta.

“Turizmi ka qenë motori dhe promotori i këtij aktiviteti dhe biznesi në shitjen e real estate për disa arsye sepse e para, taksat e ulëta që akoma në Shqipëri për pronën janë minimale në krahasim me vendet perëndimore. E dyta, kontratat që aplikojmë me disa këste, që për perëndimorët është më e thjeshtë mënyra e pagesës. Dhe siguria në vend është rritur shumë dhe eksperienca e blerësve të mëparshëm ka dhënë referenca shumë të mira tek të huajt që po vijnë të blejnë në Shqipëri.“, u shpreh Alimema.

Paraardhëse

Pas kritikave për flamurin serb, Rita Ora ‘fluturon’ në Ibiza

Pasardhëse

Tentoi të vriste qenin endacak, shkodrani plagos me armë gjahu një person

Pasardhëse

Tentoi të vriste qenin endacak, shkodrani plagos me armë gjahu një person

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

Nga lajme10
26 November, 2025
0

Është shuar në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se ai ka pësuar...

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.