• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Kërkesa e SPAK për arrestimin e Berishës, gazetarja Klodiana Lala zbulon lëvizjen e radhës: Ja çfarë kanë paralajmëruar avokatët e ish-kryeministrit

12 December, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
111
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Gazetarja Klodiana Lala përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë në studion e “Open” ka zbuluar detaje lidhur me kërkesën e SPAK për ndryshimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin Sali Berisha. Lala zbuloi lëvizjen e radhës së Berishës, ku tha se avokatët e ish-kryeministrit priten të bëjnë rekurs.

Sakaq ajo u shpreh se sipas ligjit, do të mblidhet Këshilli për Rregulloren, Imunitetin dhe Mandatet, që do të zhvillojë seancë ku do të dalë edhe vetë Berisha.

Më tej ajo shtoi se procedura do të duhet të mbyllet brenda një afati 15-ditor, dhe pas miratimit në seancën parlamentare të kërkesës, atëherë Gjykata do të shqyrtojë kërkesën për masën e re të sigurisë, atë të “arrestit në shtëpi”.

“Kjo kërkesë vjen pasi shtetasi Berisha në mënyrë të përsëritur nga ka zbatuar kërkesën për t’u paraqitur në gjykatë. Në vendimin e tetorit, u caktua në mungesë të tij detyrim paraqitje. Berisha nuk është paraqitur në gjykatë, ndaj gjykata e Apelit mbajti qëndrimin që duhet të mbetej në fuqi masa ‘detyrim paraqitje’ dhe ‘ndalim të dalje jashtë vendit’. Të gjitha pretendimet Berishës janë refuzuar. Duhej që më datë 18 dhjetor Berisha duhet të paraqitet në gjykatë. Po ta shohësh me kujdes kemi relacionin prej 7 faqesh.

Dua të theksoj se Berisha nuk është i pandehur, por person nën hetim. Po të shihet me kujdes shtresa thuhet arrest me burg dhe arrest shtëpie. Ligji parashikon që për persona që janë mbi 70 vjeç nuk mund të burgoset, përveç rasteve të veçanta. Nëse Berishës i hiqet imuniteti i deputetit Prokuroria e ka duart e lira për të kërkuar masën shtrënguese. SPAK e kërkon këtë masë pasi Berisha injoroi urdhrin e gjykatës. Berisha rrezikon masën ‘arrest shtëpie’. Avokatët e Berishës kanë paralajmëruar se do bëjnë rekurs në Apel”, u shpreh Lala.

Paraardhëse

Bora Zemani merr surprizën e pazakontë në premierën e filmit, Donald Veshaj i propozon për martesë

Pasardhëse

Avokati i njohur zbulon çfarë do të ndodhë me Sali Berishën nëse votohet pro kërkesës së SPAK

Pasardhëse

Avokati i njohur zbulon çfarë do të ndodhë me Sali Berishën nëse votohet pro kërkesës së SPAK

Diskutime rreth kësaj post



Lajme

Tentoi të dalë nga Shqipëria me 35 mijë euro të padeklaruara/ Gruaja ndalohet nga policia, në Kakavijë

Nga lajme10
17 February, 2026
0

Policia ka ndaluar ditën e sotme një grua në pikën kufitare të Kakavijës, teksa po tentonte të dilte nga Shqipëria....

Prokuroria e Apelit kërkon dënimin e Luiz Ejllit/ Dosja shkon në Gjykatën e Lartë, caktohet gjyqtari

17 February, 2026

E bujshme/ Sonte në mbrëmje do të përsëritet historia e Gjestit?

17 February, 2026

Afrimiteti me Brikenën, reagon për herë të parë motra e Mateos

17 February, 2026
Screenshot

Sara Hoxha harron Ledionin, kapet mat me Erion Gina ne aeroport

17 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.