• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Rajon

Kërcënon Greqia, dërgon tanket në kufi me Shqipërinë

10 November, 2016
në Rajon
0
125
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Përshkallëzohet tensioni Tiranë-Athinë. Prej datës 7 nëntor, Greqia ka dislokuar në kufirin me Shqipërinë tanket dhe mjetet e saj të rënda më moderne luftarake në kuadrin e një stërvitjeje të koduar “Mburojë çeliku”. “BalkanWeb” ka mundur të sigurojë ekskluzivisht një video të përgatitur nga ushtria greke e cila vetëm pak ditë më parë iu është shpërndarë edhe mediave të vendit fqinj ku dëgjohen qartësisht urdhrat për goditjen e “objektivave”.
Mësohet se bëhet fjalë pikërisht për stërvitjen e Brigadës së 8-të sulmuese të ushtrisë greke, në përbërje të së cilës janë efektivët më elitarë të këmbësorisë. Për këtë stërvitje ushtarake bie në sy fakti se pothuajse në të gjitha mediat greke, është publikuar pothuajse i njëjti tekst njoftimi, që ndonëse nuk përmend në asnjë rresht Shqipërinë, nënkupton qartë një paralajmërim serioz që Athina zyrtare ka vendosur t’i bëjë Tiranës.

“Video na kujton se në çdo drejtim ushtria jonë është e pranishme në të gjithë territorin e Greqisë. Edhe aty ku nuk ka asnjë problem të madh ushtarak, sepse nuk ka asnjë armik, por ka shumë udhëheqës sfiduese dhe miqtë të afërt me Ankaranë. Greqia nuk ka nevojë për të bërë një përballje ushtarake me asnjë. Por ata që e interpretojnë durimin e Greqisë si një dobësi, është e këshillueshme që të ‘pushojnë’ retorikën e tyre kundër Greqisë”, – citohet nga mediat greke

PARALAJMËRIMI

Rreth një muaj më parë ishte kreu i diplomacisë greke, Niko Kotzias, ai që paralajmëroi Shqipërinë të tregojë kujdes me çështjen çame, duke i kujtuar asaj se nuk mund ta nënvlerësojë Greqinë, për shkak të krizës që ajo po kalon. Deklaratat e drejtpërdrejta të ministrit të Jashtëm të Greqisë u bënë në një intervistë në median greke, ku ndër të tjera Kotzias nuk harroi të përmendë edhe epërsinë ushtarake të Greqisë ndonëse me Shqipërinë është aleate në NATO. “Greqia ia kalon në të gjitha drejtimet. Ka dhjetëfishin e GDP-së, sisteme të shumëfishta mbrojtjeje dhe sigurie, shumëfish forcë ekonomike. Ata janë të varur sa i përket ekonomisë, remitancave të emigrantëve, investimeve, tregtisë. Kemi edhe përfaqësim asimetrik në arenën ndërkombëtare. Ndaj është mirë që të bashkëpunojnë, të bëhen realistë dhe të ndihmojnë në krijimin e marrëdhënieve të përfitimit të përbashkët. Të zgjidhim çështjet e hapura bazuar në të drejtën ndërkombëtare dhe traditën europiane”, – paralajmëroi Koztias.

Pikërisht këto deklarata i paraprinë edhe stërvitjes së Brigadës së 8-të të këmbësorisë që Greqia sapo ka nisur në kufirin me Shqipërinë, duke i dëshmuar edhe nga afër epërsinë ushtarake.

EMIGRANTËT

Kujtojmë se pak ditë më parë në pikën kufitare të Kakavijës, pala greke ka kthyer mbi 100 shqiptarë, mes tyre gra, fëmijë e të moshuar. Argumenti i përdorur ka qenë mungesa e dokumentave dhe fakti i mosdisponimit të një shume prej minimum 100 euro në ditë për të hyrë në zonën Shengen. “BalkanWeb” ka siguruar edhe një foto të pasaportës së një shqiptari, ku bie në sy “damkosja” e saj me dy kryqe nga pala greke.

Në prononcime për “News24”, qytetarët shqiptarë të kthyer në kufi janë shprehur të irrituar për këtë qëndrim të palës greke. “Jemi kthyer pa arsye, dokumentat i kemi të rregullta, nuk po marrim vesh asgjë. Na kthyen pa shpjegime duke na vendosur dhe nga dy kryqe në pasaportë”, – janë shprehur ata. Në fakt kthimi i shqiptarëve në kufi nga pala greke nuk është një fenomen i rrallë. Kujtojmë se më herët argumenti “klasik” që përdorte pala greke ka qenë prishja e kompjuterave që ka fiksuar në memorie rradhët kilometrike të emigrantëve shqiptarë që prisnin me orë të të tëra për të kaluar në tokën helene.

Rikthimi i “fshesës” greke dhe “provokimet” e saj me stërvitjet ushtarake në kufi duken se vijnë si një formë “paralajmërimi” serioz të Athinës zyrtare ndaj deklaratave të forta dhe qëndrimeve të prera të kryeministrit, Edi Rama për çështjen çame, Himarën dhe anulimin e ligjit të luftës.

Paraardhëse

Trump, fituesi i Big Brother

Pasardhëse

Blushi: Rama u pagua që të zhurmonte fushatën e SHBA

Pasardhëse

Blushi: Rama u pagua që të zhurmonte fushatën e SHBA

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.