• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Kërcenohet me jetë moderatorja e njohur shqiptare Rudina Xhunga, “e denoncova biznesmenin sepse ai e mban fjalën”

4 August, 2018
në Aktualitet
0
12
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Gazetarja Rudina Xhunga ditë më parë ka shkuar me pushime me familjen, eksperiencë kjo nga e cila nuk është ndarë e kënaqur. Pakënaqësinë e saj Xhunga ka zgjedhur ta tregojë me anë të një shkimi në portalin e lajmeve që ajo drejton. Në shkrim ajo ia vë fajin pronarit të agjencisë turistike, Enver Mehmeti.

Kjo e ka acaruar biznesmenin i cili sipas gazetares, e ka kërcënuar atë me jetë pasi e ka lexuar.

“Dje paraqita kallëzim penal në Prokurori për pronarin e një agjencie turistike që më kërcënoi me jetë. Enver Mehmeti pas një shkrimi në dritare.net për ferrin e pushimeve , prenotuar te agjencia tij, më bëri të qartë fundin që më priste. Dhe ai e bën. Ndaj e denoncova. E denoncova se e besova. Ai nuk është anonimi i zakonshëm që kërcënon në emër të partisë. Ai kërcënon dhe e mban fjalën, në emër të parasë,” kështu e nis shkrimin Rudina, ndërsa më poshtë ngre edhe shqetësime të tjera.

Shkrimi i plotë:

Dje paraqita kallëzim penal në Prokurori për pronarin e një agjencie turistike që më kërcënoi me jetë. Enver Mehmeti pas një shkrimi në dritare.net për ferrin e pushimeve , prenotuar te agjencia tij, më bëri të qartë fundin që më priste. Dhe ai e bën. Ndaj e denoncova. E denoncova se e besova. Ai nuk është anonimi i zakonshëm që kërcënon në emër të partisë. Ai kërcënon dhe e mban fjalën, në emër të parasë. I ka paratë të çojë e mbrojë një njeri, që më shtyp në vijat e bardha. Gazetarët nuk i vrasin më në luftë. Është paraja, nuhatja që i çon te paraja, që ju merr jetën. Unë jam gazetare e një jete, 20 vite prej të cilave, dy muaj, çdo vit ia kam kushtuar turizmit. E kam bërë, apo jo? Ma thuaj tani, jo në përcjellje! Nuk kam bërë kurrë gazetarinë e dekoltesë ose portofolit, kam bërë e bëj gazetarinë e zemrës. Kam bërë emisione në kasolle që u bënë hotele, në hotele që u bënë resorte, në jugun, që po bëhet Amalfi ynë, Parga jonë, në veriun që u bë Zvicra jonë, sepse e dua këtë vend dhe ia shoh të ardhmen që do i vijë, një ditë, prej turizmit. Dhe nëse ky njeri që më kërcënon, e di, por nuk do t’ia dijë, atëherë e paskam prekur tek ajo çfare mund të fshehë, ose ai pas të cilit mund të fshihet. Nuk i besoj përrallave me biznesmenë që nxehen e nxihen se media i përlyen. Hyr në tripadvisor, shiko gjithë komentet negative për një hotel dhe përgjigjet që jep administratori apo menaxheri. I përgjigjen çdo klienti. Ky që të dënon me vdekje, pse ankohesh, nuk është njëri prej tyre. Kush nuk sqaron, por kërcënon diçka po fsheh. E dini ku shkojnë paratë e shqiptarëve për turizmin? E dini ku shkojnë më shumë shqiptarët me pushime?

Nuk janë në tokën tonë, as në detet tona, janë ne avionët që vijnë e kthehen nga Turqia. E dini si është qielli në orën 3 te mëngjesit, plot me njerëz që ikin e vijnë nga Tirana e Antalia, me avionë që i ruan zoti. ( Temë për të investiguar kjo. Se sot agjencitë mund të të paguajnë t’ju mbrosh imazhin, po nesër mund të jesh ti në një avion që bie, e të vdesësh me klering). Ata që shkojnë Turqi, s’ka dyshim që kënaqen, japin kursimet e një jete, nuk paguhen të shkojnë. Por nëse njëri prej tyre guxon ankohet në media , për pak më shume dinjitet, ja çfarë e pret! Kur më dënojnë mua me vdekje, atë e vrasin pa gjurmë. Kjo sepse nuk flasim. ” E kujt i bëhet vonë për mua, ndaj unë s’po flas.

Mos fol se të ikën koka. ” Po ç’e dua kokën unë, kur më duhet vetëm ta mbaj ulur?! Dje dorëzova një kallëzim penal për kërcënim jete. Sepse dua mbrojtje prej një njeriu që me paratë e mia dhe të tuat, ka bërë paratë të më mbysë fjalën dhe shuajë mua. Sot është radha ime, të kërkoj çfarë i trimëron enverët, dhe do të flas e bërtas që kur të të ndodhë ty, të thuash , “edhe mua”, jo të tërhiqesh si qytetar i dorës së dytë, se ai ka lekë e të bën gjëmën, ti je një mizë a një flutur qe s’bën dot dëm. Dije, që siç ia jep ti lekët, ti ia dhuron edhe pushtetin, me heshtjen tënde. Dije, një flutur e sjell ortekun. Ndaj e kallëzova penalisht biznesmenin që më kërcënoi me jetë.

Paraardhëse

Skandaloze, në furgonët e fshehur mes shkurreve gjendet 1.5 ton kanabis

Pasardhëse

Aktori i famshëm sulmon ashpër Gramoz Ruçin, Bashkim Finon, Blendi Klosin dhe Erjon Braçen: Ju s’jeni burra, mbase ndonjë gjë tjetër

Pasardhëse

Aktori i famshëm sulmon ashpër Gramoz Ruçin, Bashkim Finon, Blendi Klosin dhe Erjon Braçen: Ju s’jeni burra, mbase ndonjë gjë tjetër

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.