Gjatë takimit të tij me shqiptarët e Athinës, kryeministri Rama u ndal te reforma në drejtësi, duke akuzuar Partinë Demokratike dhe Lulzim Bashën se ishin kundra saj dhe këtë gjë e treguan me protestat atë kohë nga ana e opozitës.
“Tani dëgjoni se të gjithë këta me bufin e kënetës në krye dhe me dashurinë time Lulin, të gjithë këta ishin armiq, jo kundërshtarë të betuar të reformës në drejtësi. Nuk donin ta votonin reformë, vettingun e SPAK dhe u mbyllën të tërë në çadër dhe kërcënuan se nuk do të hyjnë as një zgjedhje. Sot shpresa e tyre e vetme, e dëshpëruar dhe e mjerë është që SPAK dhe gjykata speciale do të shkatërrojë PS dhe më në fund do t’u vijë dita e tyre, ndërkohë që ajo që ata nuk kuptojnë, bashkë me shitësit e vegjël të qilimave, që janë të gjithë vegla dhe që të re kanë vetëm fytyrën dhe moshën e tyre. I patë edhe futën baballarë, krushq e teze në lista”, u shpreh Rama gjatë takimit të tij në Athinë.
Por, me anë të një videomesazhi, drejtuesi i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha i është përgjigjur Ramës, duke thënë se të gjithë e dinin se kush e donte dhe kush jo reformën.
Diskutime rreth kësaj post