• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Këndi te Liqeni, ja preventivi që vërteton betonizimin

21 February, 2016
në Aktualitet
0
17
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Protesta e sotme dhe revolta e shoqërisë civile tek kodrat e Liqenit Artificial është një veprim që vjen pas disa gënjeshtrave publike, falsiteteve dhe fatkeqësisht mashtrimeve të bëra nga Bashkia e Tiranës.

Së pari, objekti që po ndërtohet është pa leje sepse nuk ka marrë ende lejen mjedisore. Këtë e ka konfirmuar vetë nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku pak ditë më parë kur tha se leja është në proces. KKT (Këshilli Kombëtar i Territorit) nuk e ka pajisur me leje ndërtimin e atij të pretenduarit park, i cili do të na kushtojë rreth 700 milionë lekë nga taksat e qytetarëve të Tiranës.

Së dyti, protesta e qytetarëve është krejt e drejtë për faktin se bashkia ka fshehur për disa kohë projektin dhe për më tepër nuk ka bërë asnjë diskutim me qytetarët për ndërtimin tek Liqeni. Nga ana tjetër, Bashkia e Tiranës, këmbëngul me cdo kusht që këndi i lojërave të bëhet tek Parku i Liqenit, ndërkohë në qytet ka disa parqe të lira dhe këtu mund të përmendim parkun pas Teatrit të Opera dhe Baletit apo atë tek Policia Bashkiake, por edhe pjesën poshtë digës. Këto vende mund të ishin një zgjidhje për disa kënde lojërash me shumën prej gati 700 milionë që po shpenzon Erion Veliaj. Por kjo nuk po ndodh sepse kërkohen vende ku të ketë punime dhe gërmime të mëdha për të trashur faturat dhe për të marrë 700 milionë lekë, shumë me të cilën mund të ndërtoheshin disa parqe në kryeqytet.

Sipas preventivit të punimeve dhe zërave të tij, rezulton të kemi gërmime dheu, betonime, shtresë me çakull, shtresë dheu, shtresë betoni, hekur për zgarë, shtresë guriçka, gërmime, hekur betoni për themele, stabilizant, bazë gome dhe mbjellje bari.

Mure, shtresa zhavorri, shtresa betoni, mbushje me çakull, hekur betoni, gërmime, shtresa guricka nga lumi, stola betoni, hekur beton, beton për stola. Këto janë 22 shumat e preventimit të punimeve të cilën e shikoni në dokumentat e mëposhtme. Mbizotërojnë gërmime, shtresa betoni, shtresa zhavorri dhe gjithçka që pretendohet si një park lojërash është një sipërfaqe e madhe që do betonizohet duke na kushtuar rreth 700 milionë lekë.

Pra, qytetarët sot protestonin kundër prerjes së pemëve dhe kundër betonizimit të kodrave të liqenit. Në fakt, fatkeqësisht ata kanë të drejtë. Bashkia e Tiranës nuk po bën një park lojërash për fëmijë, por duke e përdorur atë si fasadë, do presë qindra pemë dhe do betonizojë një pjesë të madhe të parkut të Liqenit. Një projekt i Alban Eftimit, ish drejtorit të Bashkisë së Tiranës dhe kompanisë që ndërtoi kullën e shëmtuar në qendër të Korçës. Ky projekt ka disa mijëra metër kub gërmime, betone, zhavorr, hekur, çakëll dhe në total vetëm 3 lisharëse, një tren me 4 vagona, 5 tavolina druri, 10 stola druri, stola betoni, një lojë basketbolli, një lojë të kombinuar, një lojë teleferike dhe një lojë vertikale ekuilirbri.

Kaq pak lojëra, kaq shumë beton në mes të pemëve. Dokumentat e plota i gjeni më poshtë, të cilat janë preventivat zyrtarë të Bashkisë së Tiranës, së bashku me zërat dhe përshkrimet e betonizimit që do ti bëhet Parkut të Liqenit.

Paraardhëse

Horoskopi ditor, e hënë 22 shkurt 2016

Pasardhëse

MSH: 18 milionë lekë investime për spitalin e Bulqizës

Pasardhëse

MSH: 18 milionë lekë investime për spitalin e Bulqizës

Diskutime rreth kësaj post



Lajme

Tentoi të dalë nga Shqipëria me 35 mijë euro të padeklaruara/ Gruaja ndalohet nga policia, në Kakavijë

Nga lajme10
17 February, 2026
0

Policia ka ndaluar ditën e sotme një grua në pikën kufitare të Kakavijës, teksa po tentonte të dilte nga Shqipëria....

Prokuroria e Apelit kërkon dënimin e Luiz Ejllit/ Dosja shkon në Gjykatën e Lartë, caktohet gjyqtari

17 February, 2026

E bujshme/ Sonte në mbrëmje do të përsëritet historia e Gjestit?

17 February, 2026

Afrimiteti me Brikenën, reagon për herë të parë motra e Mateos

17 February, 2026
Screenshot

Sara Hoxha harron Ledionin, kapet mat me Erion Gina ne aeroport

17 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.