• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Kemi probleme me regjistrimin se nuk lejohet këtu”/ Si mjeket dhe estetistet tregojnë para agjentes se përdorin botoks kontrabandë

17 October, 2024
në Aktualitet, Kryesore
0
14
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Hetimi i Prokurorisë zbulon se si klinika të ndryshme dhe qendra estetike në vendin tonë aplikonin botoks kontrabandë te pacientët.

Hetimi i Prokurorisë zbulon se si klinika të ndryshme dhe qendra estetike në vendin tonë aplikonin botoks kontrabandë te pacientët.

Nga bisedat që agjentja e infiltruar ka zhvilluar, vetë recepsionistet ose mjeket pohojnë problemet që kanë me regjistrimin e botoksit, pasi është i jashtëligjshëm. Në klinikën “Allure Beauty”, mjekja thotë se pasi kanë probleme me regjistrimin e botoksit që përdorin pasi nuk lejohet të kryhet në Shqipëri.

Ndërsa në klinikën “Deas Aestetic Clinics”, recepsionistja i tregon agjentes se mjekja është stomatologe, por ka bërë trajnime për aplikimin e botoksit.

Nga biseda me klinikën “Glam House”:

339 – Si jeni? Kam lënë takim për botox

Recepsionistja-Po emri juaj?!

339 – A.M.

Recepsionistja – Po vetëm një moment të shkoj në dhomë të shoh mos është gati dhe të njoftoj.

339 – Po, ta bëj pagesën?

Recepsionistja – Pastaj s’ka problem. Do bësh full botox-in?

338- Po për atë.

Recepsionistja – Dhoma është gati vazhdojmë. Do një kafe përpara se të fillojmë?

339 – Jo, mund të pres atje derisa të vijnë.

Recepsionistja – Besoj se doktoresha do vijë tani direkt. Prandaj si te duash ulu ku të bëheni më mirë.

Vjen doktoresha Iva Risto…. – Pershëndetje!

339 – Pershendetje! I.R-Unë jam doktoresha, me thuaj

339 – Kam lënë takim për pjesën full botox. Dmth te pjesa ballit, te sytë shumë pak.

Iva Risto – E ke bëre ndonjëhere apo jo?

339 – Jo është hera parë dhe të konsultohem njëherë…

Biseda vazhdon më tej

Biseda e regjistruar në “Deas Aestetic Clinics”.

“Kam lënë orar, në orën 11:00.

Recepsionistja – Doktoresha është rrugës po vjen.

Keni bërë here tjetër botox?

339 – Jo është hera e parë. Recepsionistja: Si fillim e nisin me baby botox, po varet nga mosha.

339 – Nga ndryshon ky baby nga të tjerat?

Recepsionistja – Është doze më e lehtë se full botox.

339 ndër te tjera shprehet: A ka ndonjë specializim doktoresha?

Recepsionistja: Është stomatologe si mjeke, por ka bërë trajnime pafund për pjesën që punon, ka katër vite që punon.

Më pas vjen doktoresha D.Shehaj, ku merr takim me 339-ten.

Mjekja D.Shehaj i thotë: Se kjo është idea t’a nisësh që tek rrudhat e para, që kur të kalosh nje farë moshe mos te kalosh në kirurgi, thjesht t’a miëmbash me botox.

339 – Ëhë.

Mjekja D.Shehaj – Botox dy herë ne vit ose një herë në vit. Për me tepër unë nuk e rekomandoj. Ka plot klinika që të marrin pas tre muajve. Herën e parë nuk të mban shumë 6 muaj, 5 muaj.

Në klinikën “Begas Klinik”, është kryer takimi i agjentes së infiltruar dhe mjekes për të aplikuar botox-n, e cila ka pranuar që kryejnë injektimin e lëndës “Botox”, ku sqaron se botoxi është në marka të ndryshme. Marka e botox që ajo përdor është “Hemtoks”, duke shpjeguar që janë vetëm tre klinika që e përdorin këtë lloj marke dhe ka një kosto goxha të lartë, thuhet më tej në dosje.

Në klinikën “Allure Beauty”, është kryer takimi i agjentes së infiltruar dhe mjekes për aplikimin e botox-it dhe në fazën e injektimit të materialit botox është zhvilluar një bisedë me mjeken, e cila ka pohuar ndër të tjera që kanë kontroll në klinikë, pasi kanë probleme me regjistrimin e “Botox”, se nuk lejohet të kryhet në Shqipëri.

Paraardhëse

Erion Braçe: Deputetë me shishe me benzinë në çanta

Pasardhëse

Bardhi replikon Spiropalin: Mosbindja civile nuk është t’i ulesh në gjunjë Pëllumb Gjokës

Pasardhëse

Bardhi replikon Spiropalin: Mosbindja civile nuk është t’i ulesh në gjunjë Pëllumb Gjokës

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

Nga lajme10
26 November, 2025
0

Është shuar në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se ai ka pësuar...

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.