• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Këlliçi akuzon Veliajn: Zhduken miliarda lekë nga llogaritë e Bashkisë së Tiranës

7 February, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
67
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kreu i Forumit Rinor të PD-së, Belind Këlliçi, njëkohësisht i deleguar i PD në disa zona të Tiranës ka denoncuar sot, zhdukjen e miliardave lekë nga llogaritë e bashkisë së Tiranës. Sipas Këlliçit këto para janë propaganduar si investime, por nuk janë realizuar.
Gjithashtu sipas tij, përveç parave të zhdukura, qytetarët duhet të paguajnë edhe interesat bankare.

Denoncimi i plotë i Belind Këlliçit:

“Rreth 2,538,930,790 Lekë , të cilat, kryebashkiaku Veliaj i regjistron në llogari e i propagandon në media, si investime në rrugë, ujësjellës-kanalizime, parqe, shkolla, mbështetje të varfërish, etj.; janë zhdukur e përveçse janë zhvatur, do paguhen edhe 20.5 milionë Euro interesa bankare.

Bëhet fjalë, për zhdukje miliarda lekë me llogari bankare hije e ilegale; zbuluar në dosjet e fondeve dhe të ardhurat e kësaj bashkie; por skandal i rëndë, është fakti i 4 kredive të huaja, dhënë nga institucionet financiare partnere, për investime, projekte sociale e shërbime në Tiranë.

Punëmbaruari i Bashkisë Tiranë dhe institucioni që ai drejton, sipas KLSH-së, ka realizim minimal për detyrimet për shërbimin e borxhit ndaj Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë për nën-huatë e marra për zhvillimin e disa projekteve.

Siç rezulton edhe nga raportet e KLSH-së, kur vjen puna tek fondet publike nuk rezulton aq nikoqir sa në ekonominë familjare, përkundrazi bilanci i mbylljes së llogarive të vitit 2015 nga PIU u trashëgua me paqartësi të theksuara dhe për këto llogari nuk është ndërmarrë asnjë veprim rregullues kontabël.

Nëse për shpenzimet e dasmës së tij punëmbaruari paraqiti shpjegime dhe sqarime, për paratë e taksapaguesve të Bashkisë së Tiranës punëmbaruari dhe ekipi i tij nuk kanë bërë asnjë shterrim detajues lidhur me paqartësitë e vërejtura nga KLSH, të cilat përllogariten në një vlerë prej 2,702,178,809 Lekë.

Në pasqyrat financiare, janë pasqyruar disa llogari të cilat nuk janë llogari bilanci dhe si të tilla duhej të ishin mbyllur në fund të vitit ushtrimor duke i sistemuar në llogari të tjera sipas përmbajtjes ekonomike të tyre, e më konkretisht, llogaria e bilancit 24, nga të cilat për vlerën 525,960,955 lekë përfaqëson vlera inventariale të identifikuara të vjedhura në periudhën e viteve paraardhëse, në ish Stacionin Hekurudhor të Tiranës.

Erion është e vërtetë që je çun kampion, por vetëm në kampionatin e hajdutërisë dhe shkeljes së ligjit. Në 25 prill fiton Shqipëria dhe bashkë me Shqipërinë, edhe ti do të fitosh. Veçse ndryshe nga shqiptarët, ti do të fitosh një vend në Peqin. Mos u shqetëso për trajtimet e tua speciale, ato do t’i kesh edhe në qeli.”-shprehet Këlliçi.

Paraardhëse

Befason avokati i njohur, zbulon planin e fshehtë që po përgatitet për 25 prill në Shqipëri

Pasardhëse

Fation Kuqari sqaron ndjekësit mbi lidhjen e tij me Trejsi Sejdinin

Pasardhëse

Fation Kuqari sqaron ndjekësit mbi lidhjen e tij me Trejsi Sejdinin

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.