• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Sport

Keidi Bare u tregon Shqipërinë tifozëve të Espanjolit: Atje janë të lidhur shumë me Kombëtaren

27 February, 2021
në Sport
0
68
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Shqipëria do të luajë në mars dy ndeshje eliminatore për Kupën e Botës Katar-2022, ku dueli i parë në radhë është ndaj përfaqësueses angleze. Ndërkohë, nga Spanja vjen një lajm pozitiv, mesfushori Keidi Bare është në formë dhe tani është shndërruar në protagonist me ekipin e tij Espanjol në Segunda Divizion. Keidi Bare është kthyer në një kohë të shkurtër në një nga emrat më të dashur për tifozerinë e skuadrës së Espanjolit, që ka pëlqyer grintën e futbollistit shqiptar, atë që jep në fushën e lojës duke mos u tërhequr kurrë në dyluftime, e padyshim aftësitë e tij teknike.

Nuk është rastësi që shpesh tifozët e kanë zgjedhur më të mirin në periudha të caktuara gjatë vitit dhe tashmë Bare është kthyer në një të paprekshëm në formacionin e skuadrës katalanase. Ndaj vetë Espanjol ka zgjedhur që t’i prezantojë më mirë futbollistin tifozëve të vet, duke i bërë disa pyetje për të shuar kuriozitetin rreth tij, pyetje të cilave Bare u është përgjigjur me shumë sinqeritet por edhe me humor. Gjithçka nis me nofkën “Pitbull” që i kanë vënë futbollistit.

“Më pëlqen që më thërrasin kështu. Nuk e di pse ma kanë vënë këtë nofkë, për mënyrën se si jam, për mënyrën se si vrapoj, nuk e di të them të drejtën”, pranoi duke qeshur mesfushori. Më pas ai u pyet për Shqipërinë dhe këtu përgjigja e tij ishte shumë e veçantë.

“Është një vend shumë bujar dhe më pëlqen ushqimi. Të gjithë atje hanë fasule. Hanë fasule, por unë jam i vetmi shqiptar që nuk i ha, imagjinojeni pak…”, tha duke qeshur Bare.

Më pas ai komentoi lidhjen e fortë të shqiptarëve me përfaqësuesen e tyre. “Po, është një vend shumë i dhënë pas futbollit, sidomos kur luan kombëtarja”, pohoi më pas ai ndër të tjera në këtë intervistë ku tregoi disa gjëra për veten e tij, duke zbuluar për shembull se kishte realizuar ëndrrën që kishte pasur për të njohur një të famshëm, pasi kishte qenë në një skuadër me idhullin e tij Fernando Torres.

Ndërkohë që mesfushori Keidi Bare ka kohë të lëshojë edhe batuta në mediat spanjolle, por edhe të rrëfejë lidhjet e forta të shqiptarëve me Kombëtaren e tyre, në FSHF po përgatiten për të pritur si duhet përfaqësuesen angleze. Mësohet se tashmë ka mbërritur edhe sistemi i ndriçimit me llamba të posaçme për fushën, që përdoret në stadiumet më moderne të botës, dhe kanë nisur testet e para. Në një prononcim për “Fshf.org”, administratori i stadiumit “Air Albania”, Kejdi Tomorri, flet për proceset që po zhvillohen aktualisht në stadium për rikthimin e fushës në gjendje optimale. Tomorri është optimist se fusha do të jetë në gjendje të mirë për ndeshjet e muajit mars ndaj Anglisë, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit 2022.

“Sistemi i ndriçimit me llamba të posaçme për fushën kanë mbërritur. Janë prodhim i një prej kompanive holandeze lider të kësaj fushe në botë, që kanë sistemet e tyre në shumë stadiume të Europës, si në Itali, Gjermani, Francë, Holandë, etj. Pra, është i njëjti sistem që përdoret në të gjithë stadiumet më të mira të Europës. Mendoj që fusha do të jetë në gjendje mjaft të mirë, nuk mund të them në gjendje optimale, sepse koha është shumë e shkurtër në dispozicion para ndeshjes së marsit. Fusha do të kthehet në një gjendje të mirë sidomos në pjesën jugore të stadiumit, ku bie hija dhe llambat shërbejnë pikërisht për të rritur rrënjët e barit, pra për të krijuar një fushë më stabël edhe në atë pjesë”, thotë administratori i stadiumit, teksa shpjegon më në detaje edhe proceset e kryera.

Nga ana tjetër, Tomorri kujtoi se mund të vendoset një tapet hibrid për ndeshjet e radhës. “Ne kemi iniciuar një sërë procesesh që kanë të bëjnë me shkriftimin e fushës, procesi i drenazhimit, ajrimi i fushës dhe më pas do të bëhet një mbjellje e fushës për të proceduar me vendosjen e llambave, që do të stimulojnë akoma më tepër rritjen e barit. Ky është një plan imediat për ndeshjen me Anglinë dhe në përfundim të ndeshjes me Anglinë do të vijë një tapet hibrid, që përdoret gjerësisht në stadiumet e mbyllura në Europë dhe më gjerë”, nënvizoi më tej Tomorri.

Paraardhëse

Tritan Shehu: PD, financim direkt për prodhimin vendas

Pasardhëse

Kryeministri Rama bën lëvizjen e rëndësishme, ja çfarë do ndodhë të hënën

Pasardhëse

Kryeministri Rama bën lëvizjen e rëndësishme, ja çfarë do ndodhë të hënën

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.