• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

KE studion marrëveshjen Itali-Shqipëri për emigrantët, ekspertët: Nuk përputhet me ligjet e BE-së

13 November, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
11
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Parkimi i emigrantëve jashtë BE-së, teksa analizohen kërkesat e tyre për azil. Italia i hapi rrugë kësaj mundësie dhe vende të tjera mund ta ndjekin.

Qeveria italiane arriti një marrëveshje me atë shqiptare për të ndërtuar në vendin tonë dy qendra pritëse, për 3 mijë persona, mes të cilëve ata të shpëtuar në Mesdhe nga autoritetet italiane, me përjashtim të të miturve, grave shtatzëna dhe atyre me aftësi të kufizuara.

Pavarësisht lokalizimit në territorin shqiptar, qendrat do të funksionojnë sipas ligjeve italiane, gjë që mund të përbëjë shkelje të ligjeve të BE-së. Komisioni Evropian po tregohet i kujdesshëm lidhur me çështjen; pas thuajse një jave, analizimi i dokumentit me 9 faqe është ende në vazhdim.

“Jemi në kontakt me autoritetet italiane për këtë çështje. Sapo kemi marrë protokollin e nënshkruar mes autoriteteve italiane dhe shqiptare dhe po e shqyrtojmë atë. Ndaj nuk mund të kaloj në detaje pa e përfunduar”, thotë Anitta Hipper, zëdhënëse e KE-së për punët e brendshme.

Ndërkohë, ideja po merr dhen nëpër Evropë. Qeveria gjermane po e eksploron këtë mundësi, edhe pse me rezervime nga radhët e socialistëve.

Ndërsa Austria po i sugjeron Komisionit të mundësojë që procedurat e azilit të mbahen jashtë Evropës, sikurse tha ministri i Brendshëm Gerhard Karner pas një marrëveshjeje me Britaninë për emigracionin.

Danimarka shkoi edhe më tej duke miratuar një ligj që e lejon shqyrtimin e kërkesës së azilkërkuesve me mbajtjen e tyre jashtë Evropës, edhe pse nuk ka gjetur ende një vend partner.

Për ekspertët, shqyrtimi ekstra-territorial i aplikimeve për azil nuk është një ide e re në Evropë, por deri tani ka dështuar.

“Nëse shohim historinë, këto propozime nuk kanë ecur për një mori arsyesh. Ka çështje ligjore sa i takon impaktit ndaj mbrojtjes së të drejtave themelore, por edhe aspekte politike, morale dhe praktike, që i penguan këto ide të zbatoheshin”, shprehet Alberto Horst Neidhardt, analist, Qendra e Politikave Evropiane,

Këto lloj marrëveshjes do të promovohen sërish në të ardhmen, por do të duhet që të përputhen me ligjet e reja të BE-së mbi emigracionin, të cilat janë duke u diskutuar.

Paraardhëse

Serbia blen pikturën e shqiptarit me kostum popullor, Vuçiq e konsideron pjesë të trashëgimisë kulturore serbe

Pasardhëse

Edona: “Jam përlah më shumë me vjehërr sesa me burrin tem”

Pasardhëse

Edona: “Jam përlah më shumë me vjehërr sesa me burrin tem”

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.