• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kryesore

Kazma e vërtetë mbi Teatrin Kombëtar

15 June, 2018
në Kryesore, Opinion
0
10
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga Mero Baze

Dëgjova një prej aktorëve para Teatrit, duke fyer një prej aktorëve të rinj të talentuar, ardhur nga Greqia, Laert Vasilin, me një fjalor racist. Fjala e përdorur për fyerje ishte ekstreme, duke e quajtur “lëtyrë”, dhe arsyeja ishte pse ky i fundit, si dhe shumë aktorë të tjerë, janë pro një ndërtese të re Teatri, kurse fyesi është i vendosur për të kundërtën.

Të hysh në banalitetin e këtij debati tani është shumë vonë, se është ulur këmbëkryq politika, dhe banalitetin po e udhëheq seksioni i PD-së në Teatër.

Dhe kur një betejë është politike, dhe bilanci i saj do imitojë bilancin e betejave politike.

Ajo që desha të theksoj, është egërsia e aktorëve ndaj njëri- tjetrit. Në një trupë teatri, ku një aktor fyen tjetrin publikisht kaq rendë, për shërbime politike, kazmën e parë mbi atë teatër nuk e ka vënë as Rama, as Veliaj, dhe as ndërtuesi, por vetë mentaliteti i këtyre aktorëve politikë.

Dhe kjo është një kazmë e vërtetë mbi Teatrin. Nuk është si fadromat që mund të prishin një ndërtesë dhe të bëjnë diçka më të bukur dhe më moderne, por është si dikush që të prish skenën, të thyen mikrofonin dhe të fik dritat, edhe pse e ke ndërtesën në rregull.

Ky gjest është kazma reale mbi Teatrin, pasi ai prish thelbin e Teatrit, që është harmonia mes aktorëve dhe të konsideruarit e tyre, një trupë artistike.

Sot dhe sikur ta prishësh Teatrin, dhe sikur të bësh të riun, dhe sikur t’i çosh këta aktorë të luajnë në Scala apo Balshoi, këta nuk janë më një trup. Nuk janë më një Teatër, jo më kombëtar, por as eksperimental.

Këta janë së paku dy trupa teatri, njëra prej të cilave kërkon doemos që këto kohë të aktrojë politikisht. Dhe kjo është më e rëndë se prishja e një ndërtese. Kjo tregon që përveç ndërtesës, nuk kemi pas as teatër, por vetëm aktorë, me sufler politikë.

Paraardhëse

Zhduket në mënyrë të mistershme 22-vjeçarja nga Fieri

Pasardhëse

E pabesueshme: Zbulohet sekreti i ‘Trekëndëshit të Bermudës’

Pasardhëse

E pabesueshme: Zbulohet sekreti i ‘Trekëndëshit të Bermudës’

Diskutime rreth kësaj post



Aktualitet

Fitër Bajrami – Festë e Besimit, Mirësisë dhe Solidaritetit

Nga lajme
20 March, 2026
0

Me përfundimin e muajit të Ramazanit, besimtarët myslimanë anembanë botës festojnë Fitër Bajramin – një nga festat më të rëndësishme...

Screenshot

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

25 February, 2026

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.