• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Katari denoncon Bahrejnin në Këshillin e Sigurimit: Si po provokon nga toka dhe ajri

28 December, 2020
në Botë
0
14
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Javën e kaluar, Katari denoncoi në Këshillin e Sigurimit shkeljen e hapësirës së tij ajrore nga katër avionë luftarakë të Bahrejnit, në fillim të dhjetorit të këtij viti.

Përmes një letre drejtuar Presidentit të radhës të Këshillit të Sigurimit, Jerry Matjila dhe Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres, Përfaqësuesi i Përhershëm i Katarit në OKB Sheika Alya Ahmed bin Saif Al Thani njoftoi në mënyrë zyrtare shkeljet hapësirës ajrore mbi ujërat territoriale katariane nga ana e avionëve ushtarakë të shtetit fqinj.

Letra dënon me forcë këtë akt si cënim të integritetit, sovranitetit dhe sigurisë territoriale katariane, duke theksuar se ai bie ndesh në mënyrë flagrante me detyrimet që përcakton ligji ndërkombëtar. Ajo i cilëson shkeljet një përshkallëzim që rrit tensionin në rajonin e Gjirit, dhe vë në dukje se në këtë situatë ka kontribuar edhe Bahrejni me pjesëmarrjen në bllokadën e padrejtë të imponuar ndaj Katarit, dhe në veprimet e tjera të paligjshme, të njëanshme e të pajustifikuara që janë ndërmarrë kundër tij.

Më tej, letra sqaron se nuk është hera e parë që avionët ushtarakë të Bahrejnit shkelin hapësirën ajrore të Katarit, dhe se përsëritja e akteve të tilla tregon mospërfillje të patolerueshme ndaj detyrimeve ndërkombëtare. Ajo e fton Bahrejnin të heqë dorë nga aktet provokuese e të papërgjegjshme dhe t’i përmbahet Kartës së OKB-së, të Drejtës Ndërkombëtare, konventave ndërkombëtare dhe vendimeve të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

“Shteti i Katarit i bën thirrje OKB-së të marrë masat e nevojshme në përputhje me dispozitat e Kartës së saj për t’u dhënë fund shkeljeve të Bahreinit, në mbrojtje të paqes, sigurisë dhe stabilitetit ndërkombëtar e rajonal”, citohet aty.

Letra mbyllet me angazhimin e Shtetit të Katarit për të promovuar marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe për të ushtruar shkallën më të lartë të vetëpërmbajtjes, duke nënvizuar se Katari rezervon të drejtën e plotë për t’iu përgjigjur këtyre shkeljeve, bazuar në të drejtën e tij sovrane për të marrë masat e nevojshme në mbrojtje të kufijve dhe hapësirës së tij ajrore e detare, si dhe sigurisë kombëtare, sikurse përcaktohet në ligjet ndërkombëtare dhe Kartën e OKB-së.

Paraardhëse

Çështja e Detit, PD: Duhet transparencë mbi çdo veprim apo mosveprim në dëm të interesave të vendit

Pasardhëse

Ndryshime në kabinetin Rama, Artan Shkreli largohet nga ministria e Infrastrukturës për një tjetër post

Pasardhëse

Ndryshime në kabinetin Rama, Artan Shkreli largohet nga ministria e Infrastrukturës për një tjetër post

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.