• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

“Kapitalizmit po i vjen fundi, po e hedh veten në erë”

22 April, 2018
në Botë, Kryesore
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-ministri i Financave, Yanis Varufakis, thotë se kapitalizmit po i vjen fundi si gjithçkaje tjetër të vjetëruar. Ish-profesori i ekonomisë mbajti një leksion në University College London mbi ndikimin që ngritja e gjigantëve të teknologjisë dhe inteligjenca artificiale do të kenë te sistemi ekonomik, i cili sipas tij do të vetëhidhet në erë.

Varufakis thotë se kompanive si Google-it dhe Facebook-ut për herë të parë në histori po ua blen dhe konsumon kapitalin konsumatori.

“Së pari, teknologjitë u themeluan nga disa grante qeveritare. Së dyti, sa herë kërkon diçka në Google, ti kontribuon në kapitalin e tij. Dhe kush e merr fitimin nga kapitali? Google sigurisht, jo ti. Pra nuk ka më dyshime se kapitali po prodhohet nga shoqëria dhe fitimet po privatizohen. Me inteligjencën artificiale, ky do të jetë fundi i kapitalizmit”, tha Varufakis.

Ish-ministri grek paralajmëron se Karl Marksi do të “hakmerret”. Ai shton se për herë të parë që prej kohësh kur nisi kapitalizmi, teknologjitë e reja më shumë po shkatërrojnë vende pune sesa po i krijojnë ato.

“Kapitalizmi do të hedhë në erë vetveten, sepse ai po prodhon të gjitha këto teknologjitë e reja që do t’i bëjnë korporatat dhe mjetet private të dala jashtë mode. Çfarë ndodh më pas? Nuk e kam idenë”, thotë ai.

Duke e përshkruar situatën e tanishme ekonomike si të paqëndrueshme, ai thotë se ia ka frikën ngritjes së “nacionalizmit toksik”. Varufakis thotë se në këto kushte, qeveritë duhet të përgatiten për postkapitalizmin, duke hartuar politika të rishpërndarjes së pasurive.

Një sugjerim i tij është që 10% e aksioneve në të ardhmen të vendosen në një fond të përbashkët mirëqenieje, i cili të jetë në pronësi të popullit. Nga kjo, çdo qytetari mund t’i paguhet një dividend universal bazë.

Varufakis u vendos në qendër të vëmendjes botërore gjatë krizës së borxhit në Greqi. Ai udhëhoqi grupin negociator të Greqisë dhe kërkoi një rezolutë me kreditorët ndërkombëtarë.

Duke e përshkruar këtë si një “dështim total” nga ana e tij, ai u dorëhoq si ministër Financash në vitin 2015, pasi kryeministri Alexis Tsipras ra dakord me kushtet e parashikuara në planin e BE-së për shlyerjen e borxhit grek.

Paraardhëse

Kapet gomonia me kanabis në brigjet italiane, prangoset fieraku

Pasardhëse

Mosha në të cilën gratë i tradhëtojnë më shumë partnerët e tyre

Pasardhëse

Mosha në të cilën gratë i tradhëtojnë më shumë partnerët e tyre

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Krishtlindje të ftohta me shi e borë/ Meteorologia, paralajmëron: Ja si parashikohet moti gjatë kësaj jave nga IGJEUM

Nga lajme10
23 December, 2025
0

Kjo e martë ka rikthyer sërish reshjet e shiut në vendin tonë. Anira Gjoni nga Instituti i Gjeoshkencave e ftuar...

“Kam 20 vjet që merrem me racën tuaj”, Rama SHERR me biznesmenin: Mos vazhdo se do vij të t’i shoh ndërtimet, mos më del gjysma gjel

23 December, 2025

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

26 November, 2025

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.